19 January 2026, 12:13
Nga D.S
Agron Gjekmarkaj
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj, iu drejtua mazhorancës duke thënë se, Hakmarrja e drejtësisë, do të bjerë mbi ata. Në Konferencën e Kryetarëve ai u shpreh se,vetëm dy herë është arritur që të bëhet debat normal parlamentar në 11 seanca, ndërsa ka shtuar se në 2026 duhet të shihet si prioritet mos marrja peng e drejtësisë.
Sipas Gjekmarkaj, drejtësia duhet 'të mos merret peng' që viti mos të fillojë me 'hungërima' dhe përçarje. Ai shtoi gjithashtu se, mazhoranca po shmang atë që qyetatrët duan, dënimin e korrupsionit.
"Ju Zoti Kryetar na uruat Vitin e Ri dhe unë ju uroj vit të mbarë secilit në plan personal, po këtu nuk jemi përfaqësues të vetes dhe të shtëpive tona, por të qytetarëve të cilët shohin një Parlament të bllokuar! Viti nuk ka filluar mbarë, sepse viti tjetër mbaroi keq! Katër muajt nga shtatori në dhjetor kanë qenë muajt më të shemtuar të parlamentarizmit, dhunim i rregullores, dhunim i opozitës, në 11 seanca vetëm një a dy herë kemi bërë debat normal, sepse keni patur frikë nga fjala e opozitës, të përfshirë nga skandalet tuaja!
Që të kemi vit të mbarë duhet që drejtësia të mos merret peng, që viti mos të fillojë me hungërima, përçarje e çjerrje se si doni t’i tregoni vendin opozitës! Ju them: mos guxoni! Do ta keni përballë Opozitën në Kuvend dhe sheshët e Shqipërisë! Meqë zoti Balla iu referua raportit të OSBE/ODIHR, i them se ai raport jua rrëzoi zgjedhjet e vjedhura të 11 Majit, ato dy të tretat që ju thoni!Zoti Balla foli për një Shqipëri që nuk ekziston, foli për vizione, duke shmangur atë që Shqipëria reale pret të dëgjojë, atë që qytetarët duan: dënimin e korrupsionit. Çfarë keni për të thënë për drejtësinë e marrë peng me dhunë nga mazhoranca, për sekserin a taksidarin e republikës që ta ka pushuar nga puna edhe ty si ministër a ndonjë tjetër këtu! Hakmarrja e drejtësisë, jo “hakmarrja për drejtësi”, do të bjerë mbi ju, nga brenda, nga jashtë. Kësaj dialektike nuk i shmangeni dot.", tha Gjekmarkaj. /Dosja.al
agron gjekmarkaj partia demokratike pd
Politike
19 January 2026, 11:51
I.A
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja demokrate Ina Zhupa ka kundërshtuar socialistët, të cilët sesionin e kaluar parlamentar e kan&eum...
Politike
19 January 2026, 11:49
I.A
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i PS-së Taulant Balla i ka bërë thirrje Opozitës ditën e sotme që t...
Politike
19 January 2026, 11:39
I.A
Elisa Spiropali
TIRANË- Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali ka folur për projektin e Jared Kushner në ishullin e Sazanit. Gjatë fj...
Politike
19 January 2026, 11:32
D.S
Elisa Spiropali
“Në asnjë moment sekretari Rubio apo të tjerë nuk i janë referuar Shqipërisë, që sigurisht nu...
Politike
19 January 2026, 11:26
I.A
Elisa Spiropali
TIRANË- Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali ka deklaruar se Shqipëria është anëtare themeluese e Bordit t&eum...
Politike
19 January 2026, 11:17
I.A
Elisa Spiropali
TIRANË- Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali ka deklaruar se Presidenti Trump ka ftuar personalisht Edi Ramën në 'Bordin...
Politike
19 January 2026, 10:48
I.A
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha duke ju përgjigjur interesit të gazetarëve kur u pyet për thirrjen e Edi Ram...
Politike
19 January 2026, 10:38
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u paraqit paraditen e kësaj të hëne në SPAK në kuadër të masës...
Politike
19 January 2026, 10:35
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar nismën për alokimin e 1 miliard eurove për Bordin e...
Politike
19 January 2026, 10:29
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha, deklaroi se dekonspirimi i aksionit për call-centerat vërteton deklaratën e prokur...