15 October 2026, 15:12
Nga E.d
Ilaria Salis
TIRANA- Eurodeputetja Ilaria Salis ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në vend, ku Tirana është kthyer në simbolin e revoltës rinore. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo shpreh se të rinjtë shqiptarë po protestojnë për vështirësitë ekonomike, korrupsionin dhe mungesën e perspektivës, duke nxitur një kryengritje të vërtetë popullore që mund të shënojë një pikë kthese në historinë e vendit.
Më tej, ajo thotë se pakënaqësia është e thellë dhe e përhapur, duke shtuar se gjithnjë e më shumë njerëz po zgjedhin ta kanalizojnë zemërimin dhe zhgënjimin e tyre në një luftë kolektive.
REAGIMI
Një protestë popullore po ndizet në Shqipëri! Pas muajsh mobilizimi nga “Lëvizja Flamingo” në të cilën kam marrë pjesë edhe unë personalisht, duke udhëtuar drejt Tiranës qershorin e kaluar për të shprehur mbështetjen time protestat janë intensifikuar ndjeshëm gjatë dy ditëve të fundit.
Studentët kanë dalë në rrugë kundër qeverisë së Edi Ramës për të denoncuar shkurtimet në arsim, vështirësitë ekonomike në rritje, korrupsionin dhe mungesën e perspektivës, duke nxitur një kryengritje të vërtetë popullore që mund të shënojë një pikë kthese në historinë e vendit. Pakënaqësia është e thellë dhe e përhapur; gjithnjë e më shumë njerëz po zgjedhin ta kanalizojnë zemërimin dhe zhgënjimin e tyre në një luftë kolektive.
Nga Madridi në Tiranë, e duke kaluar përmes Francës, një erë rebelimi dhe proteste po përfshin të gjithë kontinentin. Ky është versioni më i mirë i Evropës: ai që del në rrugë. Dhe pikërisht nga kjo Evropë e luftës duhet të marrim frymëzim e energji të re për një projekt politik, i cili është i aftë ta transformojë shoqërinë tonë mbi baza progresive./Dosja.al
protesta
Politike
15 October 2026, 13:00
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama për keqqeverisje, korrupsion dhe varfërimin e shqiptarëve, nd&eu...
Politike
15 October 2026, 12:47
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha i ka bërë thirrje kryeministrit Rama të dorëhiqet, pasi ky i fundit...
Politike
15 October 2026, 12:45
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, u ka bërë thirrje maturantëve dhe nxënësve në të...
Politike
15 October 2026, 12:38
I.A
Mirela Kumbaro
TIRANË- Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, u ka bërë thirrje prindërve që të mos lejojnë përfshirjen ...
Politike
15 October 2026, 12:02
E.d
Fredi Beleri
TIRANA- Eurodeputeti Fredi Beleri ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit që po ndodhin në Shqipëri. Në një deklarat&eu...
Politike
15 October 2026, 11:39
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar për Reuters, se nuk do të japë dorëheqjen. Në përgjigjet me shkrim...
Politike
15 October 2026, 10:45
E.d
Pamje
TIRANA- Partia Demokratike ka reaguar pas protestave masive që kanë përfshirë vendin. Përmes një deklarate zyrtare, Grupi ...
Politike
15 October 2026, 09:28
E.d
SPAK
TIRANA- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestruar telefonin e Ermal Gjinajt, bashkëshortit t...
Politike
15 October 2026, 09:00
Foto ilustruse
TIRANA- Protestat e studentëve në Tiranë kanë sjellë zhvillime të reja edhe në aktivitetin parlamentar, pasi...
Politike
15 October 2026, 08:53
E.d
Diella
TIRANA- Shqipëria po tërheq vëmendjen e mediave ndërkombëtare për përdorimin e inteligjencës artificiale në...