18 March 2024, 20:56
Nga r.ll
richard grenell
SHBA- Ambasadori Richard Grenell ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me investimin 1 miliardë dollarë në jug të Shqipërisë, të Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentin amerikan, Donald Trump. I ftuar në "Çim Peka LIVE" në Syri T, Grenell ka treguar se përse është zgjedhur Shqipëria për investimin dhe pse pikërisht ishulli i Sazanit. Ai tha se ende nuk ka një datë fikse për nisjen e ndërtimit të projektit, pasi ende presin miratimin nëse planet e tyre janë nëpërputhje me kërkesat e qeverisë shqiptare.
Pyetje: Pse ju tërhoqi Sazani dhe jo ishujt grek bosh, ku siguria dhe lehtësia për të bindur partnerë për të investuar mund të ishte më e lehtë.
Richard Grenell: Është e vërtetë. Shumë amerikanë shkojnë në Greqi, e njohin Greqinë, edhe unë shkoj rregullisht në Greqi. Por kur shkon në Shqipëri është një përvojë tjetër. Është një vend i virgjër, i bukur, natyral dhe kjo të jep një tjetër ndjesi. Shqipëri është shumë ndryshe nga Greqia. Nuk janë vende që mund t’i krahasosh. Më pëlqen fakti se sa i ri, i paprekur dhe natyror është bregdeti shqiptar. Ne duam të tregohemi të kujdesshëm me këtë në projektin tonë.
Pyetje: A keni ju një ide, një plan biznesi sa mund të jetë numri i shqiptarëve që mund të punësohen në këtë projekt 1 miliardësh, siç thoni ju.
Richard Grenell: Patjetër që do të ketë me mijëra kur të përfundojë projekti. Ne do të ndjekim planin tonë, do të përpiqemi të marrim miratimin përfundimtar të cilin ende nuk e kemi. Duam t’u përgjigjemi të gjitha pyetjeve që projekti ynë dhe planet të jenë në përputhje me kërkesat e qeverisë shqiptare. Pas miratimit, do të ndajmë detajet, por nuk jemi ende në atë fazë.
Pyetje: A keni një afat se kur mund të merrni këtë miratim dhe mund ta filloni punë?
Richard Grenell: Jo. Megjithatë, amerikanët janë të paduruar, dhe unë jam edhe më i paduruar dhe jam gati të nis dhe t’u përgjigjem të gjitha kërkesave dhe pyetjeve. Sa më shpejt të jetë e mundur, është përgjigjja më e mirë.
richard grenell
Politike
18 March 2024, 20:20
r.ll
komisioni i ligjeve
TIRANË- Socialistët miratuan të hënën vetëm me votat e tyre në Komisionin e Ligjeve Aktin Normativ t...
Politike
18 March 2024, 20:03
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha mbrëmjen e sotme se porti i ri në Porto Romano do kushtojë të paktën...
Politike
18 March 2024, 19:58
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalimin e tij të sotëm para qytetarëve është sh...
Politike
18 March 2024, 19:28
r.ll
jorida tabaku
TIRANË- Deputetja demokrate, Jorida Tabakur ka reaguar pas dekretimit nga presidenti të ligjit për "Zonat e Mbrojtura".
Taba...
Politike
18 March 2024, 18:41
r.ll
selia blu
TIRANË- Gjykata e Lartë ka zbardhur vendimin e plotë, lidhur me çështjen e vulës dhe logos së Partisë D...
Politike
18 March 2024, 18:26
r.ll
george gerapetritis
GREQI- Ministri i Jashtëm grek George Gerapetritis gjatë një interviste në "Forumin e Trakisë s&eum...
Politike
18 March 2024, 18:18
r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas dekretimit të ligjit për "...
Politike
18 March 2024, 17:35
r.ll
erisa xhixho
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho gjatë fjalës së saj në Komisionin e Ligjeve u shpr...
Politike
18 March 2024, 15:45
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Me debate të shumta është shoqëruar ditën e sotme dhe Komisioni i Sigurisë në seancën ...
Politike
18 March 2024, 15:24
r.ll
Gazment Bardhi
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka dorëzuar sot në emër të PD...