Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Pandemia nuk ndal tregtarët e drogës, arrestohet 24- vjeçari shqiptar në Itali, kapet me 75 kg kokainë
24 April 2020, 17:43Nga DOSJA
ITALI- Pandemia e Covid-19 nuk ka ndaluar tregtarët e drogës të merren me punën e tyre, qoftë edhe nga shtëpia. I tillë është rasti i 24 vjeçari me origjinë shqiptare i cili kishte shndërruar garazhin e shtëpisë së tij në një dyqan për shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Mediat vendase, kanë bërë me dije se kanë sekuestruar 75 kilogramë kokainë të cilën e kanë gjetur në makinën e shqiptarit të parkuar në garazh. Ata kanë shtuar se shqiptari nuk ishte përfshirë në vepra të tjera penale por policia kishte dyshuar nga qëndrimi i tij që lëvizte shpesh me makinë.
Më pas policia vendosi që të kontrollonte depon ku arrestoi edhe një person tjetër në moshën 46 vjeçare, i cili bashkëpunonte me shqiptarin.
Të dy u arrestuan dhe u dërguan në burgun e Regina Coeli, në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor. Ndërkohë autoritetet kanë raportuar se droga mund të vlerësohej me çmim prej gati 4 milion euro.
(A.K.Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHQIPËRI-Sot është dita e parë e muajit të shënjtë të ramazanit dhe mijëra myslimanë ka qenë dita e parë e argjërimit.Me rastin e fillimit të agjërimit Kry...
DURRËS– Paaftësia e ekonomistëve ose drejtuesve të kompanive që kanë pezulluar punën për shkak të pandemisë ka bërë që dhjetëra punëtorë të mos marri...
TIRANË– Kampi i Babrrusë është vendi ku në Shqipëri mbahen të gjithë refugjatët që vijnë nga Siria dhe nga Afrika e Jugut, të cilët kalojnë tranzit në vend...
TIRANË– Këshilli i Lartë Gjyqësor, vendosi dje rifillimin e të gjitha shërbimeve gjyqësore duke nisur nga data 27 prill. Me anë të një njoftimi zyrta...
VLORË– Dosja.al ka zbardhur detaje të reja nga gomonia 9 metra e gjatë që u sekuestrua so të Karaburun të Vlorës. Mësohet se mjeti lundrues rezulton ...