LIVE UPDATES
Politike

Buxheti 2027/ Blushi: Buxhet i mashtrimit dhe i vjedhjes, qeveria projekton një realitet që nuk përputhet me atë që po ndodh në ekonomi

Ai u shpreh se pensionistëve shqiptarë do t'u duhej një shekull për të arritur fuqinë blerëse të pensioneve mesatare europiane, ndërsa aktualisht ajo përfaqëson vetëm 19% të mesatares së BE-së.

19 November 2026, 16:32 Nga G.M
Buxheti 2027/ Blushi: Buxhet i mashtrimit dhe i vjedhjes, qeveria projekton
Tedi Blushi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka kritikuar projektbuxhetin e vitit 2027, duke e cilësuar atë si antisocial dhe mashtrues. Ai u shpreh se pensionistëve shqiptarë do t'u duhej një shekull për të arritur fuqinë blerëse të pensioneve mesatare europiane, ndërsa aktualisht ajo përfaqëson vetëm 19% të mesatares së BE-së.

Gjatë fjalës së tij, Blushi akuzoi qeverinë se nuk po e përkthen rritjen ekonomike në mirëqenie për qytetarët dhe se nuk po garanton pensione dinjitoze. Ai kritikoi edhe rënien e eksporteve, rritjen e deficitit tregtar dhe nivelin e borxhit publik, duke deklaruar se çdo foshnjë shqiptare e nis jetën me rreth 8,100 euro borxh. Sipas tij, projektbuxheti nuk mbështet mjaftueshëm familjet, fëmijët dhe prodhimin vendas, por ua kalon barrën e politikave ekonomike brezave të rinj dhe pensionistëve.

Deklarata e plotë:

Buxheti 2027 i Edi Ramës është buxheti më antisocial, buxheti i mashtrimit dhe i vjedhjes, i tatëpjetës ekonomike, i pikiatës së euros, të prodhimit, të eksporteve dhe të shërbimeve! Ky buxhet nis me mashtrimin e madh të kursit të këmbimit. 

Qeveria e ka ndërtuar mbi parashikimin e një euroje që këmbëhet me 96 lekë, ndërkohë që sot 1 euro këmbet me 89 lekë. Pra, edhe në themel të llogarive buxhetore, qeveria projekton një realitet që nuk përputhet me atë që po ndodh në ekonomi. 

Kjo është vetëm njëra anë e mashtrimit. Ky është buxheti i një ekonomie që nuk po e kthen rritjen e saj në mirëqenie për qytetarët, në rritje të prodhimit dhe të eksporteve.
Për një ekonomi të vogël që mbështetet te tregjet e huaja për të nxitur rritjen, eksportet janë barometri më i saktë i vitalitetit ekonomik, i konkurrueshmërisë dhe i aftësisë prodhuese të një vendi.

Nga viti 2022, eksportet shqiptare kanë hyrë në një trajektore të pandërprerë rënëse, duke zbritur nga rreth 4,8 miliardë lekë në vetëm 3,4 miliardë lekë në vitin 2025, pra një tkurrje totale prej gati 28%.Kjo është dëshmi e dobësimit të ekonomisë prodhuese, e humbjes së tregjeve dhe e rënies së konkurrueshmërisë. Pra një vend që prodhon gjithnjë e më pak, importon gjithnjë e më shumë dhe që mbështetet te konsumi, ndërtimi dhe turizmi.

Përmasat e këtij dështimi bëhen edhe më të qarta kur krahasohemi me rajonin. Në vitin 2025, Maqedonia e Veriut eksportoi rreth 8 miliardë euro mallra, 122% më shumë se Shqipëria, e cila eksportoi vetëm rreth 3,6 miliardë euro. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT-it, Shqipëria e mbylli vitin 2025 me vetëm 3.4 miliardë lekë eksporte, kundrejt 8,8 miliardë lekëve importe. 

Deficiti tregtar arriti në rreth 5.4 miliardë euro, ndërsa eksportet mbuluan vetëm 39% të importeve. Me fjalë të tjera, për çdo 100 lekë mallra që importojmë, arrijmë të eksportojmë vetëm 39 lekë.Ndërsa fytyra antisociale e Buxhetit 2027 duket më qartë ste mbështetja te dy skajet e jetës, te foshnjat që sapo lindin dhe te pensionistët që kanë kaluar një jetë të tërë në punë.Sipas përllogaritjes së borxhit publik prej 16,2 miliardë eurosh, çdo shqiptar mbart mbi supe rreth 8 100 euro borxh. 

Kjo do të thotë se një foshnjë shqiptare e nis jetën me një faturë borxhi që nuk e ka krijuar dhe për të cilën nuk mban asnjë përgjegjësi. Ndërkohë, çfarë ofron qeveria për të mbështetur lindjen dhe rritjen e fëmijëve? Skema e re e prezantuar parashikon, nga korriku 2027, mbështetje mujore deri në moshën pesëvjeçare, 5 mijë lekë për fëmijën e parë, 7 mijë lekë për të dytin dhe 10 mijë lekë për të tretin, sipas kritereve të përcaktuara për përfituesit. Pra, edhe kjo mbështetje nuk është një e drejtë universale për çdo foshnjë, por një ndihmë e kushtëzuar nga të ardhurat familjare.

Ndërsa vende të rajonit, si Serbia, kanë ndërtuar skema mbështetjeje shumë më të konsiderueshme për lindjen e fëmijëve.Serbia mbështet lindshmërinë me 4,260 euro për fëmijën e parë, 5,112 euro për të dytin, 19,427 euro për të tretin dhe 27,000 euro për fëmijën e katërt.

Po aq dramatike është situata e pensionistëve. Sipas të dhënave të raportit të Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare, fuqia blerëse e pensionit mesatar në Shqipëri është vetëm rreth 19% e mesatares së Bashkimit Europian. Një pensionist në Malin e Zi, pra një shqiptar i Ulqinit ka fuqi blerëse rreth tri herë më të lartë se një pensionist shqiptar në Shkodër. 

Sipas të njëjtit krahasim, një pensionisti shqiptar në Ulqin të Malit të Zi i duhen rreth 14 vite për të arritur fuqinë blerëse të sotme të pensioneve mesatare europiane, ndërkohë që një pensionisti shqiptar në Shkodër i duhet 100 vite.Një pensioni shqiptar në Strugë të Maqedonisë së Veriut i duhen 23 vite për të arritur nivelin mesatar të pensionit europian, ndërsa një pensionisti shqiptar në Pogradec, i duhet edhe 1 shekull jetë.

Një shekull! 

Ky është horizonti që u ofron pensionistëve shqiptarë kjo politikë ekonomike për të arritur nivelin e sotëm europian të fuqisë blerëse të pensioneve.Qeveria mund të flasë për dyfishim të bonusit mujor, për indeksim dhe për miliarda lekë të parashikuara në buxhet. Por pensionistët nuk jetojnë me shifra. 

Ky buxhet nuk ndërton të ardhmen e fëmijëve, nuk garanton pleqëri dinjitoze, nuk mbron prodhimin vendas dhe nuk u jep frymëmarrje eksportuesve e bizneseve të shërbimeve. Ai nuk matet me propagandën e qeverisë, por me jetën reale të qytetarëve.Një foshnjë e nis jetën me 8 100 euro borxh. Një pensionisti i duhet një shekull për të arritur fuqinë blerëse të pensioneve europiane. Dhe qeveria e quan këtë buxhet zhvillimi! Ky është Buxheti Antisocial 2027, një buxhet që ua faturon korrupsionin  fëmijëve dhe ua vështirëson duke ua pamundësuar pensionin dinjitoz pensionistëve./Dosja.al

tedi blushi

Sondazh

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë