LIVE UPDATES
Bota

"JD Vance po mendon të tërhiqet nga gara presidenciale e 2028 në SHBA"/ CNN: Lufta me Iranin dhe humbja e republikanëve vënë në pikëpyetje kandidimin e tij

CNN ka biseduar me rreth dhjetë aleatë dhe këshilltarë të Vance, të cilët kanë treguar se zëvendëspresidenti amerikan po e mendon gjithnjë e më seriozisht mundësinë e tërheqjes nga gara. Një brej burimeve ka thënë se Vance është mjaftueshëm i ri dhe mund të rikthehet nëse rrethanat aktuale nuk i japin mundësi të ketë sukses. 

13 November 2026, 20:01 Nga E. D
"JD Vance po mendon të tërhiqet nga gara presidenciale e 2028
JD Vance

SHBA- Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance po shqyrton mundësinë që të mos kandidojë për president në vitin 2028, pas humbjes së rëndë të republikanëve në zgjedhjet për Kongresin më 3 nëntor. CNN shkruan se lufta jopopullore me Iranin, përçarjet mes mbështetësve të Donald Trump dhe angazhimet familjare kanë bërë që 42-vjeçari të vërë gjithnjë e më shumë në dyshim mundësitë e tij për të fituar.

CNN ka biseduar me rreth dhjetë aleatë dhe këshilltarë të Vance, të cilët kanë treguar se zëvendëspresidenti amerikan po e mendon gjithnjë e më seriozisht mundësinë e tërheqjes nga gara. Një brej burimeve ka thënë se Vance është mjaftueshëm i ri dhe mund të rikthehet nëse rrethanat aktuale nuk i japin mundësi të ketë sukses. 

“Nuk do të më habiste asnjë vendim i tij. Ai është vetëm 42 vjeç. Është mjaftueshëm i ri dhe mund të rikthehet nëse rrethanat aktuale nuk i japin mundësi të ketë sukses. Ndoshta thjesht nuk është koha e tij," tha një prej burimeve.

Vance ende nuk ka vendosur një afat për marrjen e vendimit, ndërsa disa prej bashkëpunëtorëve të tij vazhdojnë të besojnë se ai do të kandidojë. Këtë verë, zëvendëspresidenti u bë baba për herë të katërt, çka ka shtuar spekulimet se mund t'i shtyjë ambiciet presidenciale.

“Nëse nuk i japin fund luftës në Iran, asnjë republikan nuk ka shanse në vitin 2028”, deklaroi për CNN një aleat i Vance.

Lufta ka shkaktuar pakënaqësi të madhe mes votuesve amerikanë, përfshirë shumë prej atyre që mbështetën Trumpin në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Vetë Vance, mëngjesin pas zgjedhjeve për Kongresin, ia atribuoi hapur humbjen e republikanëve luftës me Iranin.

“Arsyeja pse humbëm është lufta. Vetë presidenti e tha këtë mbrëmë. Nëse doni të pretendoni se ia vlejti, se humbja e Senatit për gjashtë vitet e ardhshme ishte një çmim që ia vlente të paguhej, atëherë thuajeni. Jini të sinqertë. Por të gjithë e dinë pse humbëm. Çdo diskutim i sinqertë për rrugën që duhet të ndjekim më tej duhet të nisë nga kjo”, shkroi Vance.

Sipas dy burimeve të njohura me bisedat mes tyre, ky qëndrim e zemëroi Trumpin, i cili i kërkoi llogari zëvendëspresidentit pse nuk kishte mbrojtur vendimin për të sulmuar Iranin. Megjithatë, Shtëpia e Bardhë deklaroi zyrtarisht se Trump nuk kishte pasur asnjë problem me deklaratën e Vance.

Të enjten, Trump i kërkoi Vance të tërhiqej nga procesi i negociatave me Iranin, për të cilin e kishte ngarkuar më parë, dhe të përqendrohej plotësisht te lufta kundër korrupsionit. Vance kishte mbështetur më herët përfundimin e luftës, zgjidhjen e problemit të kostos së lartë të jetesës dhe rishikimin e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Izraelin.

Rich Baris, një ekspert sondazhesh i afërt me lëvizjen e Trumpit, beson se shumë votues republikanë e kanë humbur besimin te presidenti, pasi ai nuk ka përmbushur premtimet për uljen e kostos së jetesës dhe shmangien e luftërave të reja.

“MAGA ka vdekur. Problemi që do të ketë zëvendëspresidenti është se duhet t'i motivojë këta votues dhe t'i bëjë të besojnë përsëri, sepse Partia Republikane e ka humbur plotësisht besueshmërinë tek ata”, deklaroi Baris.

Bashkëpunëtorët e Vance po përpiqen të rikthejnë mbështetjen e votuesve dhe e konsiderojnë një aleat të rëndësishëm Stephen Miller, bashkëpunëtorin e Trumpit, i cili këtë javë mori drejtimin e stafit të Shtëpisë së Bardhë. Në zgjedhjet e fundit, republikanët humbën mbështetje mes të rinjve, burrave, votuesve latinoamerikanë dhe të bardhëve pa arsim universitar.

Ndërkohë, edhe figura të tjera republikane po përgatiten për garën presidenciale, mes tyre guvernatori i Floridës Ron DeSantis, senatori Ted Cruz dhe guvernatori i Xhorxhias Brian Kemp. Komentatori konservator Tucker Carlson ka nisur gjithashtu të përmendë mundësinë e një kandidimi të pavarur.

Nëse vendos të kandidojë, Vance mund të mbështetet te donatorë të pasur si Elon Musk dhe Peter Thiel. Rrjeti i tij i donatorëve, Rockbridge Network, zhvilloi këtë javë një takim në Hjuston për të diskutuar planet e ardhshme politike. Megjithatë, Trump ende nuk ka vendosur nëse do ta mbështesë zëvendëspresidentin e tij si pasardhës. Ai u ka thënë bashkëpunëtorëve se për momentin dëshiron të vëzhgojë kandidatët e mundshëm./Dosja.al

JD Vance

Sondazh

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes