Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
“Ose lëshoje ose të vrava”/ Dalin pamje nga grabitja në Korçë, identifikohet dhe kambisti, fqinji: E kishin kapur autor
11 January 2021, 07:33Nga DOSJA
KORÇË– Pamjet që po shikoni vijnë nga lagjia nr.1 në Korçë, aty ku edhe shtëpia e një kambisti u grabit dhe ngjarja përfundoi me dy të plagosur. Dosja.al ka mësuar se kambisti që ka rënë edhe pre e grabitjes është Shefqet Muço.
Një nga fqinjët e Muços tregon se në momentin që ai ka arritur në shtëpinë e kambistit, të zotët e shtëpisë e kishin vënë hajdutin poshtë.
“Pashë vetëm një që Shefqeti e kishte vënë poshtë, Shefqeti i gjakosur këtej, gruaja e goditur, djali i tij ka ndrydhur dorën, unë vajta vetëm sa ia hoqa nga dora. I vajti tjetri me pistoletë i tha lëshoje, Shefqeti i tha “nuk e lëshoj më vrit”. U pashë me doreza autorin, për të mos e vrarë fare e hoqa Shefqetin, lëre se vjen policia. E kanë goditur Shefeqtin te koka, iu gjend e gjithë lagjja në ndihmë,”- thotë fqinji.
Mëngjesine sotëm, tre persona të maskuar dhe të armatosur u futën të grabisin shtëpinë e një kambisti, por gjithçka degradoi në përdorimin e armës së zjarrit. Pronari i shtëpisë, kambisti dhe një nga grabitësit kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar ne spital për ndihmë mjekësore, ndërsa dy grabitësit e tjerë, janë arratisur bashkë me një sasi lekësh.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës. Mbërritja e vaksinës anti-covid në Shqipëri dhe vaksinimi i personave të parë është lajmi kryesor i ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Suç të Klosit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se një makinë ka dalë nga rruga dhe si pasojë 2 per...
TIRANË– Shqipëria vazhdon të jetë nën sundimin e reshjeve të shiut të cilat nuk do të mungojnë as ditën e sotme. Sipas MeteoAlb dita nis me vranësira të de...
KORÇË– Familjarët e një kambisti që ra sot pre e një grabitje kanë treguar se kjo është e katërta herë që shtëpia e tyre bie pre e hajdutëve. Në një...
TIRANË– Qytetet e Shqipërisë janë zgjuar ditën e sotme sërish ‘nën ujë’. Më të rrezikuara nga përmbytjet që kanë gjashtë ditë që vijojnë, shfaqet Shkodra d...
GREQI– Dy shqiptarë janë arrestuar ditën e sotme në Greqi pasi policia greke i kakapur me 50 kilgoramë drogë.Mediat greke, bëjnë me dije se droga ishte fs...