LIVE UPDATES
Bota

Pas samitit Trump-Xi, SHBA-ja ende pa zgjidhje për mineralet kritike

Trump dhe Xi ranë dakord ta zgjasnin për dy muaj armëpushimin tregtar, i cili ishte paraparë të përfundonte më 10 nëntor. Por, kjo zgjatje nuk i adreson shqetësimet kryesore të Uashingtonit lidhur me eksportet e pamjaftueshme të mineraleve nga Kina.

22 October 2026, 19:21 Nga G.M
Pas samitit Trump-Xi, SHBA-ja ende pa zgjidhje për mineralet kritike
Një punëtor punon me eskavator në një minierë të mineraleve të rralla të tokës në Kinë. Fotografi ilustruese nga arkivi.

Kur u takuan në Uashington muajin e kaluar, presidenti amerikan, Donald Trump, dhe udhëheqësi kinez, Xi Jinping, nuk arritën pajtim për një nga çështjet më të debatueshme në raportet dypalëshe: kufizimet e gjera të Pekinit për eksportin e mineraleve kritike që kanë shkaktuar probleme si në zinxhirët e furnizimit të Pentagonit, ashtu edhe në ata të sektorit tregtar.

Trump dhe Xi ranë dakord ta zgjasnin për dy muaj armëpushimin tregtar, i cili ishte paraparë të përfundonte më 10 nëntor. Por, kjo zgjatje nuk i adreson shqetësimet kryesore të Uashingtonit lidhur me eksportet e pamjaftueshme të mineraleve nga Kina.

Gjatë dëshmisë së tij në korrik para Komitetit të Financave të Senatit amerikan, përfaqësuesi tregtar i SHBA-së, Jamieson Greer, tha se eksportet e mineraleve nga Kina “nuk janë aq sa do të dëshironim. Nuk janë në ritmin që do të dëshironim”.

Kina dominon prodhimin dhe përpunimin global të mineraleve kritike dhe magnetet e përhershme me metale të rralla të tokës, të cilët i ruajnë vetitë magnetike pafundësisht, pa pasur nevojë për energji të jashtme. Magnetet e përhershme me metale të rralla të tokës janë kyç për funksionimin e gjithçkaje, nga motorët e automjeteve elektrike dhe turbinat e erës deri tek aeroplanët luftarakë dhe sistemet për drejtimin e raketave.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), një organizatë ndërqeveritare autonome me seli në Paris, vlerëson se Kina është përpunuesja kryesore e 19 prej 20 mineraleve kryesore strategjike, me një pjesëmarrje mesatare prej 70 për qind në treg. Kontrolli i Kinës mbi magnetet e përhershme është edhe më i madh: sipas IEA-së, ajo ka 94 për qind të tregut global.

Pekini e ka përdorur si armë dominimin e tij në fushën e mineraleve kritike për t’iu kundërvënë sanksioneve amerikane ndaj sektorit të gjysmëpërçuesve të Kinës dhe tarifave të vendosura nga administrata e presidentit Trump. Ai i ka përshtatur kontrollet e eksporteve në mënyrë që të ushtrojë presion maksimal mbi zinxhirët e furnizimit të Pentagonit, dhe në të njëjtën kohë duke shmangur ndërprerjet në shkallë të gjerë në industritë e konsumit. Këto ndërprerje do të rrezikonin përshkallëzimin e tensioneve me Uashingtonin, gjë që Partia Komuniste Kineze, e cila qeveris vendin, nuk e dëshiron.

Në përgjithësi, Kina eksportoi 512 tonë metrikë magnete të përhershme me metale të rralla të tokës në SHBA në gusht, 21 për qind më pak se në korrik dhe 13 për qind më pak se një vit më parë, sipas të dhënave doganore kineze. Para samitit, Xi synoi ta shfrytëzonte dominimin e Kinës në fushën e metaleve strategjike për të siguruar një armëpushim tregtar afatgjatë me SHBA-në, tha Tomasz Nadrowski, menaxher i portofolit të Fondit për Mineralet Kritike Amvest Terraden, me seli në Nju Jork.

