Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Terminalet POS virtuale mundësojnë pranimin e pagesave elektronike, zakonisht me karta, për të lehtësuar kryerjen e pagesave nëpërmjet faqeve të internetit. Ky produkt është i lidhur sidomos me platformat e tregtisë elektronike të bizneseve, megjithatë mund të përdoret edhe nga institucionet për të mundësuar pranimin e pagesave online për shërbimet publike.

TIRANË- Përdorimi i terminaleve virtuale për pranimin e pagesave online është në rritje këtë vit, por numri i tyre ngelet ende shumë i vogël. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në mesin e vitit 2026 numri i terminaleve POS virtuale arriti në 389, në rritje me 59% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Terminalet POS virtuale mundësojnë pranimin e pagesave elektronike, zakonisht me karta, për të lehtësuar kryerjen e pagesave nëpërmjet faqeve të internetit. Ky produkt është i lidhur sidomos me platformat e tregtisë elektronike të bizneseve, megjithatë mund të përdoret edhe nga institucionet për të mundësuar pranimin e pagesave online për shërbimet publike.
Me gjithë rritjen e lartë të shënuar këtë vit, numri i POS-eve virtuale në Shqipëri ngelet në nivele të papërfillshme krahasuar me numrin e përgjithshëm të ndërmarrjeve.
Vlerësohet se zhvillimi i tregtisë elektronike në Shqipëri është ende i ngadaltë krahasuar me tregjet më të zhvilluara.
Sipas statistikave të INSTAT, 31.3% e ndërmarrjeve në Shqipëri kanë shitur produkte ose shërbime nëpërmjet faqes së internetit, aplikacioneve të dedikuara, faqeve të internetit e-commerce dhe aplikacioneve të përdorura nga ndërmarrje të ndryshme për tregti të produkteve.
Ky tregues është rritur me 3 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë.
Megjithatë, transaksionet e tregtisë elektronike përgjithësisht dominohen nga pagesat cash në dorëzim.
Qeveria shqiptare vitin e kaluar nisi një strategji për uljen e përdorimit të parasë cash në ekonomi. Pjesë e kësaj strategjie ishin detyrimi i bizneseve për pajisje me terminal POS për pranimin e pagesave me kartë, si edhe zgjerimi i aksesit për pagesa jocash edhe në institucionet publike.
Shqipëria ngelet një vend me shkallë të përdorimit të lartë të parasë cash, fenomen i lidhur me një përfshirje ende të pamjaftueshme financiare, por edhe me nivelin e konsiderueshëm të informalitetit dhe evazionit fiskal.
Vlerësohet se afërsisht 40% e monedhës lokale në qarkullim qëndron jashtë bankave, pa përfshirë këtu valutat e huaja, për të cilat nuk ekzistojnë statistika zyrtare. Shqipëria është një ndër vendet me nivelin më të lartë të parasë jashtë bankave, çka nënkupton një shkallë të lartë të përdorimit të parasë cash në ekonomi.
Megjithatë, pagesat me kartë janë në rritje të shpejtë në vitet e fundit.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në gjashtë muajt e parë të vitit u regjistruan gjithsej 16 milionë pagesa me kartë në pikat elektronike të shitjes (POS). Numri i pagesave me kartë është rritur me 28% krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar. Tashmë, numri i pagesave me kartë në POS-e ka kaluar në mënyrë të qëndrueshme numrin e tërheqjeve cash në bankomate.
Për çdo 100 veprime të kryera me karta pagesash (pa përfshirë veprimet me para elektronike), afërsisht 56 prej tyre ishin pagesa në terminale POS, ndërsa diferenca ishin tërheqje apo depozitime paraja cash.
Ndërkohë, vlera totale e pagesave me kartë për gjashtë muaj ka arritur në 58.3 miliardë lekë, me një rritje prej 21% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Të matura në vlerë monetare, pagesat me kartë përbënin 18.3% të totalit të veprimeve me karta, në rritje nga niveli prej 17.4% i vitit të kaluar./Monitor
Sigurimi i pronës në Shqipëri po shfaq ecuri të dobët edhe gjatë këtij viti. Sipas të dhënave nga Autoritetit i Mb...
Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka nisur javën në rënie të mëtejshme dhe ka prekur një minimum të ri historik. Sipas kursit...
TIRANË- Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të thata dhe të qëndrueshme me origjinë perën...
Pamje TIRANA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, ku një ...
Pamje TIRANA- Të rinjtë vijojnë qëndresën në rrugët e Tiranës, ndërsa gjatë protestës së sotme v&e...
Mitropolit Anastas KORÇA- Mitropoliti i Korçës ka reaguar lidhur me hyrjen e policisë në oborrin e Kishës Ortodokse në ...
Foto ilustruese TIRANA- Protesta studentore ka hyrë në ditën e saj të shtatë, ndërsa policia përveç dhunës s&eu...
Pamje TIRANA- Protestuesit kanë debatuar me efektivët e policisë, të cilëve u kanë bërë me dije se nuk paguhen nga Kry...
Pamje TIRANA- Protestat studentore ka hyrë në ditën e saj të shtatë, ndërsa në mes të tensioneve dhe përplasjeve ...
Pamje TIRANA- Një incident është regjistruar gjatë protestës së sotme në Tiranë, ku dy efektivë të Policis&e...