Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Gjatë fjalës së tij, Peleshi theksoi se studentët kanë të drejtë të dëgjohen dhe të kërkojnë më shumë nga institucionet, por dënoi dhunën, djegiet dhe grabitjet.

TIRANË- Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, njoftoi shtyrjen me një javë të seancës plenare, duke argumentuar se vendimi u mor për të shmangur provokimet dhe për të garantuar sigurinë e deputetëve dhe institucioneve, në kushtet e tensioneve dhe dhunës së raportuar në vend nga protestat. Ai u bëri thirrje politikanëve dhe qytetarëve për qetësi, përmbajtje dhe dialog.
Gjatë fjalës së tij, Peleshi theksoi se studentët kanë të drejtë të dëgjohen dhe të kërkojnë më shumë nga institucionet, por dënoi dhunën, djegiet dhe grabitjet. Ai paralajmëroi se tensionet mund të dëmtojnë rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian dhe kërkoi që të miturit e nxënësit të mbahen larg dhunës dhe urrejtjes.
Deklarata e Niko Peleshit:
Çmoj si detyrim shtetëror dhe kombëtar të ndaj me opinionin publik një sqarim për ditën e sotme, ditë seance plenare për Kuvendin e Shqipërisë, si dhe një qëndrim për situatën që po kalon vendi. Me përgjegjësinë për të garantuar një seancë të qetë, ku çdo deputet të ketë hapësirën kushtetuese dhe ligjore për të ushtruar detyrën e tij shtetërore, përballë një situate të paprecedentë dhune ndaj institucioneve të shtetit, pronës publike dhe pasurisë private të qytetarëve; në dritën e të dhënave shqetësuese nga institucionet ligjzbatuese për skenarë të rrezikshëm që po cenojnë rëndë rendin, sigurinë dhe qetësinë publike në vendin tonë dhe për të mos dhënë asnjë shkas për provokim, vendosa ta shtyj me një javë seancën plenare të planifikuar për sot. Sot është dita kur çdo shtetar, çdo parti politike, çdo organizatë jofitimprurëse, përfaqësuesit e elitës akademike dhe të biznesit, dhe çdo qytetar i denjë i këtij vendi duhet t’i thërrasë arsyes dhe instinktit tonë kombëtar për paqe. Jetojmë në demokraci. Kemi orientime politike të ndryshme. Kemi interesa të ndryshme. Grindemi, zemërohemi, protestojmë. Por mbi çdo ndryshim qëndron një interes i përbashkët kombëtar, një tokë e përbashkët: Shqipëria jonë.
Studentët, nxënësit dhe fëmijët tanë do ta trashëgojnë këtë vend, e bashkë me të edhe përgjegjësinë për ta bërë më të mirë. Ata kanë të drejtë të kërkojnë prej nesh më shumë dhe më mirë. Kanë të drejtë të dëgjohen më shumë. Kanë të drejtë të ulen më shpesh në tryezat e përbashkëta që i fituan vetë duke ngritur zërin, si Tryeza e Paktit për Universitetin. Studentët tanë do të jenë shqiptarët e parë që do të dalin në jetë si europianë, pjesë e familjes së madhe të Bashkimit Europian. Prandaj ngjarjet e fundit të dhunës, djegieve dhe grabitjeve, që qëllimisht po u vishen atyre, janë një dëm i madh për të gjithë ne. Shqipëria ka pritur shumë. Shqipëria ka punuar shumë. Shqipëria e meriton të hyjë në BE si e barabartë. Asgjë nuk është e garantuar, sepse ky proces nuk është vetëm në duart tona dhe jo të gjithë janë miq e dashamirës. Kjo vlen aq më tepër në një kohë gjeopolitike plot tensione dhe lojëra influence, veçanërisht në rajonin tonë të trazuar të Ballkanit Perëndimor. Ky proces mund të pengohet nga forca malinje, por kurrsesi nuk duhet të pengohet, as të prishet, nga vetë ne, shqiptarët modernë të shekullit XXI.
Ndaj, si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, si qytetar dhe si student i Dhjetorit ‘90, bëj thirrje për përmbajtje dhe reflektim. Shoqëria jonë duhet ta mbajë frymën dhe të reagojë njëzëri për t’i mbajtur larg dhunës të miturit dhe nxënësit e gjimnazeve. Ata nuk duhet të ushqehen me urrejtje. Ata nuk duhet të formohen nga dhuna e rrugës. Ata nuk duhet të lihen në duart e forcave të errëta, me qëllime aspak shqiptare. Këtu duhet të jemi të gjithë bashkë, pa dallime politike: demokratë, socialistë apo të paangazhuar. Fëmijët janë interesi më i lartë i një vendi. Ashtu siç edukohen sot, ashtu do të jetë Shqipëria nesër. Edhe një herë, t’i thërrasim arsyes. Të tregojmë se fatin e vendit tonë e mbajmë në duart tona, përkrah aleatëve tanë strategjikë, me idealin e shqiptarizmës së Rilindasve në zemër. Të ulemi. Të flasim. Të diskutojmë dhe të debatojmë për të ardhmen, pa harruar kurrë se, mbi të gjitha, jemi të gjithë shqiptarë. /Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama, duke e paralajmëruar s...
Erald Kapri TIRANË- Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, ka njoftuar se të paktën 47 të rinj, të arrestuar nga policia...
Sandro Gozi TIRANË- Shqipëria nuk mund të kërkojë të ardhmen europiane duke mbyllur sytë përballë korrupsi...
TIRANË- Partia Socialiste e Shqipërisë ka reaguar lidhur me situatën e përshkallëzuar nga protestat në Tiran&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar kryeministrin Rama se asnjë provokacion nuk do të...
Ilaria Salis TIRANA- Eurodeputetja Ilaria Salis ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në vend, ku Tirana është kthyer në simbo...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama për keqqeverisje, korrupsion dhe varfërimin e shqiptarëve, nd&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha i ka bërë thirrje kryeministrit Rama të dorëhiqet, pasi ky i fundit...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, u ka bërë thirrje maturantëve dhe nxënësve në të...
Mirela Kumbaro TIRANË- Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, u ka bërë thirrje prindërve që të mos lejojnë përfshirjen ...