30 October 2026, 19:43
Nga E. D
Toni Gogu
TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, propozoi sot në Këshillin Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës katër masa për forcimin e garancive procedurale për të miturit që vihen në kontakt me organet ligjzbatuese. Ministri i paraqiti këto masa si pjesë të qasjes së qeverisë ndaj dhunës së javëve të fundit.
“Protesta paqësore mbrohet. Dhuna ka përgjegjësi. Në këtë përgjigje, Ministria e Drejtësisë mban një pjesë të veçantë: fëmijën”, tha Gogu.
Propozimet janë:
• Një formular të drejtash i shkruar në gjuhë të kuptueshme për fëmijët, që u jepet para marrjes në pyetje;
• Avokat pa vonesë për të miturin që merret në pyetje, sipas garancive që parashikon ligji;
• Njoftim i hershëm i punonjësit të mbrojtjes së fëmijës;
• Të dhëna të përbashkëta ndërinstitucionale për mënyrën si zbatohen këto garanci.
Ministri tha gjithashtu se projekti i Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë për të Miturit 2027–2030, i hartuar me asistencën teknike të UNICEF-it, është në konsultim publik deri më 22 nëntor. Ai propozoi që në konsultim të dëgjohen edhe vetë fëmijët, rreth 20 nëntorit, Ditës së të Drejtave të Fëmijës.
“Drejtësia duhet të arrijë te fëmija, edhe kur familja e tij nuk ka avokat, nuk ka lidhje, apo nuk di ku të trokasë. Fëmija që ka gabuar duhet të dalë nga takimi me drejtësinë me shkollë, me profesion dhe me familjen pranë, jo me një dosje më shumë”, tha Gogu./Dosja.al
toni gogu
Politike
30 October 2026, 18:13
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha gjatë fjalës së tij në tryezën e Këshillit Kombëtar për të...
Politike
30 October 2026, 18:11
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se duke nisur nga viti i ardhshëm, fëmijët do të qëndrojnë në shkollë...
Politike
30 October 2026, 18:01
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se qeveria synon të zgjerojë skemat e mbështetjes financiare për familjet, ndër...
Politike
30 October 2026, 18:00
E.M
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ndërsa foli për perdorimin e dhunës tha se ajo mund të kthehet në një mjet kundër shkolla...
Politike
30 October 2026, 17:52
E.M
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim për të drejtat e fëmijëve ka pohuar se duhet të krijohen d...
Politike
30 October 2026, 17:49
E. D
Ina Zhupa
ITALI- Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, zhvilloi takime në Senatin dhe Dhomën ...
Politike
30 October 2026, 13:16
E. D
Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa
TIRANË- Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Sofia Moreira de Sou...
Politike
30 October 2026, 16:27
E. D
Ervin Demo
TIRANË- Ministri Ervin Demo tha se për të monitoruar reagimin e policisë ndaj protestuesve, do të vendosen në ...
Politike
30 October 2026, 16:24
E. D
Ervin Demo
TIRANË- Ministri i Brendshëm Ervin Demo tha se deri më tani janë shoqëruar 269 të mitur, të cilët mo...
Politike
30 October 2026, 16:22
E. D
Ervin Demo
TIRANË- Ministri i Brendshëm Ervin Demo tha se 347 persona është bilanci i të lënduarve nga protestat kund&eum...