“Kina e ka këtë rubinet që mund ta hapë dhe ta mbyllë, duke përcaktuar rrjedhën e mineraleve kritike drejt SHBA-së dhe vendeve të tjera”, tha ai në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

“Zgjatja e armëpushimit tregtar për dy vjet do t’i kishte dhënë kësaj leve edhe më shumë vlerë”, duke e përforcuar më shumë varësinë e SHBA-së nga zinxhirët kinezë të furnizimit me minerale kritike.

Administrata e presidentit Trump ishte e shqetësuar se, në rast të një armëpushimi dyvjeçar, “të gjithë [si prodhuesit komercialë, ashtu edhe ata të mbrojtjes] do të relaksoheshin dhe do të mendonin: ‘Nuk kemi nevojë të krijojmë kapacitete të reja’”, thotë ai.

“SHBA-ja nuk mund ta përballojë varësinë nga pika strategjike të bllokimit për lëndët kyç për bazën e saj industriale të mbrojtjes dhe industritë themelore, si ajo e automobilave”, tha në një intervistë Mahnaz Khan, nënkryetare për politikat e zinxhirëve kritikë të furnizimit në organizatën Silverado Policy Accelerator, me seli në Uashington.

Armëpushimi dymujor, për të cilin ranë dakord Trump dhe Xi, “i blen kohë Shteteve të Bashkuara, por nuk e eliminon cenueshmërinë themelore”, tha ajo.

Partneriteti me Azinë Qendrore

Teksa përpiqet të ulë varësinë nga Kina për mineralet kritike, administrata Trump ka intensifikuar ndjeshëm përpjekjet për të gjetur burime alternative. Në një dokument informues të publikuar në gusht, Shtëpia e Bardhë tha se që nga janari i vitit 2025 ka nënshkruar ose miratuar më shumë se 160 marrëveshje për minerale, me vlerë të përgjithshme rreth 40 miliardë dollarë.

Ndonëse administrata i jep përparësi prodhimit vendor të mineraleve, në disa raste projektet jashtë vendit janë më të realizueshme. Kjo vlen për tungstenin, që SHBA-ja nuk e ka prodhuar brenda vendit që nga viti 2015. Tungsteni është një lëndë e parë thelbësore për çelikun e përdorur në industrinë ushtarake, komponentët e hapësirës ajrore, municionet dhe autoblindat. Për shkak të dendësisë së lartë, ky metal përdoret për stabilizimin dhe kontrollin e raketave dhe aeroplanëve.

Rëndësia e tungstenit për mbrojtjen e ka shtyrë administratën Trump të mbështesë një projekt me vlerë 1.1 miliard dollarë në Kazakistan. Sipas një marrëveshjeje të nënshkruar në nëntor të vitit 2025 ndërmjet kompanisë amerikane Cove Capital, tashmë e njohur si Cove Kaz Capital Group, dhe kompanisë shtetërore kazake të minierave Tau-Ken Samruk, të dyja palët do të zhvillojnë bashkërisht një nga rezervat më të mëdha të tungstenit në botë.

“Kazakistani bëri një zgjedhje të vetëdijshme politike duke ia dhënë projektin një kompanie amerikane, ndonëse, sipas raportimeve, edhe Kina kishte konkurruar për të njëjtin projekt”, tha për Radion Evropa e Lirë Akbota Karibayeva Meyer, hulumtuese në Qendrën për Politika të Kaspikut, me seli në Uashington. Ky vendim është shembull i politikës së jashtme shumëdrejtimëshe të Kazakistanit, e cila synon ruajtjen e autonomisë strategjike duke balancuar marrëdhëniet me fuqitë e mëdha, shpjegoi ajo.

Shpimet, studimet e fizibilitetit dhe përgatitjet e terrenit nisën pas përmbylljes zyrtare të marrëveshjes. Megjithatë, fillimi i prodhimit të plotë komercial pritet të marrë edhe disa vjet kohë.

“A janë këto projekte në Kazakistan të realizueshme? Sigurisht që janë. Megjithatë, është shumë e vështirë që llogaritjet ekonomike të dalin pozitive pa subvencione”, tha në një intervistë Ian Lange, profesor në Shkollën e Kolorados për Miniera dhe zëvendësdrejtor i qendrës së saj për inovacionin e materialeve kritike.

“Në mënyrë ideale, do të doja të bëja diçka [në drejtim të investimeve në miniera] që kufizon shpenzimet e qeverisë dhe mundëson njëfarë konkurrence”, tha ai.

Administrata Trump po bashkëpunon edhe me Uzbekistanin për të siguruar minerale kritike. Në shkurt, kompania amerikane e tregtimit të lëndëve të para Traxys nënshkroi një marrëveshje prej 1 miliard dollarësh me qeverinë uzbeke, e cila përqendrohet në kërkimin dhe mihjen e tungstenit, molibdenit dhe bakrit. Kjo marrëveshje është në përputhje me një pakt të veçantë për mineralet kritike, të arritur ndërmjet Korporatës Amerikane të Financimit të Zhvillimit Ndërkombëtar (DFC) dhe Uzbekistanit.

Edhe në vende të tjera të Azisë Qendrore ekziston potencial për bashkëpunim me SHBA-në. Kirgizia dhe Taxhikistani kanë rezerva të mëdha të antimonit, një mineral kritik që përdoret si lëndë kundër flakëve, si përbërës në lidhjet me plumb dhe në komponentët e përdorur në gjysmëpërçues.

Gjatë një vizite në Bishkek në shtator, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Azinë Jugore dhe Qendrore, Sergio Gor, dhe senatori amerikan Steve Daines, kryetar i Grupit të Senatit për Azinë Qendrore, diskutuan me zyrtarët kirgizë për bashkëpunimin në fushën e minierave.

Gjatë udhëtimit të tyre, ata u takuan edhe me presidentët e Kazakistanit, Uzbekistanit dhe Taxhikistanit. Ndonëse SHBA-ja po shënon përparim në sigurimin e mineraleve kritike nga Azia Qendrore, “është e rëndësishme të pranohet kufizimi që paraqet gjeografia”, tha Karibayeva Meyer. Duke pasur parasysh afërsinë e saj me Azinë Qendrore, “për Kinën është shumë më e lehtë të përfshihet në rajon”.

Sfidat afatshkurtra dhe afatgjata

Në terma afat të shkurtër, SHBA-ja përballet me një pengesë të rëndësishme në përpjekjet për të diversifikuar burimet e mineraleve kritike: nga 1 janari i vitit 2027, Pentagoni do të ndalojë përdorimin e disa metaleve me origjinë nga vendet që i konsideron “kundërshtare”, përkatësisht Kina, Rusia, Koreja e Veriut dhe Irani.

Ndalimi, në bazë të Urdhrit Ekzekutiv 14415, kufizon ndjeshëm mundësinë e marrjes së përjashtimeve për përdorimin e magneteve me metale të rralla të tokës, tungstenit, tantalit dhe molibdenit nga këto katër vende. Kompanitë e mbrojtjes nuk mund të marrin më përjashtim për arsye të kostos ose lehtësisë së përdorimit. Për të përfituar një përjashtim nga ky ndalim, ato duhet të dëshmojnë se materialet që i përmbushin kërkesat nuk janë aspak të qasshme, pavarësisht përpjekjeve shteruese për t’i siguruar ato.

Shoqata e Industrive të Hapësirës Ajrore (AIA), një organizatë tregtare me seli në Uashington, tha në një raport të fundit se disa prej kompanive anëtare presin t’i përmbushin kërkesat për produkte të caktuara deri më 1 janar. Të tjerave mund t’u duhet kohë deri në vitin 2028 ose më vonë, për shkak të mungesës së materialeve që i përmbushin kërkesat për përdorim në hapësirën ajrore, për disa nga materialet e përfshira në ndalim.

AIA i rekomandoi administratës Trump që kërkesat për përmbushjen e rregullave të përshtaten me gatishmërinë e zinxhirëve të furnizimit dhe të ruhet fleksibiliteti për dhënien e përjashtimeve. Lange, nga Shkolla e Kolorados për Miniera, tha se administrata mund t’u ofrojë kompanive të mbrojtjes njëfarë fleksibiliteti shtesë.

Në terma më afatgjatë, analistët thanë se Shtetet e Bashkuara duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje përpunimit të mineraleve kritike. Dekada të tëra të zhvendosjes së prodhimit drejt Kinës kanë sjellë kosto të larta rregullatore, mungesë të ekspertizës së specializuar në metalurgji dhe mungesë të impianteve përpunuese në shkallë të madhe.

“Konsideroj se përpunimi është pengesa kryesore dhe më afatgjatë për diversifikimin në shkallë të gjerë, larg Kinës”, tha për Radion Evropa e Lirë Cory Combs, drejtues i hulumtimeve për mineralet kritike dhe zinxhirët e furnizimit në kompaninë këshilluese Trivium China.

“Minierat përgjithësisht janë shumë më pak komplekse nga pikëpamja teknologjike. Pengesat më të mëdha përqendrohen te njohuritë e specializuara që nevojiten për përpunimin. Përvoja e Kinës, e cila ka kaluar dekada duke ndërtuar kapacitetet e saj përpunuese, tregon se sa sfidues është ky proces”, tha ai.

Ai vuri në pah po ashtu se në SHBA mungojnë sinjalet për kërkesë të madhe në segmentet e zinxhirit të prodhimit ndërmjet mineraleve të përpunuara dhe përdorimit të tyre përfundimtar. Kjo e kufizon shkallën e marrëveshjeve për blerjen e prodhimit, që janë të nevojshme për financimin e duhur të zgjerimit të kapaciteteve të përpunimit.

Duke pasur parasysh kohën e gjatë që kërkohet për realizimin e projekteve, pengesat në marrjen e lejeve dhe kufizimet e kapitalit, analistët presin që Uashingtonit do t’i duhet më shumë se një dekadë për të zhvilluar një zinxhir furnizimi me minerale kritike, nga fazat e ndërmjetme të përpunimit e tutje, që nuk varet nga Kina.

Ndërkohë, Pekini do të synojë ta shfrytëzojë këtë varësi për ta penguar SHBA-në të vendosë kufizime të tjera ndaj zhvillimit të teknologjive të avancuara të Kinës, të rëndësishme për gjysmëpërçuesit dhe inteligjencën artificiale. Deri më tani, kjo strategji ka qenë e suksesshme.

Në fillim të këtij viti, administrata Trump e shtyu përfshirjen e më shumë se 100 kompanive kineze në Listën e Entiteteve të Departamentit të Tregtisë, një listë e zezë për tregtinë dhe eksportet, për shkak të shqetësimeve se Pekini mund të kufizonte më tej dërgesat e metaleve të rralla të tokës. Dominimi i vazhdueshëm i Kinës në fushën e mineraleve kritike mund të kufizojë gjithashtu aftësinë e Uashingtonit për të ndërhyrë në rast të një krize në Ngushticën e Tajvanit.

Një raport i publikuar në janar nga Fondacioni Heritage paralajmëron se, nëse Kina i përdor plotësisht si armë kufizimet e saj të eksporteve në fillim të një lufte, SHBA-ja mund t’i shterojë në më pak se 90 ditë rezervat ekzistuese të mineraleve të nevojshme për prodhimin e municioneve të reja të avancuara./REL

Donald Trump Xi Jinping

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin