Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Në një njoftim pas mbledhjes së Kryesisë, PL akuzon qeverinë për dhunë dhe represion ndaj të rinjve, ndërsa e cilëson largimin e kryeministrit Edi Rama si kusht për zgjidhjen e krizës politike, ekonomike dhe sociale në vend.
TIRANË- Partia e Lirisë u bën thirrje anëtarëve, mbështetësve dhe qytetarëve që t’i bashkohen protestës kombëtare nesër, në orën 12:00, para Kryeministrisë, në mbështetje të studentëve dhe gjimnazistëve. Në një njoftim pas mbledhjes së Kryesisë, PL akuzon qeverinë për dhunë dhe represion ndaj të rinjve, ndërsa e cilëson largimin e kryeministrit Edi Rama si kusht për zgjidhjen e krizës politike, ekonomike dhe sociale në vend.
Partia e Lirisë njofton gjithashtu se ka miratuar masa të reja organizative në nivel qarku, me synimin për të zgjeruar mobilizimin qytetar dhe përshkallëzuar protestat. Në fund të deklaratës, PL shkruan të gjithë bashkë, në mbështetje të studentëve dhe gjimnazistëve.
NJOFTIM I KRYESISË SË PARTISË SË LIRISË
Kryesia e Partisë së Lirisë, e mbledhur sonte, u bën thirrje të gjithë anëtarëve dhe mbështetësve të PL-së, si edhe të gjithë shqiptarëve, nga mbarë vendi të bashkohen masivisht në protestën kombëtare, nesër, në orën 12:00, para Kryeministrisë, në mbështetje të revoltës së studentëve dhe gjimnazistëve.
Solidariteti me të rinjtë, përballë dhunës barbare shtetërore, represionit, gjakosjes, arrestimeve dhe rrëmbimeve kriminale të studentëve, është një detyrim qytetar dhe patriotik. Zëri i studentëve është zëri i një Shqipërie që kërkon dinjitet, drejtësi dhe ndryshim.
Largimi i Edi Ramës është kryekushti i panegociueshëm për t’i dhënë fund krizës shumë të rëndë politike, ekonomike dhe sociale që po kalon vendi, përgjegjës i vetëm i së cilës është Kryeministri dhe Qeveria e tij, që funksionojnë si organizatë mafioze që ka kapur për fyti të gjithë shtetin, përfshi drejtësinë.
Asnjë zgjidhje e vërtetë nuk mund të ndërtohet pa largimin e Edi Ramës. Kryesia e Partisë së Lirisë miratoi gjithashtu masa të reja organizative në nivel qarku, me synimin për të forcuar strukturat dhe për të garantuar një mobilizim sa më të gjerë e të fuqishëm, për përshkallëzimin e revoltës rinore dhe qytetare, me qëllim final shembjen e Narkodiktaturës së vetme në Europë. Të gjithë bashkë, në mbështetje të studentëve dhe gjimnazistëve!/Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me raportimet për dhunimin e Ergys Agasit në bu...
Toni Gogu TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, propozoi sot në Këshillin Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtj...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha gjatë fjalës së tij në tryezën e Këshillit Kombëtar për të...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se duke nisur nga viti i ardhshëm, fëmijët do të qëndrojnë në shkollë...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se qeveria synon të zgjerojë skemat e mbështetjes financiare për familjet, ndër...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ndërsa foli për perdorimin e dhunës tha se ajo mund të kthehet në një mjet kundër shkolla...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim për të drejtat e fëmijëve ka pohuar se duhet të krijohen d...
Ina Zhupa ITALI- Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, zhvilloi takime në Senatin dhe Dhomën ...
Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa TIRANË- Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Sofia Moreira de Sou...
Ervin Demo TIRANË- Ministri Ervin Demo tha se për të monitoruar reagimin e policisë ndaj protestuesve, do të vendosen në ...