26 May 2025, 22:29
Nga I.A
Fatmir Limaj
TIRANË- Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zbuluar detaje nga takimet që ka zhvilluar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, lidhur me mundësinë e një bashkëpunimi pas zgjedhjeve. Në një intervistë për emisionin Pressing në televizionin T7, Limaj tregoi se si kishte ardhur deri te një dakordim gojor mes tij dhe Kurtit, për që ai të merrte postin e Kryetarit të Kuvendit.
“Kurti foli në RTK për çka kishim diskutuar, ndaj edhe unë po flas tash. Në takimin e parë biseduam për tema të përgjithshme. Në takimin e dytë, z. Kurti shprehu dëshirën për një bashkëpunim, për një koalicion. I thashë: nëse kërkon vetëm numrat, unë t’i jap. Por ai tha se dëshiron partneritet,” tha Limaj.
Sipas tij, Kurti kishte propozuar që Nisma të bëhej pjesë e qeverisë, por kjo ishte refuzuar nga Limaj.
“Unë i thashë se nuk jemi të interesuar për qeveri, por për një partneritet në Kuvend. I thashë se jam i gatshëm të marr detyrën e Kryetarit të Kuvendit. Ishte një minimum bashkëpunimi që mund të ofronim në atë moment,” shtoi ai.
Limaj konfirmoi se ndonëse pati një marrëveshje verbale me Kurtin, ajo nuk u konkretizua me shkrim.
“Në fund patëm një dakordim gojor, unë dhe Kurti. Ai mbeti ta diskutonte me partnerët e tij, unë me partinë time. S’kemi pasë marrëveshje të shkruar. Prandaj nuk u ndjeva keq që ata propozuan Haxhiun për Kryetar të Kuvendit,” theksoi Limaj.
fatmir limaj
Politike
26 May 2025, 22:26
I.A
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas ndalimit të ish-deputetit të Kuvendit t&eum...
Politike
26 May 2025, 22:23
M.L
Ilir Alimehmeti
TIRANA- Kandidat i PD për deputet që u votua masivisht në Tiranë, Ilir Alimehmeti nuk do të jetë në...
Politike
26 May 2025, 22:24
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i Opozitës, Sali Berisha i është përgjigjur pyetjes në lidhje me pritshmëritë e opozit...
Politike
26 May 2025, 22:13
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke komentuar zgjedhjet e 11 majit ka deklaruar se, Partia Socialiste nuk ekzisto...
Politike
26 May 2025, 22:02
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke denoncuar farsën zgjedhore të 11 majit, u ndal te raporti par...
Politike
26 May 2025, 21:54
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha duke komentuar zgjedhjet e 11 majit deklaroi se Lulzim Basha në vitin 2021, bra...
Politike
26 May 2025, 21:52
E. D
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shpalosur mbrojten e votës pas farsës elektorale të zgjedhje...
Politike
26 May 2025, 21:36
M.L
Sali Berisha
TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar ditën e sotme rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. I ftuar në...
Politike
26 May 2025, 21:13
I.A
Sali Berisha
TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar ditën e sotme rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. I ftuar në emis...
Politike
26 May 2025, 19:14
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama duke folur në takimin e fitores me të gjithë kandidatët fitues dhe jofitues të 11 maji...