LIVE UPDATES
Politike

PD akuza Veliajt: Gjysma e Tiranës pa ujë, 20 milionë euro tendera shkojnë për shpenzime luksi e udhëtime (VD)

1 September 2019, 10:48 Nga DOSJA
PD akuza Veliajt: Gjysma e Tiranës pa ujë, 20 milionë euro

TIRANË- Partia Demokratike ka deklaruar se 80% e kryeqytetit është pa ujë të pijshëm, duke shtuar se pavarësisht rritjes së çmimit, shërbimi për qytetarët nuk ka ndryshuar.

Ish-deputetja Albana Vokshi, thotë se fitimet për rritjen e çmimit të ujit nuk shkojnë në investime për Ujësjellësin, por në tendera për oligarkët e Ramës dhe Veliajt. Vokshi shprehet se dhjetëra lagje në Tiranë kanë mungesë uji mbi 20 orë në ditë.,

“Por, Erjon Veliaj as nuk skuqet, as nuk zverdhet kur mashtron. Mashtrimin e ka bërë profesion të parë. Të gjithë e kujtojmë premtimin – mashtrim të madh të tij që në fushatën e 2015 kur premtoi 24 orë furnizim me ujë dhe heqjen e depozitave nga tarracat e pallateve që e shëmtonin Tiranën”, theksoi Vokshi

DEKLARATË E PD, ALBANA VOKSHI:

Mijëra mesazhe e denoncime kanë mbërritur në Partinë Demokratike për mungesën e furnizimit me ujë në Tiranë. Dhjetëra lagje në Kryeqytet ankohen se nuk furnizohen me ujë prej javësh, lagje të tëra uji mungon mbi 20 orë në ditë, ndërsa faturat e ujit u shumëfishuan për të justifikuar vjedhjen galopante në Ujësjellësin Tiranë.

Problemi i mungesës së ujit nuk është vetëm në periferi, por edhe në qendër të Tiranës. Denoncimet vijnë, jo vetëm nga Yzberishti, Astiri, Ali Demi, Lapraka, Uzina e Autotraktorëve, por edhe nga rruga “Sami Frashëri”, zona e “Myslym Shyrit”, zona e Bllokut etj. Nuk mjafton kjo, por qytetarët ankohen se uji vjen i ndotur në rubineta në rrezik shpërthimi epidemish. Sipas stafit të UKT, nuk ka prioritete, nuk ka hot-spote (pika ku duhet të ndërhyhet menjëherë), nuk ka plane veç çfarë të dalin më parë mundësitë për të zhvatur! Çdo ditë në Tiranë, në çdo lagje të saj, shihen qytetarë të lodhur, të dëshpëruar, që presin me orë depozitat me ujë që transportohen nga kompani klientë të Erjon Veliajt. Praktikisht Tirana e merr ujin, një nevojë bazike, tashmë me tollon, njëlloj siç ndodhte me ushqimet bazike në kohën e Enverit.

Por, Erjon Veliaj as nuk skuqet, as nuk zverdhet kur mashtron. Mashtrimin e ka bërë profesion të parë. Të gjithë e kujtojmë premtimin – mashtrim të madh të tij që në fushatën e 2015 kur premtoi 24 orë furnizim me ujë dhe heqjen e depozitave nga tarracat e pallateve që e shëmtonin Tiranën.

Veliaj nuk ka përtuar ta përsërisë cdo vit këtë mashtrim sa herë bënte lajmet shoë për t’i shpërndarë më pas në kaseta të gatshme në cdo televizion kombëtar apo lokal.

Në 2 shkurt 2016, në analizën e Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë premtoi përmirësim të furnizimit me ujë pa e rritur cmimin e ujit, por vetëm duke e “mirëadministruar ndërmarrjen”.

Por vetëm pak muaj më vonë, mashtruesi Veliaj, deklaroi që do ta rriste çmimin e ujit për çdo familje e për çdo biznes në Tiranë pasi nuk kishte para për investime.

Jo vetëm kaq, por Veliaj mashtron për cdo gjë që thotë. Ja çfarë thotë për furnizimin me ujë:

Është ERRU, institucion i pavarur, që në Raportet e Përformancës vjetore për ujësjellësit hedh poshtë këto mashtrime të kryebashkiakut. Sic edhe duket nga grafiku që shihni në ekran, Erjon Veliaj e mori Ujësjellës Kanalizime Tiranë me gati 11 orë furnizim ujë në ditë, dhe sot, 4 vjet pasi u ul në karriken e kryebashkiakut dhe 2 vjet pasi rriti çmimin e ujit, kohëzgjatja e furnizimit me ujë është e përkeqësuar.

Studime të ndryshme, e vlerësojnë UKT në 2015, si një ndër ndërmarrjet me përformancë më të mirë financiare e që arrinte të mbulonte të gjitha kostot e saj në nivelin 113%.

Sot, jo vetëm kohëzgjatje, por edhe tregues të tjerë janë të përkeqësuar:

486 punonjës u pushuan në fund të 2015 për arsye politike dhe u zëvendësuan me militantë të PS, apo ata që dhanë votën apo zarfin nën tavolinë. E sot, qyetarët e Tiranës janë të detyruar të paguajnë për pagat e punonjësve që kanë fituar gjyqin për pushim të padrejtë nga puna, shifër që shkon më shumë se 500 mijë Euro krahas pagave të punonjësve aktualë të ujësjellësit në të cilën Veliaj ka emërruar  më shumë se gjysëm mln Euro krahas pagesës që bëhet për punonjësit aktualë dy herë më shumë në numër se ai i 2015.

Bazuar në Raportin e Performancës 2018” të ERRU, Ujësjellësi ka një fitim rreth 11.5 mln Euro në 2018.

Pra, sot tiranasit paguajnë shumë herë më shtrenjt ujin, por as investime nuk ka e as ujë nuk ka.

Ku shkojnë ato? Pse nuk investohen?

Erion Veliajt, nuk investon për përmirësimin e rrjetit të furnizimin me ujë të kryeqytetit, sepse i duhen për t’ia dhënë miqve e sponsorëve.

Le t’i hedhim një sy tenderave që ka bërë UKT në 5 vitet e fundit e të shohim ku kanë shkuar paratë e qytetarëve të Tiranës?

(Tabela me tenderat)

Që nga gushti 2015, UKT ka zhvilluar:

– 374 tendera, vlera total e prokuruar 68 mln euro (muajt para votimeve monniste të 30 qershorit shënojnë bumin e tenderimeve).

– 100 tendera (27%) pa garë ose me negociim pa shpallje

– nëse do të zbatohej ligji dhe do të fitonte oferta më e ulët, vlera që do të kursehej është: 3,6 mln euro (5,3 % e vlerës totale të prokuruar).

– 88 tendera (23,5%) ose më shumë se 20 mln Euro kanë shkuar për shpenzime luksi të zyrtarëve/shpërdorime (29,2 % e vlerës totale të prokuruar). Midis shpenzimeve gjen edhe 14 mijë euro bileta dhe hotel në Miami, apo 7500 euro për një udhëtim në Kinë.

– 6 herë më shtrenjt e paguan shërbimin e ruajtjes dhe sigurisë fizike Erjon Veliaj se sa në 2015 kohë që drejtohej nga z. Basha. Nga 957 milion që ishte në 2015 (për 1 vit), sot Veliaj e tenderon 6 miliard në 2019. Nga 15 tendera, 11 janë pa garë. Vlera të total është rreth 14 mln Euro.

Po kujt i shkojnë paratë që paguajnë qytetarët? Kush i merr tenderat e Tiranës?

Emra të njohur tashmë kryesojnë listën e përfituesve:

Nga Shkëlqim Fusha që është i preferuari i Erjon Velisë, me 11 tendera në një vlerë 6.5 mln Euro (1.7 mln e ka marrë vec pak ditë më parë për Bovillën),

te Safet Gjici, i emëruari i Ramës në Kukës, të cilit i shkon pjesa e luanit në tenderat e shërbimit të sigurisë.

Lista vijon me Armand Frangun, baxhanakun e Kryeministrit;

Agron Papuli, miku dhe sponsori i Edi Ramës;

Ilir Beqaj me miqtë e Fastech;

Afrim Qendron, ish-drejtori i Rrugëve i shkarkuar për skandalin me tenderimin e projektit të Astirit;

Gentian Sula, dhe familjarët e tij. 850 mijë Euro i ka dhënë Erjon Veliaj për të siguruar ujë 24 orë për apartamentin e tij në në kompleksin te Kodra e Diellit, ku jeton, edhe pse pjesa tjetër e Tiranës vuan për pak minuta ujë në rubinetat e tyre.

Ja pra, pse pavarësisht faturave të kripura, tiranasit nuk marrin ujë në cezmat e shtëpive të tyre, sepse lista e gjatë e përfituesve vazhdon me klientë, familjarë, sponsorë të Edi Ramës dhe Erjon Velisë.

Banorët e Tiranës nuk meritojnë në krye të bashkisë njerëz të korruptuar si Erjon Veliaj, Arbjan Mazniku e kompani, që mendojnë si të përfitojnë e pasurohen nëpërmjet grabitjes së qytetarëve.

Tiranasit duhet të refuzojnë këtë grabitje e të protestojnë për të drejtat e tyre elementare si furnizimi me ujë të pijshëm.

Zgjidhja është një: Largimi i Erjon Velisë, Edi Ramës dhe bandës së tyre hajdute. Nëse Erjon Veliaj nuk qërohet siç po vetëpropagandon një slogan të tillë, Tirana do e largojë ketë pushtues të shthurur!

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike akuza e pd albana voshi erjon veliaj faturat e luksit mungesa e ujit te pijshem uji i pijshem ne tirane akuza e pd albana voshi erjon veliaj faturat e luksit mungesa e ujit te pijshem uji i pijshem ne tirane

Sondazh

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa