LIVE UPDATES
Insights

Pakti Aukus: Macron akuzon Morrison se gënjeu për kontratën e nëndetëseve

1 November 2021, 07:49 Nga DOSJA
Pakti Aukus: Macron akuzon Morrison se gënjeu për kontratën e

FRANCË – Presidenti francez Emmanuel Macron ka akuzuar kryeministrin australian, Scott Morrison, se e ka gënjyer për një kontratë nëndetësesh prej 90 miliardë dollarësh nga e cila hoqi dorë, në një përshkallëzim të ndjeshëm të tensioneve midis Parisit dhe Kanberrës.

Sipas The Guardian, Presidenti francez e ngriti akuzën nëpwrmjet komenteve për gazetarët australianë në samitin e G20 në Romë. Ai tha se kishte shumë “respekt dhe miqësi”me Australinë dhe australianët, por se respekti midis kombeve duhej të ishte reciprok.

“Unë them vetëm se kur kemi respekt, duhet të jesh i vërtetë dhe të sillesh në përputhje me këtë vlerë”, tha ai.

Kur u pyet nëse mendonte se Morrison e kishte gënjyer duke mos zbuluar dialogun sekret të Australisë me Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA-në për blerjen e nëndetëseve bërthamore, një dialog që përfundimisht u bë pakti Aukus , Macron ishte i drejtpërdrejtë në përgjigjen e tij.

“Nuk mendoj, e di,” tha ai.

Morrison mohoi se e kishte gënjyer Presidentin francez. Ai tha se i kishte thënë Macron se kishte krijuar pikëpamjen se nëndetëset konvencionale nuk do të përmbushnin interesat strategjike të Australisë kur të dy liderët u takuan në Paris pas një samiti të G7 këtë vit. Ai tha se kur të dy kishin ngrënë së bashku në Pallatin Élysée, në atë fazë nuk kishin përfunduar asnjë marrëveshje me asnjë palë tjetër. Morrison tha se e kuptonte zhgënjimin e Macron, por ai nuk u tërhoq nga vendimi për të braktisur kontratën franceze dhe për të vazhduar me blerjen e nëndetëseve me energji bërthamore në partneritet me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe. Ai tha se duke vepruar ndryshe do të kishte vendosur zhgënjimin francez mbi interesat kombëtare të Australisë.

Macron shprehu skepticizmin e tij për gazetarët australianë se nëndetëset bërthamore Aukus do të mbërrinin sipas planit. Ai vuri në dukje se kishte një rishikim 18-mujor të fizibilitetit të marrëveshjes dhe tha: “Paçi fat”. Morrison tha se kishte besim se blerja do të vazhdonte siç ishte planifikuar.

Sipas paktit Aukus, Morrison hodhi poshtë një kontratë me Francën për të ndërtuar 12 nëndetëse me naftë, në favor të një marrëveshjeje me SHBA-në për të paktën tetë nëndetëse me energji bërthamore. Franca tha se ishte “tradhtuar”, dhe ishte “e goditur me thikë pas shpine” dhe “e mashtruar”. Përshkallëzimi i tensioneve vjen përpara një takimi midis ministres së Jashtme të Australisë, Marise Payne, dhe homologes së saj franceze, e krijuar për të rikthyer marrëdhëniet në rrugën e duhur.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

blog blog emannuel macron emanuel macron marreveshja per nendeteset mes frances dhe austalise scott morrison emannuel macron emanuel macron marreveshja per nendeteset mes frances dhe austalise scott morrison

Sondazh

Insights 31 October 2021, 11:56

Tomorri: Gafa e rëndë e opozitës me Eurobondin

Vota pro e opozite per Eurobondin eshte gabim i rende politik. Justifikimi se nuk mund te votohet kunder marreveshjeve nderkombetare eshte i rreme. Eurobondi es...

Insights 26 October 2021, 17:23

Pse jemi kaq të tmerruar nga e panjohura?

Imagjinoni që po prisni të merrni një përgjigje mbi një pozicion pune që e keni ëndërruar prej kohësh. Intervistuesi juaj ishte i vështirë për t’u “...

Insights 25 October 2021, 07:33

Një zgjidhje për të gjithë, jo për dy

1- Kriza e PD-së po thellohet. Shumica e demokratëve e di që jemi në pikën më të ulët, por kjo nuk e pengon as Berishën as Bashën të zihen në distancë. As njëri...

Insights 25 October 2021, 06:23

Energjia, së shpejti e papagueshme?

Ndër të paktat gjëra i bëjnë gjermanët të humbasin qetësinë janë çmimet e larta të benzinës dhe naftës. Çmimi i naftës së fundmi është rritur më s...

Insights 24 October 2021, 19:21

Shoku im Goni…

Kur më tha Calja në telefon,vdiq Goni,m’u këputën gjunjët. U rritëm bashkë,jetuam në të njëjtën lagje deri sa ai fluturoi. Ashtu heshtur,siç jetoi. Shkov...

Insights 19 October 2021, 20:54

Përulem!

2 vjet më parë, Ana (emri jo i vërtetë) një vajzë vetëm 14 vjeçe tentoi të vrasë veten sepse nuk mundi të përballonte dot sharjet e ngacmimet e vazhduesh...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin