Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
‘Si film horror’/ Shqiptari në Belgjikë ther për vdekje partnerin e ri të ish-gruas, i ngul disa herë thikën në qafë
15 June 2021, 05:24Nga DOSJA
BELGJIKË– Një shqiptar ka vrarë me thikë të dashurin e ish-gruas së tij para shkollës në Deurne, në Belgjikë. 52-vjeçari Ismet Osmanaj u godit me thikë disa herë nga autori i ngjarjes, derisa ndërroi jetë.
“Viktima ndërroi jetë në vendngjarje”,- tha policia.
Disa prindër që po prisnin në portën e shkollës në Waterbaan në Deurne-Zuid ishin dëshmitarë të ngjarjes së tmerrshme. ‘ Dëgjuam të bërtitura të shumta dhe pamë dikë që po rrëzohej nga biçikleta e tij“, tha një çift i cili po furnizohej me karburant pak më tej në rrugë.
“Drejtuesi i biçikletës qëndronte i shtrirë në tokë, ndërsa një burrë u përkul mbi të dhe e goditi disa herë në qafë.”- thanë disa të tjerë.
Sipas burimeve, Ismeti ishte partneri i ri i ish-gruas së të dyshuarit Betim A. Ngjarja ndodhi në shkollën e fëmijëve të gruas e dëshmitarë ishin vetë të miturit.
“Me gjakun që pikonte nga duart e tij, ai kaloi qetësisht pranë. Ai nuk u shqetësua aspak ndërsa ecte. Ai ishte i veshur në të zi, mbante syze dielli të zeza dhe ishte paflokë. Dukej sikur ai doli nga një film”.- thanë dëshmitarë të tjerë.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
DURRËS– Një automjet i llojit “Volkswagen” në pronësi të personit me inicialet M. T., është djegur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Policia ka...
DURRËS– Forcat RENEA që kanë nisur një aksion me kontrolle mbrëmjen e sotme kanë zbarkuar dhe në lokalet e disa prej personave me precedent penalë në qytet...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se në aeroportin “Nënë Tereza” kanë mbërritur 11,700 vaksina Pfizer. Lajmin e ka bërë me dije vetë Rama me anë të...
VLORË– Edison Begaj u vu në pranga sot dhe arrestimi i tij u dëshmua nga klientë të shumë që ndodheshin në lokal në ato momente. Balkanweb ka publikuar pam...
TIRANË- Gazetarja Ilva Tare nuk do të jetë më pjesë e ekranit të televizioneve shqiptare. Mbrëmjen e sotme, Tare i ka dhënë lamtumirën emisionit të saj ‘Il...
Deputeti tashmë i zgjedhur në Tiranë, Belind Këlliçi ka qenë i ftuar këtë të hënë në studion e Fax News ku ka folur për zgjedhjet për kreun e Partisë Dem...
VLORË– Edison Begaj, 38-vjeçari që i shpëtoi atentatit që iu bë në sy të fëmijëve më 29 maj, është vënë në pranga. Mësohet se Begaj është arrestuar ...