LIVE UPDATES
Editorial

Përrallat serbo-ruse për bashkëpunimin ushtarak

30 October 2019, 10:54 Nga DOSJA
Përrallat serbo-ruse për bashkëpunimin ushtarak

Edhe një stërvitje tjetër serbo-ruse e këtyre ditëve, ishte tepër e mirëseardhur për mediat e regjimit në Serbi, në veçanti për tabloidet, të cilat shkruanin për namin e sistemeve raketore ruse S-400. Ja vetëm disa nga kryetitujt: “Tepër të fortë jemi: Oficerët serbë janë stërvitur për përdorimin e S-400”, “Shuplaka ruse për Perëndimin: Paniku në NATO për shkak të S-400 në Serbi!”, “Stërvitja ushtarake ‘Slovensko bratstvo’ (Vëllazëria sllovene) ka alarmuar Perëndimin”…

Në opinionin serb është krijuar pra – për të satën herë me radhë – bindja për dominimin e bashkëpunimit ushtarak me Rusinë. Por faktet flasin ndryshe: Vendet e NATO-s ndihmojnë shumë më shumë Serbinë ushtarakisht, se sa Rusia. Ushtria e Serbisë shumë më shpesh merr pjesë në stërvitjet dhe projektet partnere me NATO-n. Serbia ka shumë më shumë projekte të nënshkruara partneriteti me NATO-n, se sa me Rusinë. Ndaj shtrohet pyetja: Cili është qëllimi i kësaj politike serbe të sigurisë?

Faktet për donacionet

Hulumtimet e Institutit për Çështje Evropiane kanë dëshmuar se në vitin 2018, Serbia ka marrë më së shumti donacione nga SHBA (rreth 2.375.000 euro), ndërsa nga të gjithë të tjerët, pak më shumë se dy milionë. Rusia gjatë vitit të kaluar ishte ndër pesë donatorët më të vegjël të Serbisë. Ushtria serbe ka marrë pjesë në periudhën prej vitit 2012 – 2018 në 11 stërvitje të përbashkëta ushtarake me NATO-n, si dhe në 98 stërvitje ushtarake me vendet anëtare të aelancës. E megjithatë, shumica e të anketuarve në Serbi janë kundër anëtarësimit të Serbisë në NATO.

Nikola Luniq, drejtor i Këshillit për Politika Strategjike, për Deutsche Wellen thotë se donacioni i vetëm i Federatës së Rusisë për Serbinë ka qenë dhjetë automjete të blinduara, me vlerë prej rreth 150.000 dollarë. Ndërkohë që SHBA i kanë dhënë Serbisë 40 automjete „hamer”, me vlerë prej 7,5 milionë dollarë.

„E kur pyet njerëzit e rëndomtë në Serbi, të gjithë kanë lexuar dhe dëgjuar për donacionin rus, ndërsa per “hamerët” amerikanë janë tërësisht të painformuar. Nga Federata e Rusisë ne marrim gjëra të vjetëruara, të cilat ata i nxjerrin jashtë përdorimit, dhe në vend se t’i shkrijnë dhe prodhojnë gjëra të tjera, ata ua japin ato vendeve të treta si donacione. Ne kemi nevojë për edukimin e popullatës për çështjet e sigurisë, në veçanti për edukimin e të rinjve“, pohon Luniq.

“Situatë skizofrene”

Gjenerali në pension i aviacionit të Serbisë, Sreto Malinoviq shpjegon për Deutsche Wellen se krerët politikë serbë janë duke bërë një politikë “skizofrene”. „Jepet shenja për shkuarje në të majtë, ndërsa vozitet në të djathtë… këto janë vetëm veprime politike, shpresoj unë. Sepse negociatat dhe anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian është rruga e vetme racionale për siguri. Ata po bëjnë gjoja politikë properëndimore ndërkohë që në opinion po krijojnë një bindje rusofile. Njëra flitet, e dyta punohet, e treta mendohet”, pohon Malinoviq.

Ai shtron pyetjen edhe pyetjen, kush e ka paguar sjelljen në Serbi të sistemit S-400 për stërvijte? Ndërkohë që ky sistem ka shërbyer vetëm si maketë, sepse nuk ka mundur të përdoret. „Këto janë gjëra që kushtojnë dhe shteti paguan, ndërsa fëmijët tanë përpiqen të na i shërojnë me dërgimin e SMS-ve”, paralajmëron Malinoviq.

Një gjë të njëjtë ka vërejtur edhe Nikola Luniq. Ai pohon se Serbia nuk ka asnjë poligon ushtarak, ku mund të përdoren sisteme të këtilla të mbrojtjes kundërajrore. Serbia për të provuar sistemet raketore dërgon forcat e veta ushtarake në Bullgari. “E ata kanë sjellë këtu në Serbi sistemin S-400! Ky është thjesht një promovim politik dhe futje në fushatën parazgjedhore. Duan të dëshmohen para nacionalistëve të zjarrtë dhe të hedhin vaj në teoritë, se serbët janë popull qiellor ndërsa Serbia shteti i përzgjedhur”, pohon Luniq.

Vlade Raduloviq, analist ushtarako-politik, për Deutsche Wellen thotë se pavarësisht faktit që kohët e fundit vërehet një ngecje në bashkëpunimin me NATO-n, e vërteta është që Serbia me këtë aleancë ka bashkëpunim shumë më intensiv se sa me Federatën e Rusisë.

“Por përmes propagandës në media krijohet bindja se më së shumti bashkëpunojmë me Rusinë. Momenti vendimtar për krijimin e kësaj lloj bindjeje ishte rrëfimi për dhurimin e avionëve rus MiG 29, të cilin ne do t’i paguajmë më vonë, sipas të dhënave zyrtare, 185 milionë dollarë. Ndërkohë që ende nuk e dimë se sa do të kushtojë modernizimi i tyre”, pohon Raduloviq. Ai shton se Serbia në anën tjetër ka marrë donacione prej NATO-s në vlerë prej dhjetëra miliona dollarëve.

Politika populiste

Mashtrimi tendencioz i opinionit nga politikanët dhe krijimi i një bindjeje të rrejshme ka për synim përfitimet politike tek zgjedhësit e mundshëm. Nikola Luniq paralajmëron se kjo e dëmton shumë jo vetëm Serbinë, por edhe të gjithë rajonin. “Madje edhe vet Nikita Bondarev (nga Instituti për Studime Strategjike) e thotë qartë: Rusia i sheh liderët politikë në rajonin tonë vetëm nga perspektiva e interesave ruse. Por serbët nuk janë mësuar të bëjnë dallimin mes emocioneve dhe interesave. Ndaj Vulin (ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin) paraqitet si personi, i cili përcakton vlerat dhe qëllimet nacionale! Ai ka thënë se bashkëpunimi me NATO-n është interes, ndërsa bashkëpunimi me Rusinë është përcaktim emocional. Këto janë pengesa të mëdha për normalizimin e raporteve në rajon dhe për marrëveshje me Kosovën“, paralajmëron Luniq.

Loja e këtillë me çështjet e sigurisë mund të jetë edhe shumë e rrezikshme. “Kur kemi parasysh pozitën dhe rolin tonë shumë të vogël, madje minimal, në suazat globale, atëherë me daullet tona të zhurmshme ne mund të të shkaktojmë një gjendje që do të na kthejë 50 vjet mbrapa. E ne themi se jemi faktor stabiliteti në rajon. Çfarë faktori stabiliteti jemi ne, kur eksportojmë retorikë të jo-stabilitetit, konfrontimeve, një retorikë që na fut në grindje me fqinjët“, nënvizon Sreto Malinoviq.

