Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Aleksanders Dolars, 23 vjeç, është dënuar me 9 vite e 4 muaj burg, pasi pranoi akuzën për shkaktim të vdekjes nga drejtimi i rrezikshëm i automjetit.

BRITANI- Një aksident i rëndë është regjistruar në Britaninë e Madhe ku humbi jetën një 12-vjeçar. Shoferi ka përfunduar në burg të pas arratisjes drejt Letonisë për t’i shpëtuar drejtësisë.
Aleksanders Dolars, 23 vjeç, është dënuar me 9 vite e 4 muaj burg, pasi pranoi akuzën për shkaktim të vdekjes nga drejtimi i rrezikshëm i automjetit. Ai gjithashtu është ndaluar të drejtojë automjetin për 16 vite.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 14 qershor 2024, në Coventry të Anglisë, kur 12-vjeçari Keaton Slater po kthehej nga shkolla së bashku me disa shokë. Dolars po drejtonte një automjet BMë me shpejtësi mbi 70 milje në orë, në një zonë ku kufiri ishte vetëm 30 milje në orë. Sipas prokurorisë, ai arriti shpejtësinë deri në 76 milje në orë dhe kaloi me shpejtësi mes automjeteve.
Trupi i 12-vjeçarit u përplas me dy automjete të parkuara, ndërsa ai ndërroi jetë pak pas aksidentit. Automjeti u gjet i braktisur më shumë se 9 kilometra larg vendit të aksidentit, rreth 20 minuta më vonë.
Menjëherë pas ngjarjes, Dolars u largua drejt Letonisë, ku qëndroi për më shumë se dy vite, përpara se të ekstradohej në Britani në gusht 2026. Ai u paraqit në gjykatë në ëarëick dhe pranoi përgjegjësinë për vdekjen e të miturit.
Gjatë seancës gjyqësore, nëna e viktimës, Louise Slater, lexoi një deklaratë prekëse për humbjen e të birit.
“Nuk ka fjalë që mund ta përshkruajnë siç duhet dhimbjen e humbjes së një fëmije. Është një dhimbje që nuk të largohet kurrë. Kur Keaton doli nga dera jonë atë ditë, ne prisnim që ai të kthehej në shtëpi. Nuk e imagjinonim kurrë se po e shihnim të largohej për herë të fundit”, deklaroi ajo.
Babai, Clint Slater, e përshkroi të birin si mikun e tij më të mirë, duke thënë se dhimbja më e madhe është fakti se familja nuk do të mund të shohë kurrë se çfarë njeriu do të bëhej ai në të ardhmen.
Keaton ishte një fëmijë i gëzuar dhe energjik, i apasionuar pas futbollit dhe me ëndrrën për t’u bërë futbollist. Megjithatë, prindërit e 12-vjeçarit u shprehën të pakënaqur me dënimin, duke argumentuar se ai duhej të ishte më i gjatë.
“Është mirë të dimë se nuk do të jetë në gjendje të dalë në rrugë dhe t’i shkaktojë një tragjedi tjetër një familjeje, por mendoj se duhej të kishte marrë më shumë vite burg, sepse fëmija im jetoi vetëm 12 vite në këtë planet”, deklaroi nëna e viktimës./Dosja.al
GREQI- Policia greke ka arrestuar tre shtetas egjiptianë, të dyshuar për një grabitje të dhunshme ndaj një gruaje të mo...
JD Vance SHBA- Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance po shqyrton mundësinë që të mos kandidojë për president n&eum...
RUMANI- Në një fabrikë në qytetin Râmnicu Vâlcea të Rumanisë është regjistruar një incident kimik pasi...
BRUKSEL- Pesë vende evropiane, përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Mbretërinë e Bashkuar, do të përfaqësoj...
FRANCË- Të shtunën, më 14 nëntor, janë paralajmëruar disa tubime dhe marshime në Francë ndërsa për t&eum...
SHBA- Një parashikim shkencor i publikuar 66 vite më parë ka rikthyer edhe njëherë vëmendjen në rrjetet sociale, pasi pë...
SHBA- YouTube cilësohet si rrjeti social më i përdorur në Shtetet e Bashkuara, i ndjekur nga Facebook dhe Instagram. Nga raporti vjetor i Q...
MEKSIKË- Marina e Meksikës është angazhuar në një operacion për pastrimin e algave detare sargassum, të cilat po m...
MOSKË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Moskë ku një automjet është shpërthyer me eksploz...
LONDËR- Një avion i kompanisë ajrore British Airways është filmuar gjatë uljes në aeroportin Heathrow të Londr&eum...