18 March 2024, 21:01
Nga r.ll
richard grenell
TIRANË- Ambasadori Richard Grenell ka komentuar mbrëmjen e sotme investimin 1 miliardë dollarë në ishullin e Sazanit dhe Zvërnec.
I ftuar në "Çim Peka LIVE" në Syri TV, Grenell u pyet nëse ky projekt synon rregullimin e marrëdhënieve mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-presidentit amerikan, Donald Trump. Dhëndri i këtij të fundit është edhe investitori i projektit në Shqipëri. Grenell tha se ky projekt nuk është politik dhe u shpreh se do të bashkëpunojnë me cilindo udhëheqës që shqiptarët zgjedhin.
Grenell: Më lejoni të shtoj diçka në atë që besoj. Së pari, unë jam konservator, unë besoj në parimet konservatore dhe dua që sektori privat të ketë mundësitë të bëjë atë që bën ky sektor: të hapë vende pune. Sektori privat e rrit ekonominë, jo qeveria. Qeveria dhe të gjithë aktorët e se majtës ekstreme që besojnë në qeveritë e fuqishme, kanë iluzionin se qeveria hap vende pune, kur përkundrazi, qeveria bëhet pengesë. Populli shqiptar e njeh historinë e tij dhe e di se kur qeveria kontrollon sektorin privat, vijnë vetëm fatkeqësi. Ne duhet të kemi sa më shumë privatizim dhe liri për kapitalistët dhe për ata që besojnë në rritjen ekonomike. Ky projekt konkretisht nuk është projekt i politikës dhe ne do të bashkëpunojmë me cilindo udhëheqës të zgjedhë populli shqiptar. Ne kemi bashkëpunuar edhe me kryeministrin Rama. As politika botërore, as ajo amerikane, dhe as ajo e rajonit nuk kanë ndikuar këtë projekt. Me zhvillimin e këtij projekti i cili do të ekzistojë për dekada, ne do të bashkëpunojmë me cilindo udhëheqës zgjedh populli shqiptar.
richard grenell
Politike
18 March 2024, 20:56
r.ll
richard grenell
SHBA- Ambasadori Richard Grenell ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me investimin 1 miliardë dollarë në jug të Shqip...
Politike
18 March 2024, 20:20
r.ll
komisioni i ligjeve
TIRANË- Socialistët miratuan të hënën vetëm me votat e tyre në Komisionin e Ligjeve Aktin Normativ t...
Politike
18 March 2024, 20:03
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha mbrëmjen e sotme se porti i ri në Porto Romano do kushtojë të paktën...
Politike
18 March 2024, 19:58
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalimin e tij të sotëm para qytetarëve është sh...
Politike
18 March 2024, 19:28
r.ll
jorida tabaku
TIRANË- Deputetja demokrate, Jorida Tabakur ka reaguar pas dekretimit nga presidenti të ligjit për "Zonat e Mbrojtura".
Taba...
Politike
18 March 2024, 18:41
r.ll
selia blu
TIRANË- Gjykata e Lartë ka zbardhur vendimin e plotë, lidhur me çështjen e vulës dhe logos së Partisë D...
Politike
18 March 2024, 18:26
r.ll
george gerapetritis
GREQI- Ministri i Jashtëm grek George Gerapetritis gjatë një interviste në "Forumin e Trakisë s&eum...
Politike
18 March 2024, 18:18
r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas dekretimit të ligjit për "...
Politike
18 March 2024, 17:35
r.ll
erisa xhixho
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho gjatë fjalës së saj në Komisionin e Ligjeve u shpr...
Politike
18 March 2024, 15:45
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Me debate të shumta është shoqëruar ditën e sotme dhe Komisioni i Sigurisë në seancën ...