26 October 2026, 22:56
Nga E.d
Goran Eror
SERBI- Radio-Televizioni i Vojvodinës (RTV) e nisi edicionin e lajmeve të orës 17:00 me një kërkimfalje publike drejtuar shikuesve, duke pranuar se për vite me radhë nuk e kishte përmbushur siç duhet misionin e një transmetuesi publik.
Pas transmetimit të pamjeve nga festimet e rezultateve zgjedhore dhe qytetarët e mbledhur në Sheshin e Lirisë në Novi Sad, prezantuesi Goran Eror deklaroi se televizioni u detyrohej qytetarëve një ndjesë për ngjarjet që nuk u kishte përcjellë gjatë natës së mëparshme.
“Për shumë vite, shërbimi publik nuk e ka përmbushur funksionin e tij. Ngjarje janë heshtur, informacioni është përcjellë në mënyrë të njëanshme dhe raportimi ka munguar në frymën kritike. Nuk janë bërë pyetjet e duhura ose nuk janë bërë fare pyetje. Për të gjitha këto, u detyrohemi shikuesve një kërkimfalje”, deklaroi Eror.
Ai theksoi gjithashtu se një pjesë e punonjësve të RTV-së kishte luftuar për lirinë e gazetarëve dhe redaktorëve, si dhe për respektimin e standardeve etike të gazetarisë.
Në të njëjtin edicion u njoftua edhe dorëheqja e Nenad Ćaćić nga posti i drejtuesit të programit të parë televiziv, pas kërkesave të një pjese të punonjësve dhe drejtorit të përgjithshëm të RTV-së, Goran Karaxhiç. Në këtë detyrë u emërua Blažo Popović, ndërsa Predrag Novković mori postin e drejtorit të programit.
Sipas raportimit të medias serbe N1, shkarkimi i kryeredaktorit ishte gjithashtu një nga kërkesat e sindikatës “Nezavisnost”, e cila kishte ngritur shqetësime për integritetin e televizionit dhe mënyrën e raportimit.
Kërkimfalja erdhi në një kohë kur punonjësit e RTV-së po kërkojnë respektimin e standardeve profesionale dhe etike, duke theksuar detyrimin për të informuar publikun në mënyrë të saktë, objektive, të plotë dhe në kohë.
“Na duhet e vërteta”, ishte mesazhi i Darko Šper, përfaqësuesit të sindikatës “Nezavisnost”, drejtuar gazetarëve të transmetuesit publik./Dosja.al
serbi Goran Eror
Bota
26 October 2026, 22:51
G.M
Flavio Bolsonaro
BRAZIL- Senatori konservator Flavio Bolsonaro ka deklaruar se autoritetet braziliane i kanë ndaluar largimin nga vendi, një dit&eum...
Bota
26 October 2026, 22:20
E.d
Pamje
ANGLI- Mbretëria e Bashkuar ka vendosur sanksione ndaj 15 komandantëve ushtarakë, drejtuesve të milicive dhe zyrtarëve të ...
Bota
26 October 2026, 22:22
G.M
Saddam Haftar
EGJIPT- Gjenerali lejtnant Saddam Haftar, zëvendësshefi i shtabit të forcave të armatosura libiane, ka zhvilluar një vi...
Bota
26 October 2026, 21:52
G.M
autorët dhe viktimat
ANGLI- Dy shoferë në Britaninë e Madhe janë dënuar me 12 dhe 16 vite burg pasi shkaktuan vdekjen e një...
Bota
26 October 2026, 21:49
E.d
Luiz Inácio Lula da Silva
BRAZIL- Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, ka fituar një mandat të katërt në krye t...
Bota
26 October 2026, 21:47
G.M
SIRI- Jordania ka ndërmarrë sulme ajrore në jug të Sirisë, duke shënjestruar pozicione që i konsideron strehime të grup...
Bota
26 October 2026, 21:35
G.M
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka ngritur dyshime për procesin zgjedhor në Brazil, duke e cilësuar atë si të d...
Bota
26 October 2026, 21:22
E.d
Foto ilustruse
IZRAEL- Autoritetet izraelite kanë rritur masat e sigurisë në prag të zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, duke anga...
Bota
26 October 2026, 21:03
G.M
foto ilustruese
KUVAJT- Tre burra janë dënuar me vdekje nga një gjykatë në Kuvajt, pasi u shpallën fajtorë për komplot...
Bota
26 October 2026, 20:56
G.M
NORVEGJI- Norvegjia ka vendosur të rifillojë bashkëpunimin financiar me Hungarinë, duke vënë në dispozicion një paket&e...