Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Mbrojtësi serb rrëfen episodet e pazakonta nga periudha e trajnerit portugez në Milano, nga ndalimi i Nutellës te kontrolli i lojtarëve jashtë fushës. Ndërkohë, ai vlerëson maksimalisht punën me Massimiliano Allegrin.

ITALI - Strahinja Pavloviç ka zbuluar disa prapaskena interesante nga eksperienca e tij te Milani, duke bërë një krahasim të fortë mes dy trajnerëve me të cilët ka punuar te kuqezinjtë. Mbrojtësi serb vlerësoi përmirësimin nën drejtimin e Massimiliano Allegrit, por nuk i kurseu kritikat për metodat e Sergio Conceiçaos.
Në një intervistë për podcastin serb SS Calcio, Pavloviç tregoi se puna me Allegrin e ka ndihmuar veçanërisht në aspektin taktik. "Allegri më ka ndihmuar shumë. Nën drejtimin e tij kam bërë përparimin më të madh që nga momenti kur mbërrita në Itali", deklaroi mbrojtësi.
Krejt ndryshe ishte eksperienca me Conceiçaon, për të cilin Pavloviç përdori një krahasim shumë të fortë, duke kujtuar disiplinën e rreptë që portugezi kërkonte nga futbollistët.
"Kur erdhi, ndaloi Nutellën dhe që nga ajo kohë nuk na e kanë lejuar më. Është njeri i mirë, më pëlqen, por kishte metoda si të Hitlerit", rrëfeu serbi.
Më pas ai shpjegoi se trajneri kishte vendosur rregulla shumë strikte, madje edhe për veshjet gjatë stërvitjeve.
"Duhet të mbanim patjetër mbrojtëse për gjunjët dhe bërrylat, pavarësisht nëse temperatura ishte nën zero apo 35 gradë", tregoi Pavloviç.
Një tjetër episod lidhet me disa futbollistë që kishin shkuar në një koncert tri ditë përpara ndeshjes, duke qëndruar deri në orën 23:00. Sipas mbrojtësit, Conceiçao kishte njerëz që e informonin për lëvizjet e lojtarëve.
"Ai kishte asistentë, ose spiunë nëse dëshironi, që i raportonin gjithçka. E bëri një situatë të tillë aq të madhe, saqë në ndeshjen pasardhëse asnjëri prej pesë apo gjashtë lojtarëve që kishin qenë në koncert nuk u aktivizua", zbuloi futbollisti.
Pavloviç tregoi edhe një tjetër episod nga dita e parë e trajnerit portugez në Milano. Sipas tij, Conceiçao mbërriti me 40 minuta vonesë në mbledhjen e parë, ndërkohë që lojtarët dhe drejtuesit e klubit e prisnin.
"Ishte në zyrën e tij dhe donte thjesht t'u tregonte të gjithëve se kush ishte shefi. E bëri me qëllim", përfundoi mbrojtësi.
Rrëfime që tregojnë një anë tjetër të periudhës së Conceiçaos te Milani, ndërsa Pavloviç duket se ka gjetur te Allegri një trajner që e ka ndihmuar të përmirësohet ndjeshëm.
B.T (Dosja.al)
GJERMANI - Vincent Kompany është gati të nisë një kapitull të ri pas problemit shëndetësor që e mbajti larg skuadr&...
BRAZIL - Memphis Depay ishte protagonisti i një mbrëmjeje të rëndësishme për Corinthians. Skuadra braziliane triumfoi me rezultati...
ANGLI - Gianni Infantino mund të përballet me një mandat të katërt në krye të FIFA-s, por mënyra se si është i...
KOREJA E JUGUT - Lee Kang-in vazhdon të koleksionojë vlerësime. Mesfushori 25-vjeçar është shpallur për të dytin vit r...
TIRANE - Në mbledhjen e radhës së Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së u diskutua mbi organizimin dhe detajet e këtij spektakli, që...
ANGLI - Mauricio Pochettino e nis aventurën te Manchester United me një nga sfidat më të vështira të mundshme. Debutimi i trajneri...
SPANJE - Hansi Flick po punon për të krijuar një frymë edhe më të fortë bashkëpunimi te Barcelona, jo vetëm në...
ZVICER - Futbolli europian pret shortin e Nations League, që do të zhvillohet të premten, më 20 nëntor, në orën 12:00 në...
ITALI - Antonio Conte ka bërë një deklaratë të fortë për të ardhmen e tij, duke hapur qartë mundësinë e n...
SPANJE - Pep Guardiola është ende në qendër të vëmendjes, pavarësisht faktit se nuk po nxitohet të vendosë për...