LIVE UPDATES
Politike

Pjerin Ndreu konfirmon rikandidimin për Bashkinë e Lezhës në zgjedhjet e 2027-ës: Kemi përgjegjësi të mëdha për të përmbushur

Ndreu, i cili ka përfunduar dy mandate në krye të bashkisë, bëhet kryebashkiaku i parë që konfirmon synimin për të kërkuar një mandat të tretë.

1 November 2026, 08:52 Nga G.M
Pjerin Ndreu konfirmon rikandidimin për Bashkinë e Lezhës
Pjerin Ndreu

 

LEZHË- Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, ka njoftuar se do të garojë sërish për drejtimin e bashkisë në zgjedhjet lokale të 9 majit 2027, nën siglën e Partisë Socialiste. Ndreu, i cili ka përfunduar dy mandate në krye të bashkisë, bëhet kryebashkiaku i parë që konfirmon synimin për të kërkuar një mandat të tretë.

Në fjalën e tij, ai thekson se gjatë viteve të fundit Bashkia Lezhë ka kaluar nga vështirësitë financiare drejt një faze të re investimesh dhe zhvillimi. Ndreu nënvizon se vendimi për të kandiduar sërish lidhet edhe me projektet e nisura, të cilat sipas tij duhet të përfundojnë, si dhe me sfidat e reja që kërkojnë angazhim dhe përgjegjësi.

Postimi i kryebashkiakut Pjerin Ndreu:

Disa arsye dhe shumë përgjegjësi për rikandidimin më 9 maj!

Më 9 maj do të rikandidoj për një mandat të tretë në krye të Bashkisë Lezhë, sepse kemi arsye të forta për të vazhduar dhe përgjegjësi edhe më të mëdha për të përmbushur!

Mandati i parë, 2019–2023, ishte një betejë me vështirësi të jashtëzakonshme.

Trashëguam një bashki me:

• 4.6 milionë euro borxhe.

• 1200 punonjës, ku më shumë se gjysma nuk paraqiteshin në punë.

• 12.7 milionë euro buxhet, 65% e të cilit vinte nga granti i qeverisë.

• Pagesa anormale qerash.

• 67% të buxhetit për paga dhe vetëm 17% për investime.

• Situate alarmante e mbetjeve, sidomos ne bregdet.

• infrastrukture urbane dhe rurale ne gjendje te renduar.

Dhe sikur të mos mjaftonin këto, vetëm tre muaj pas marrjes së detyrës u përballëm me tërmetin, më pas me pandeminë dhe krizën e tregjeve për shkak të luftës në Ukrainë.

Por nuk u dorëzuam! Nuk u ankuam! U përballëm dhe punuam!

Sot, pas gati 8 vitesh, Lezha flet me shifra, jo me fjalë!

• Buxheti për vitin 2027 parashikohet të arrijë 33–34 milionë euro, nga 12.7 milionë që ishte në fillim. Shifër që s’ka nevojë për koment! 0 Borxhe!

• 65% e buxhetit sigurohet nga të ardhurat tona dhe vetëm 35% nga qeveria.

• 59% e buxhetit shkon për investime.

• 60% e investimeve realizohen në zonat rurale.

• Jemi ndër 4 bashkitë më të mira për projektet me donatorë.

• Mbi 250 km rrugë rurale, përfshirë projektet në vazhdim.

• Ndër bashkitë më të mira në vend për menaxhimin e mbetjeve.

• Hapa cilësorë në turizëm, sport, çështje sociale, art, kulturë dhe trashëgimi kulturore.

• Përmirësime të rëndësishme në ujësjellës, kanalizime dhe në 900 km kanale ujitëse e kulluese.

Nga një bashki që mezi përballonte shpenzimet, në një bashki që investon, zhvillohet dhe projekton të ardhmen!

Nuk po zgjatem më shumë. Nuk pretendoj se kemi bërë gjithçka dhe as se gjithçka është perfekte. Por kush e njeh Lezhën e vitit 2019 dhe sheh Lezhën e sotme, e kupton ndryshimin!

Kemi ende shumë për të bërë! Kemi projekte të mëdha në zbatim, punë të nisura që duhen përfunduar dhe sfida të reja që kërkojnë përkushtim e përgjegjësi.

Dhe mbi të gjitha, kemi një skuadër të jashtëzakonshme djemsh e vajzash lezhjanë, socialistë, demokratë e pa parti, që punojnë së bashku me një përkushtim të pashoq. Kjo është forca jonë!

E di që ka shumë që nuk na pëlqejnë. Por ka edhe më shumë që na besojnë, na mbështesin dhe na japin forcë të ecim përpara!

Pikërisht këtij besimi i detyrohemi më shumë punë, më shumë rezultate dhe më shumë përgjegjësi!

Mandati i tretë nuk është kërkesë për një privilegj. Është angazhim për të përfunduar atë që kemi nisur dhe për ta çuar Lezhën edhe më përpara!

Ne do të vazhdojmë t’u shërbejmë të gjithëve, edhe atyre që nuk na duan. Sepse Bashkia është e të gjithëve dhe puna jonë u përket të gjithëve!

Ndërsa ata që nuk na duan, do të duhet të na durojnë edhe katër vite të tjera… duke punuar!

Më 9 maj, le të flasin qytetarët! Ne kemi çfarë të tregojmë dhe dimë çfarë kemi ende për të bërë!/Dosja.al

pjerin ndreu

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin