Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Të dy u zgjodhën nga lista e përbashkët zgjedhore “Koalicioni Shqiptar”, ku Shaip Kamberi renditej i pari, ndërsa Visar Mehmeti i dyti. Emrat e tyre janë përfshirë në vendimin zyrtar të Komisionit Republikan të Zgjedhjeve për ndarjen e mandateve.
SERBI- Shqiptarët do të përfaqësohen me dy deputetë në Parlamentin e Serbisë. Krahas Shaip Kamberit, i cili prej vitesh është një zë i njohur i shqiptarëve në institucionet serbe, mandat deputeti ka fituar edhe Visar Mehmeti, jurist nga Presheva dhe drejtues i Alternativës për Ndryshim.
Të dy u zgjodhën nga lista e përbashkët zgjedhore “Koalicioni Shqiptar”, ku Shaip Kamberi renditej i pari, ndërsa Visar Mehmeti i dyti. Emrat e tyre janë përfshirë në vendimin zyrtar të Komisionit Republikan të Zgjedhjeve për ndarjen e mandateve.
Për Mehmetin, ky është angazhimi i parë në Parlamentin e Serbisë, por jo fillimi i aktivitetit të tij publik. Rruga e tij përfshin aktivizmin për të drejtat e njeriut, angazhimin politik dhe përvojën në çështjet që lidhen me komunitetin shqiptar në Luginën e Preshevës.
Kush është Visar Mehmeti?
Visar Mehmeti ka lindur në vitin 1983, është jurist i diplomuar dhe jeton në Preshevë. Sipas platformës monitoruese “Otvoreni Parlament”, ai ka marrë mandatin e tij të parë parlamentar, të konfirmuar më 17 nëntor 2026. Ai është drejtues i Alternativës për Ndryshim dhe ka qenë kandidat për kryetar të Komunës së Preshevës në zgjedhjet lokale të vitit 2024.
Angazhimi i tij në jetën publike nisi përpara përfshirjes në politikën partiake. Gjatë viteve 2008–2010, Mehmeti ishte koordinator i Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR) për Preshevën, ku u angazhua në projekte që synonin bashkëpunimin dhe afrimin e të rinjve shqiptarë me të rinjtë e komuniteteve të tjera në Serbi.
Në monografinë e kësaj organizate, Mehmeti ka folur edhe për angazhimin në çështje të rëndësishme për shqiptarët, si sigurimi i teksteve shkollore në gjuhën shqipe dhe njohja e diplomave të universiteteve të Kosovës.
Gjatë një praktike në zyrën e YIHR-së në Beograd, ai është marrë gjithashtu me hulumtimin e krimeve të luftës në Kosovë, përfshirë rastet e familjeve Bogujevci dhe Berisha, si dhe vrasjen e vëllezërve Bytyqi.
Pas konstituimit të Kuvendit të Serbisë, Mehmeti e ka cilësuar marrjen e mandatit si një zhvillim të rëndësishëm për përfaqësimin politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Në një reagim publik, ai theksoi se pas gjashtë vitesh shqiptarët do të kenë më shumë se një përfaqësues në këtë institucion.
Ai ka theksuar se mandatin e ri e konsideron një përgjegjësi ndaj qytetarëve që do të përfaqësojë, duke premtuar se do të ngrejë shqetësimet dhe kërkesat e tyre në institucionet shtetërore. Ndër çështjet kryesore që Mehmeti ka përmendur në daljet e tij publike janë pasivizimi i adresave të shqiptarëve, mosnjohja e diplomave të universiteteve të Kosovës dhe mungesa e përfaqësimit të mjaftueshëm të shqiptarëve në institucionet shtetërore të Serbisë.
“Sot, pas tri ditë diskutimesh, është konstituuar Kuvendi i Republikës së Serbisë, duke shënuar një moment të rëndësishëm politik, edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Pas gjashtë vitesh, ne si shqiptarë do kemi më shumë se një ulëse në këtë institucion, ndërsa pjesë e këtij Kuvendi do të jem edhe unë. Do të jem zëri i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, zëri i shqetësimeve, kërkesave dhe të drejtave të tyre, pa dallim politik apo partiak”,është shprehur Mehmeti./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të shtunën, më 21 nëntor, Asamblenë e Partisë Socialis...
BERLIN- Kryeministri Edi Rama, para nisjes së samitit të “Koalicionit të Vullnetmirëve” në Berlin, në një pronon...
Tedi Blushi TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka kritikuar projektbuxhetin e vitit 2027, duke e ci...
Albulena Haxhi KOSOVË- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vizitës në Kosovë të Jakup Krasniqi...
SERBI- Çështja e Kosovës riktheu tensionet në skenën politike serbe, këtë herë brenda Parlamentit të ri, ku...
Edi Rama dhe Friedrich Merz BERLIN- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Berlin, ku është pritur në Kancelarinë Federale n...
Ervin Demo TIRANË- Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, tha se projektbuxheti 2027 me mbi 10 miliardë euro, synon që rritja e...
Albin Kurti KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar ditën e sotme se javën e ardhshme pritet të pranohet drafti i par&e...
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka pasur një replikë të fortë me deputetin e opo...
Pamje TIRANA- Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale ka miratuar ditën e sotme nen për nen dhe n...