22 October 2026, 16:13
Nga E.d
Pamje nga takimi
UKRIANA- Kievi u godit nga një valë sulmesh masive ruse me raketa dhe dronë, vetëm pak orë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, shprehu gatishmërinë për të rifilluar bisedimet trepalëshe të paqes me Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara pas datës 10 nëntor.
Sipas presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, sulmet shkaktuan dy viktima dhe 34 të plagosur. Autoritetet ukrainase raportuan se Rusia përdori 21 raketa dhe 210 dronë në sulmet gjatë natës, ndërsa në qendër të Kievit u godit edhe një zonë me municione thërrmuese.
Zelensky kritikoi Moskën, duke theksuar se sulmet tregojnë se qëndrimi i Rusisë ndaj luftës nuk ka ndryshuar. Ai kërkoi presion më të madh ndërkombëtar ndaj Kremlinit dhe dërgimin e shpejtë të raketave për mbrojtjen ajrore të Ukrainës.
Sipas Forcave Ajrore ukrainase, asnjëra prej raketave balistike që goditën Kievin nuk u interceptua. Ndërkohë, në kryeqytet vijuan alarmet ajrore për shkak të paralajmërimeve për sulme të tjera të mundshme.
Sulme të tjera ruse goditën edhe qytetin e Lozovës, në rajonin e Harkivit, ku të paktën dy persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga një goditje ndaj tregut qendror, në një kohë kur qytetarët po bënin pazaret.
Bisedimet e paqes dhe qëndrimet e Moskës
Sipas analizës së CNN, zhvillimet ushtarake erdhën pas një takimi treorësh mes presidentit rus Vladimir Putin dhe të dërguarit të posaçëm të presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff, në Shën Petersburg.
Sipas ndihmësit të Putinit, Yuri Ushakov, Moska është e gatshme të diskutojë rifillimin e negociatave trepalëshe me Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara pas 10 nëntorit. Një takim i mundshëm mund të zhvillohet në Abu Dhabi, në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se administrata e tij është më pranë se kurrë arritjes së një marrëveshjeje për përfundimin e luftës. Megjithatë, mbeten të paqarta mundësitë për një marrëveshje konkrete, pasi Rusia vazhdon të kërkojë lëshime territoriale nga Ukraina, përfshirë të gjithë rajonin e Donbasit, si dhe kufizime të ndjeshme për ushtrinë ukrainase dhe një angazhim që vendi të mos anëtarësohet në NATO.
Nga ana tjetër, Zelensky ka përsëritur se Kievi është i gatshëm të negociojë, por kundërshton dorëzimin e territoreve që kontrollon dhe kërkon garanci të forta sigurie për të parandaluar një pushtim të ri rus.
I dërguari amerikan Witkoff i cilësoi bisedimet me Putinin dhe Zelenskyn si konstruktive, duke theksuar se puna për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme paqeje do të vijojë.
Megjithatë, sulmet e fundit ndaj Ukrainës ngrenë pikëpyetje mbi perspektivën e negociatave dhe gatishmërinë e palëve për të arritur një marrëveshje që do t'i japë fund luftës./Dosja.al
Kievi Vladimir Putin sulme
Bota
22 October 2026, 15:52
G.M
Pierre Moscovic
FRANCË- Pierre Moscovici, ish-ministër socialist i Financave në Francë dhe ish-president i Gjykatës Franceze t...
Bota
22 October 2026, 15:49
G.M
Aramco
ARABIA SAUDITE- Gjiganti saudit i naftës Aramco ka urdhëruar evakuimin e punonjësve që ndodheshin ende në selinë e komp...
Bota
22 October 2026, 15:29
G.M
Giorgia Meloni
ITALI- Qeveria italiane, e drejtuar nga Giorgia Meloni, ka miratuar një paketë të re mbështetëse për ferm...
Bota
22 October 2026, 15:10
G.M
avion luftarak
SHBA- Pentagoni dhe kompania amerikane e mbrojtjes Lockheed Martin kanë arritur një marrëveshje paraprake për...
Bota
22 October 2026, 15:05
G.M
pamje
GAZA- Të paktën katër persona kanë humbur jetën të dielën si pasojë e sulmeve dhe të shtë...
Bota
22 October 2026, 15:04
E.d
Pamje
Ukraina ende nuk ka marrë përgjigje nga Pentagoni apo nga kompania SpaceX e Elon Muskut lidhur me kufizimet në komunikimet satelitore q&e...
Bota
22 October 2026, 14:57
E. D
SERBI- Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, të cilat do të mbahen më 25 tetor, shihen nga shumëkush si sprova më e...
Bota
22 October 2026, 10:05
E.M
AUSTRALI- Një 56-vjeçar hyri të mërkurën në zyrën e Hannah Beazley, ministre e qeverisë shtetërore të Austr...
Bota
22 October 2026, 09:56
E. D
SHBA- Tregu global i punës po përballet me një tronditje të thellë. Sipas një raporti të Forumit Ekonomik Botëror ...
Bota
22 October 2026, 09:55
E.M
FRANCË- Dëme të mëdha materiale janë shkaktuar si pasojë e stuhive të fuqishme dhe përmbytjeve që goditën jug...