18 October 2026, 10:55
Nga G.M
pamje
DIBËR- Një 30-vjeçar ka rënë në prangat ditën e sotme në Dibër, pasi u kap në flagrancë duke transportuar armë zjarri me taksi. Sipas njoftimit të policisë, bëhët fjalë për armë zjarri tip kallashnikov dhe pistoletë dhe municion luftarak. Është realizuar sekuestrimi i armëve të zjarrit, në cilësinë e provës materiale.
30-vjeçari Arbër Tivari, i kishte fshehur armët e zjarrit në sediljen e pasme, ndërsa dyshohet se ato u morën në zonën e Tufinës dhe po transportoheshin drejt Maqedonisë së Veriut. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Dibër/Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Taksia”
Transportonte me taksi 2 armë zjarri (kallashnikov dhe pistoletë), me municion luftarak, arrestohet në flagrancë 30-vjeçari. Sekuestrohen 2 armët e zjarrit dhe municioni luftarak.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Seksionin Operacional të DVP Dibër, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Taksia”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Arbër Tivari, 30 vjeç, banues në Durrës.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin taksi që drejtohej nga 30-vjeçari, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Bllatës”, shërbimet e Policisë gjetën, në sediljen e pasme, një armë zjarri kallashnikov me 13 fishekë, si dhe një armë zjarri pistoletë, me një fishek në fole dhe një fishek në krehër.
Armët dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 30-vjeçari i kishte marrë armët në zonën e Tufinës, në Tiranë, me qëllim transportimin e tyre drejt Maqedonisë së Veriut, nëpërmjet kufirit të gjelbër.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
policia e shtetit
Aktualitet
18 October 2026, 10:52
E.m
DIBËR- Një 30-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Dibër, pas dyshimeve se transportonte me taksi një...
Aktualitet
18 October 2026, 10:21
G.M
pamje nga protestat ne Tiranë
TIRANË- Protestat e ditëve të fundit në vend janë shoqëruar me tensione dhe p&e...
Aktualitet
18 October 2026, 10:16
G.M
pamje
TIRANË- Protestat në Tiranë prej ditësh kanë marrë përmasa të dhunshme. Mësohet se, gjatë mëngjes...
Aktualitet
18 October 2026, 08:04
G.M
pamje
Rreth orës 11:00 të së shtunës (17.10.2026), studentët u mblodhën për të pestën ditë radhazi përp...
Aktualitet
18 October 2026, 07:54
G.M
Protestat në Tiranë
TIRANË- Protestat qytetare në Tiranë kanë rrëmbyer vëmendjen e mediave ndërkombëtare, t&...
Aktualitet
18 October 2026, 07:37
G.M
foto ilustruese
TIRANË- Për ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashik...
Aktualitet
17 October 2026, 23:05
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Ambasada amerikane ka reaguar pas protestës së studentëve, të cilët prej pesë ditësh ndodhen në...
Aktualitet
17 October 2026, 22:45
E.d
Luiz Sheta
TIRANA- Luiz Sheta, civili i infiltruar mes protestuesve i cili hiqej si student, tentoi të përcante protestën dhe sulmoi konvikin ...
Aktualitet
17 October 2026, 22:27
I.A
Foto ilustruese
TIRANA- Mediat pranë kryeministrit Rama kanë nisur tentativat për të përçarë protestuesit dhe për t&...
Aktualitet
17 October 2026, 22:08
I.A
Foto ilustruese
TIRANË – Një efektiv policie civil i infiltruar mes protestuesve si student është zbuluar nga Dosja.al. Burimet eksk...