15 November 2026, 15:51
Nga G.M
Ish ministri Astrit Haraqija
KOSOVË- Gjashtë persona janë arrestuar në Prishtinë gjatë një operacioni antidrogë të zhvilluar nga policia, ku në mesin e të ndaluarve ndodhej edhe ish-ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Astrit Haraqija, i cili ka mbajtur këtë detyrë gjatë viteve 2004-2007. Gjatë kontrolleve në disa vendndodhje, autoritetet sekuestruan rreth 1.6 kilogramë kokainë, sasi marihuane dhe ekstazie, si dhe rreth 16 mijë euro para të gatshme.
Në kuadër të operacionit u sekuestruan gjashtë automjete luksoze, mes tyre Mercedes-Maybach, Porsche dhe Audi, ora të markave Rolex dhe Franck Muller, bizhuteri, telefona celularë, armë zjarri dhe municion. Vlera e kokainës së sekuestruar llogaritet në rreth 111 mijë euro, ndërsa vlera totale e lëndëve narkotike dhe aseteve të sekuestruara arrin në rreth 301 mijë euro.
NJOFTIMI I PLOTE:
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) – Sektori Qendror, në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion të gjerë policor të koduar “Heshtja”, në rajonin e Prishtinës, i cili ka rezultuar me goditjen e një grupi të organizuar të dyshuar për trafikim dhe shpërndarje të substancave narkotike të llojit kokainë.
Operacioni është rezultat i një hetimi të gjatë, të zhvilluar përmes masave të veçanta hetimore, i cili ka zbardhur dyshimet për funksionimin e një grupi me strukturë të organizuar dhe nivele të qarta hierarkike, nga personat e dyshuar në nivel drejtues deri te shpërndarësit e narkotikëve në rrugë.
Gjatë realizimit të operacionit antidrogë, me asistimin e Njësisë së Reagimit të Shpejtë, patrullave policore të stacioneve të kryeqytetit, Njësisë së Forenzikës dhe Njësisë K9, janë bastisur disa lokacione dhe janë arrestuar gjashtë (6) persona të dyshuar, ndërsa një person tjetër është liruar në procedurë të rregullt.
Gjatë operacionit fillestar dhe vazhdimit të tij, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar:
Rreth 1.6 kilogramë kokainë, si dhe sasi të tjera të substancave të dyshuara narkotike, përfshirë marihuanë dhe substancë të panjohur, si dhe tableta të dyshuara të ekstazisë. Para të gatshme në valuta të ndryshme, në vlerë prej rreth 16 mijë eurosh, përfshirë euro, franga zvicerane, funta britanike, dollarë kanadezë dhe lekë shqiptarë. Gjashtë vetura të markave luksoze dhe të ndryshme, përfshirë Mercedes-Maybach, Mercedes GLE, Porsche, Audi dhe VW Tiguan. Telefona mobilë, pajisje elektronike dhe të komunikimit, pajisje për vëzhgim, si dhe pajisje të tjera që dyshohet se janë përdorur në aktivitetet e kundërligjshme.Ora luksoze dhe stoli të çmuara, përfshirë ora të markave Rolex dhe Franck Muller. Një armë zjarri, municion, thika, peshore digjitale dhe pajisje për paketimin e substancave narkotike, si dhe dokumente dhe shënime të ndryshme që do të trajtohen në kuadër të procedurave hetimore.
Sipas vlerësimeve të bazuara në çmimin e shitjes së kokainës në tregun e rrugës, sasia e përgjithshme e kokainës së sekuestruar vlerësohet të ketë një vlerë të mundshme prej rreth 111 mijë eurosh. Ndërsa, vlera e përgjithshme e vlerësuar e substancave narkotike dhe aseteve të sekuestruara, përfshirë veturat luksoze, orët, stolitë dhe paratë e gatshme, sipas raportit të rastit, arrin në rreth 301 mijë euro.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë dërguar në ndalim policor për 48 orë. Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë nën mbikëqyrjen dhe koordinimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda. Hetimet dhe veprimet operative janë duke vazhduar.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar dhe aktive në luftimin e trafikimit të narkotikëve, me fokus të veçantë në identifikimin dhe goditjen e grupeve të organizuara kriminale në të gjitha nivelet e funksionimit të tyre, nga organizatorët dhe furnizuesit deri te shpërndarësit në rrugë.
Përmes hetimeve profesionale, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe operacioneve të vazhdueshme, Policia e Kosovës do të vazhdojë të ndërmarrë veprime konkrete për parandalimin dhe luftimin e këtij aktiviteti kriminal, mbrojtjen e sigurisë publike dhe ruajtjen e rendit dhe ligjit./Dosja.al
astrit haraqija
Aktualitet
15 November 2026, 15:17
G.M
foto ilustruese
KUÇ- Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Devoll, ku një 85-vjeça...
Aktualitet
15 November 2026, 15:04
G.M
foto ilustruese
TIRANË- Një 39-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda një automjeti në rrugën “Ali Bakiu&rd...
Aktualitet
15 November 2026, 14:25
I.A
Momenti qe makina e Rames qellohet me veze
GJIRI I LALZIT- Dy persona janë arrestuar dhe 9 janë vënë nën hetim për sulmet me vez...
Aktualitet
15 November 2026, 13:09
I.A
Luiza Gega
TIRANË- Luiza Gega është shpallur fituese e garës së maratonës për femra, në distancën prej 42 kilomet...
Aktualitet
15 November 2026, 11:21
I.A
FRANCË- Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën fajtorë për një seri...
Aktualitet
15 November 2026, 10:59
I.A
Foto ilustruese
TIRANË- Tre persona janë arrestuar dhe 18 të tjerë janë proceduar penalisht nga Policia e Tiranës pas protest&eu...
Aktualitet
15 November 2026, 10:23
I.A
GREQI- Ish-peshëngritësi Pirro Dhima paraqiti dorëheqjen e tij si këshilltar i ministrit të Sportit Yiannis Vroutsis në Greqi, di...
Aktualitet
15 November 2026, 09:42
I.A
FIER- Policia e Fierit ka finalizuar fazën e dytë të operacionit të koduar “Hijet e Natës”, në kuadër të t&...
Aktualitet
15 November 2026, 08:46
I.A
TIRANË- Sot në orën 08:00 nis edicioni i dhjetë i Maratonës së Tiranës, një prej aktiviteteve më të rënd...
Aktualitet
15 November 2026, 07:49
I.A
Moti i keq
TIRANË- Vendi ynë pritet të përfshihet këtë të dielë nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me ...