29 March 2023, 19:54
Nga A.B
Ilir Alimehmeti
TIRANË- Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti e konsideron një premtim elektoral vendimin që ka marrë qeveria për të dhënë një bonus prej 5 mijë lekësh për pensionistët në muajin prill. Alimehmeti shton se fakti që kjo është bërë në prag të zgjedhjeve, e bën që të tërheqë votuesit.
"Unë kam kohë që nuk i dëgjoj premtimet, unë shoh realizimet. Për premtime, ky popull ka dëgjuar aq shumë sa që nuk e di ku do ishim po të ishin realizuar të gjitha. Bëjnë shumë premtime që duhet të mbahen përgjegjësi. Nëse janë arritur, le ta mbështesin. Këto nuk janë arritur. Ka një element tjetër, kohë më parë Rama u thoshte investitorëve të huaj hajdeni në Shqipëri për të investuar. Tani u thotë bizneseve tona rrisni rrogat se po ngeleni pa punëtorë. Deri para disa muajsh thoshte se s’kishin probleme me mjekët. Po ta dëgjoni më pas filloi premtimet për rritjen e rrogës. Fillon dhe premton gjëra të tjera. Tani po merr një opozitë të vërtetë, po i vendosen përpara syve ato gjëra nuk i janë thënë. Në momentin që opozita bëhet e vërtetë, detyrohet të reagojë, qoftë në mënyrë fiktive, që mendoj se është rasti, qoftë edhe në mënyrë reale. Një opozitë e shëndetshme është në favor të qytetarëve.
Këto lëvizje bëhen për zgjedhjet e 14 majit, japin premtime dhe më pas nuk mbahen. Janë mësuar me këtë popull, që çfarëdo që del nga goja e një politikani, nuk është e vërtetë. Mbështes në mënyrë absolute për rritjen e pagave. Nga një person që ka mbledhur më shumë fuqi në dorë, kam qejf mos të ketë më fjalë. Le të hyjë në fuqi atëherë kur është vendosur. Ishte ai që tha se do kishte bonus, ndërsa ministrja tha se s’ka fonde. Ndërsa tani e njofton prapë ky bonus. 99.9% të njerëzve në Shqipëri nuk janë njohës të ligjeve zgjedhore, por e dinë të gjithë që kjo bëhet vetëm për zgjedhje. Është e ndaluar me ligj. Pse nuk e dha këtë bonus në dhjetor, jashtë periudhës që përcakton koha? Dhuratë për festa, këshilli bashkiak vendosi që të shtyjë për tre vite taksën për infrastrukturën arsimore. Kjo është dhurata që na bën për vit të ri."
ilir alimehmeti
Politike
29 March 2023, 19:19
A.B
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është i bindur se Tiranës, i duhet një person si Belind K...
Politike
29 March 2023, 19:21
k.m.
Erion Veliaj
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka folur edhe për rastet e fundit të përfshirjes n&eu...
Politike
29 March 2023, 19:16
k.m.
Belind Këlliçi dhe Lulzim Basha
TIRANË- Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlli&cce...
Politike
29 March 2023, 19:19
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri, Edi Rama ka marrë pjesë në Samitin për Demokraci të organizuar nga presidenti i Shteteve ...
Politike
29 March 2023, 19:11
A.B
Belind Këlliçi
TIRANË- Kandidati për Bashkinë Tiranë i dalë nga primaret në Partinë Demokratike, Belind K&eu...
Politike
29 March 2023, 19:16
k.m.
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave se po rrit pagat dhe pensionet për të siguruar vota në...
Politike
29 March 2023, 18:16
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se Rama kërkon të ndajë Portin e Durrësit me biznesmenin ara...
Politike
29 March 2023, 18:10
k.m.
Edi Rama
Kryeministri Edi Rama deklaroi të mërkurën se qeveria kishte vendosur të akordonte 5 mijë lekë shtesë për...
Politike
29 March 2023, 18:00
A.B
Sali Berisha
CËRRIK- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte i pranishëm sot në Cërrik, ku prezantoi kandidatin e koali...
Politike
29 March 2023, 17:02
A.B
Partia Socialiste
TIRANË- KQZ ka bërë publike listën e kandidatëve për këshilltarë bashkie të Partisë Soc...