Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Ajo bëri thirrje për përgjegjshmëri nga të gjitha palët, duke kërkuar shmangien e përshkallëzimit të situatës dhe garantimin e së drejtës për protestë paqësore. Sipas saj, një demokraci e fortë nuk matet vetëm nga aftësia për të garantuar rendin publik, por edhe nga mundësia për të garantuar pluralizmin politik, përfaqësimin demokratik dhe besimin e qytetarëve.
TIRANË- Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, duke u ndalur te protestat në Tiranë, reforma territoriale dhe çështja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Duke folur gjatë takimit të katërt të Komitetit të Përbashkët Konsultativ CoR-Shqipëri, Moreira de Sousa theksoi se dhuna nuk mund të jetë një instrument për shprehjen e pakënaqësive në një shoqëri demokratike, ndërsa nënvizoi se qytetarët duhet t'i adresojnë shqetësimet e tyre përmes institucioneve.
Ajo bëri thirrje për përgjegjshmëri nga të gjitha palët, duke kërkuar shmangien e përshkallëzimit të situatës dhe garantimin e së drejtës për protestë paqësore. Sipas saj, një demokraci e fortë nuk matet vetëm nga aftësia për të garantuar rendin publik, por edhe nga mundësia për të garantuar pluralizmin politik, përfaqësimin demokratik dhe besimin e qytetarëve.
Ambasadorja e BE-së foli edhe për reformën territoriale, ku rikujtoi qëndrimin e Komitetit Europian të Rajoneve se kjo reformë duhet të bazohet te funksionet dhe përgjegjësitë e pushtetit vendor dhe jo te interesat elektorale. Ajo iu referua gjithashtu raportit të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, i cili evidenton shqetësime për tendencat e centralizimit të pushteteve, buxhetet e pamjaftueshme për pushtetin vendor, mungesën e burimeve njerëzore dhe përfshirjen e pamjaftueshme në proceset e konsultimit.
Një tjetër çështje e trajtuar nga Ambasadorja ishte ajo e Erion Veliajt. Mazzeo theksoi rëndësinë e garantimit të një procesi të drejtë dhe të pavarësisë së gjyqësorit. Ai iu referua edhe raportit të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, i cili evidenton praktikën e zgjatjes së paraburgimit për kryetarët e bashkive.
“Në Shqipëri dhe në disa vende të Europës po shohim protesta të dhunshme. Kjo nuk mund të ndodhë në demokraci dhe nuk duhet të ndodhë në vendet ku ne mbrojmë demokracinë. Nuk duhet të ketë dhunë në rrugë. Pakënaqësitë e qytetarëve duhet të adresohen në institucionet demokratike. Nga ana tjetër, institucionet duhet të kenë kapacitetet e duhura për të treguar se mund t’i trajtojnë pakënaqësitë e qytetarëve.
Pra, kjo është një punë e madhe që duhet të bëjnë politikanët dhe nëpunësit civilë, për të forcuar kapacitetet e institucioneve në adresimin e këtyre pakënaqësive. Ne nuk e shohim këtë te dhuna që po përshkallëzohet. Duhet të angazhohemi me rininë, shoqërinë civile dhe çdo qytetar, për t’u shpjeguar rregullat e lojës në demokraci. Këto rregulla nuk kanë të bëjnë me shkatërrimin e pasurisë publike dhe private, por me forcimin e ligjeve dhe rregullave që mundësojnë adresimin e pakënaqësive. Ka vende të caktuara ku njerëzit duhet të luftojnë për atë që besojnë dhe këto vende janë institucionet.
Dua të prek një çështje delikate që ka të bëjë me tensionet e fundit të regjistruara në Tiranë. Bashkohem me shqetësimet e shprehura nga presidenti i Parlamentit Europian. Në çdo vend, dhuna nuk duhet të jetë një instrument i pranueshëm për t’u shprehur politikisht në një shoqëri demokratike. Liria e shprehjes dhe e drejta për të protestuar pa dhunë duhet të garantohen, sepse janë vlera dhe të drejta themelore europiane.
Protesta paqësore është një element kryesor i demokracisë, përmes së cilës qytetarët mund të bëjnë që zëri i tyre të dëgjohet. Nisur nga kjo, përfitoj nga rasti t’u bëj apel të gjitha institucioneve dhe protestuesve që të sillen me përgjegjësi dhe të shmangin çdo përshkallëzim, i cili është absolutisht i dëmshëm. Unë mendoj se një demokraci e fortë nuk matet vetëm me mundësinë për të garantuar rendin publik, por edhe me mundësinë që kanë institucionet për të garantuar pluralizmin politik, përfaqësimin demokratik dhe besimin e qytetarëve.
Disa javë më parë, Komiteti Europian i Rajoneve nënvizoi qartë se reforma territoriale duhet të ketë në bazë funksionet dhe detyrat e pushtetit vendor dhe jo interesat elektorale. Këtu nuk kemi të bëjmë me zgjedhjet, por me jetën e qytetarëve. Çdo proces apo reformë duhet të respektojë standardet e BE-së. Duhet të garantohet përfshirja e minoriteteve dhe e drejta e tyre për t’u përfshirë në jetën publike.
Tani u takon qytetarëve dhe institucioneve të vëzhgojnë pasojat e kësaj reforme dhe të vlerësojnë konkretisht efektet e saj. Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës nënvizon, në disa aspekte të reformës territoriale, një tendencë jo të duhur të centralizimit të pushteteve, pamjaftueshmërinë e buxheteve të përcaktuara për pushtetin vendor, mungesën e burimeve njerëzore dhe mungesën e gjithëpërfshirjes në mekanizmat e konsultimit. Në këto aspekte duhet të punohet.
Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës flet për disa çështje, siç është praktika e tejzgjatur e paraburgimit për kryetarët e bashkive, duke iu referuar gjithashtu edhe vëzhgimeve të Komisionit të Venecias. Ne, si përfaqësues të autonomisë vendore, e vërejmë me shumë kujdes atë që po ndodh me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, duke përsëritur rëndësinë e një procesi të drejtë dhe të pavarësisë së gjyqësorit”, tha Sofia Moreira de Sousa./Dosja.al
Ervin Demo TIRANË- Ministri Ervin Demo tha se për të monitoruar reagimin e policisë ndaj protestuesve, do të vendosen në ...
Ervin Demo TIRANË- Ministri i Brendshëm Ervin Demo tha se deri më tani janë shoqëruar 269 të mitur, të cilët mo...
Ervin Demo TIRANË- Ministri i Brendshëm Ervin Demo tha se 347 persona është bilanci i të lënduarve nga protestat kund&eum...
Tedi Blushi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar pasi Bajram Begaj dekretoi 9 maj...
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas dekretit të Bajram Begaj për caktimin e dat&...
TIRANË- Bajram Begaj ka dekretuar datën e zhvillimit të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Bëhet me dije se pas takime...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të Sekretariatit të Etikës për p&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka deklaruar se në rast se PD vjen në pushtet, asnjë taksë në...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka kritikuar ashpër paketën e re fiskale të qeverisë Rama, duke e ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protest&e...