31 October 2026, 20:26
Nga E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur sërish lidhur me protestën studentore dhe përplasjet e regjistruara gjatë ditës në Tiranë. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se dorëheqja e kryeministrit Edi Rama është kushti kryesor për hapjen e një kapitulli të ri politik në vend.
Ai kërkoi gjithashtu krijimin e një qeverie kujdestare, e cila sipas tij do të mundësonte zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Berisha u bëri thirrje qytetarëve dhe forcave të tjera politike që t’i bashkohen protestës studentore, me synimin për largimin e qeverisë Rama dhe rikthimin e votës së lirë.
Sali Berisha: Tirana po jeton sot një ditë tjetër terrori, dhune të falangave të narkoshtetit në mbrojtje të kreut të organizatës kriminale, padrinos dhe zyrtarëve të tij. Trimëria, guximi dhe vendosmëria e studentëve të revoltuar dhe gjimnazistëve mposhti në të gjitha rastet sulmet e egra të narkobanditëve që u përpoqën të shtypin me dhunë protestën. Ndaj dhe, unë kam një mirënjohje të pakufishme për të gjithë gjimnazistët dhe gjimnazistet, studentet dhe studentët, që me guximin, kurajon, vendosmërinë e tyre arritën sot të jenë defacto zotërit e vërtetë të Tiranës.
I treguan sot regjimit se dorëheqja e Edi Ramës është kushti i të gjitha kushteve për një kapitull të ri në paqen sociale të vendit. Është kushti i të gjitha kushteve për krijimin e një qeverie kujdestare, në mënyrë që shqiptarët të shkojnë në zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në këtë kuadër unë ftoj çdo qytetar të këtij vendi, ftoj të gjitha forcat politike të bashkohen në mbështetje të revoltës studentore. Të bashkohen në mbështetje të kësaj revolte me qëllimin e largimit të padrinos dhe rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve. Me qëllim të bëjnë të mundur shqiptarëve të zgjedhin me votën e tyre më të mirët që ata mendojnë./Dosja.al
sali berisha
Politike
31 October 2026, 19:54
E.d
Plarent Ndreca
FIER- Avokati Plarent Ndreca ka paralajmëruar kallëzim penal për shpërdorim detyre ndaj punonjësve përgjegj&eum...
Politike
31 October 2026, 17:11
E.d
Albin Kurti
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar protestat studentore në Tiranë, duke vënë në dukje rë...
Politike
31 October 2026, 17:01
E.d
Pamje
TIRANA- Deputetët e Partisë Demokratike iu bashkuan protestës së studentëve, e cila vijon për të 19-ën ditë...
Politike
31 October 2026, 15:45
E.d
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të shtunën se shpreson që Serbia do ta n...
Politike
31 October 2026, 15:20
E.d
Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar se demokratët nuk e kanë betejën me partit&eum...
Politike
31 October 2026, 14:21
E. D
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, reagoi për mediat pasi protestuesit nuk i pranuan në p...
Politike
31 October 2026, 13:18
E. D
Flamur Noka
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka përcjellë një mesazh për kryeministrin Edi Rama nga pro...
Politike
31 October 2026, 12:55
E. D
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot risitë më të fundit të asistentit virtual Diella në platformën e-Albania.&nb...
Politike
31 October 2026, 11:18
E. D
TIRANË- Media e huaj Breitbart ka raportuar tensionet politike në Shqipëri, ku Partia Demokratike përdori tymuese në Kuvend, n&eu...
Politike
31 October 2026, 08:18
E. D
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish thirrje për dialog me studentët. Ashtu si çdo ditë tjetër, n&e...