19 November 2026, 16:30
Nga E. D
Albulena Haxhi
KOSOVË- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vizitës në Kosovë të Jakup Krasniqit, i cili ka ardhur për të qëndruar pranë bashkëshortes së tij, gjendja shëndetësore e së cilës është rënduar. Përmes një deklarate, Haxhiu ka shprehur dhimbjen dhe solidaritetin me familjen Krasniqi, duke i uruar forcë dhe qetësi në këto momente të vështira.
Ajo ka rikujtuar kontributin e Jakup Krasniqit gjatë luftës së UÇK-së dhe në proceset e rëndësishme të shtetndërtimit të Kosovës, duke theksuar se ai po përballet me vështirësi familjare, larg lirisë. Haxhiu ka ritheksuar qëndrimin e saj lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke thënë se beteja për drejtësi dhe lirimin e tyre do të vazhdojë tashmë që çështja ndodhet në Gjykatën e Apelit.
Reagimi i plotë:
Me shumë dhimbje dhe bashkëndjenjë po e përcjellim ardhjen e bacës Jakup Krasniqi në Kosovë. Ai është kthyer për pak ditë, për të qenë pranë bashkëshortes, gjendja shëndetësore e së cilës është rënduar.
Zëri i UÇK-së gjatë luftës, Kryetari i Kuvendit që drejtoi seancën historike të shpalljes së Pavarësisë dhe atë të miratimit të Kushtetutës, një nga figurat e rëndësishme të shtetndërtimit të Kosovës. Sot, Jakup Krasniqi po kalon ditë të vështira, larg lirisë dhe në rrethana të rënda familjare, por jo i vetëm.
Qëndrimi im për procesin dhe aktgjykimin ndaj tij dhe të tjerëve është i njohur. Tani që çështja ndodhet në Apel, do ta vazhdojmë betejën për drejtësi dhe për lirimin e plotë të krerëve të UÇK-së. Jam pranë Jakup Krasniqit, bashkëshortes dhe gjithë familjes së tij. Atyre u uroj forcë dhe që këto ditë, sado të vështira, t'i kalojnë bashkë e në qetësi./Dosja.al
jakup krasniqi
Politike
19 November 2026, 16:16
E. D
SERBI- Çështja e Kosovës riktheu tensionet në skenën politike serbe, këtë herë brenda Parlamentit të ri, ku...
Politike
19 November 2026, 15:34
E. D
Edi Rama dhe Friedrich Merz
BERLIN- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Berlin, ku është pritur në Kancelarinë Federale n...
Politike
19 November 2026, 15:15
E. D
Ervin Demo
TIRANË- Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, tha se projektbuxheti 2027 me mbi 10 miliardë euro, synon që rritja e...
Politike
19 November 2026, 15:00
E.d
Albin Kurti
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar ditën e sotme se javën e ardhshme pritet të pranohet drafti i par&e...
Politike
18 November 2026, 23:33
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka pasur një replikë të fortë me deputetin e opo...
Politike
19 November 2026, 13:39
E.d
Pamje
TIRANA- Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale ka miratuar ditën e sotme nen për nen dhe n...
Politike
19 November 2026, 12:55
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar qeverinë për abuzime masive me fondet publike përmes shpenzimeve ...
Politike
19 November 2026, 12:37
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partsië Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat ...
Politike
19 November 2026, 12:21
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Bordi i Transparencës ka ndryshuar çmimet e karburanteve në vend. Mësohet se Bordi i Transparencës ka ...
Politike
19 November 2026, 12:19
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se buxheti për vitin 2027 nuk është 1...