Ndonëse Serbia tërë kohën pohon se është neutrale ushtarakisht, Vlade Raduloviq kujton se neutraliteti ushtarak nuk parashikohet në Kushtetutën e Serbisë, por vetëm me një deklaratë parlamentare nga viti 2007. Nga ana tjetër, Serbia vazhdon bashkëpunimin ushtarak me Rusinë, Kinën, Bjellorusinë, SHBA dhe NATO-n.

“Problematike është edhe çështja e blerjes së armëve nga Federata e Rusisë. Hapur na është thënë se futja në transaksione serioze ushtarake me Rusinë mund të rezultojë me sanksionet amerikane”, paralajmëron Raduloviq, duke shtuar se Serbia ka refuzuar të vendosë sanksione kundër Rusisë, ndonëse kjo ka qenë politikë e BE. Ndërkohë që ajo nuk e ka mbështetur politikën e BE edhe në disa çështje të tjera. “Në këtë mënyrë ne tregojmë se politika jonë e jashtme është shumë kontestuese, sepse pa e ndjekur një politikë të caktuar, ju nuk mund të realizoni qëllimet e proklamuara. Ne shpesh nuk jemi duke harmonizuar politikën me çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes në BE”, pohon Raduloviq.

Nikola Luniq shton se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq e kupton mirë politikën e sigurisë në rajon. Ai vet ka thënë se anëtarësimi i Serbisë në NATO do të zgjidhte 90% të problemeve tona. „Është e vërtetë që ai e kupton këtë. Shpresoj shumë se ai do t’i kuptojë edhe interesat e Serbisë dhe rajonit. Ne duhet të bashkëpunojmë me vendet e rajonit, edhe Kosovën duhet ta shikojmë si partner. Kjo është në interesin e përbashkët të rajonit”, pohon Luniq. Ai shpreson se kursi i Serbisë në çështjet e sigurisë do të ndryshojë pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Rreziqet e vërteta

Të gjithë bashkëbiseduesit e Deutsche Welles janë dakord me konstatimin se propaganda mediatike në Serbi shërben vetëm për të fshehur qëllimin e pushtetit – që të injorojë nevojat e vërteta për sigurinë e njeriut të rëndomtë.

„Në të gjitha sondazhet thuhet, se qytetarët si kërcënimin kryesor të sigurisë së tyre shohin korrupsionin, politikanët dhe pushtetin e keq. Askush nuk e respekton këtë, por flitet për armatimet virtuale dhe garën për armatim në të gjithë rajonin”, pohon Niola Luniq.

„Me këtë lloj cirku është krijuar përshtypja sikur NATO ka vënë gishtin në kokë dhe po mendon se çfarë po ndodh në Serbi. Por mendoj se është shumë me rëndësi që populli i Serbisë ta verë gishtin në kokë dhe të mendoj më mirë, se në cilin drejtim duhet të shkojë”, konstaton Sreto Malinoviq.

Marrë nga DW

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial aleksandar vucic stervitja serbo-ruse vladimir putin aleksandar vucic stervitja serbo-ruse vladimir putin

Sondazh

Editorial 21 October 2019, 12:00

Çmimi i lartë i tradhtisë së Donald Trump-it

SHBA- Ekzistojnë disa arsye pse vendimi i presidentit amerikan Donald Trump për tërheqjen e forcave amerikane nga Siria veriore dhe lënien e kurdëve të rajonit ...

Editorial 19 October 2019, 15:45

Darka e gabuar

Të gjitha gazetat dhe portalet shqiptare botuan këto ditë një tekst me titull “Çfarë ka shkruar Kadare për Peter Handken njëzet vjet më parë në ditarin e...

Editorial 18 October 2019, 10:49

Gishti i ambasadorit të OSBE, si metaforë

Gishti i ngritur i ambasadorit të OSBE-së, Borschardt, ndaj protestuesve të “Astirit”, si përgjigje e thirrjes së tyre “Shame on you” dhe pastaj ndjesa e tij pë...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin