26 May 2025, 22:24
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i Opozitës, Sali Berisha i është përgjigjur pyetjes në lidhje me pritshmëritë e opozitës në lidhje me SHBA-të, të cilat akoma nuk e kanë uruar Edi Ramën për këtë mandat. I ftuar në "ÇIM PEKA LIVE", Berisha theksoi se nuk ka dijeni se përse nuk e kanë uruar, por fakti se po vonojnë tregon se kanë konstatuar probleme. Gjithashtu Berisha u ndal edhe te mesazhi i të dërguarit të Departamentit të Drejtësisë, ku për herë të parë foli për kartele.
Intervista në studio:
Peka: Ka një farë mini-shprese fakti që SHBA-të nuk e ka uruar akoma Edi Ramën. A prisni gjë prej tyre?
Berisha: Se cili do jetë qëndrimi final i tyre unë s’mund ta them, por fakti që nuk e kanë përshëndetur përbën një dallim të qartë me të gjitha qëndrimet e mëparshme.
Vangjeli: Po nëse e përshëndesin?
Berisha: Mund ta përshëndesin, nuk e di. Por në dy zgjedhjet e tjera që janë bërë ai është përshëndetur brenda 24 orëve dhe pa u mbyllur numërimi. Fakti që nuk e kanë përshëndetur kanë marrë kohë për të parë, është një zhvillim që, se duhet ta kishin bërë po të mos kishin probleme, pra duket kanë konstatuar probleme. Së dyti, erdhi një i dërguar i Departamentit të Drejtësisë dhe për herë të parë foli për kartele. Të luftohen kartelet e drogës. Kjo përbën ndryshim cilësor.
Kartel nuk kishin thënë në raportet e mëparshme. Klasifikimi kartel përbën një ndryshim shumë serioz. Në kuptimin që Donald Trump kartelet i futi në grupin e organizatave terroriste.
Ai që kontrollon portin është kartel dhe super-kartel. Ti lësh portin një organizate kriminale, i ke lënë çdo gjë. Që në vitin 2020 Troplinët kontrollojnë 100% portin dhe ka 4 vite që nuk kapet asnjë gram heroinë apo kokainë, asnjë. E kam dekaluar para 1 muaji se ky është porti i kokainës në Europë. Ky u bë port i lirë për kokainën.
sali berisha
Politike
26 May 2025, 22:13
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke komentuar zgjedhjet e 11 majit ka deklaruar se, Partia Socialiste nuk ekzisto...
Politike
26 May 2025, 22:02
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke denoncuar farsën zgjedhore të 11 majit, u ndal te raporti par...
Politike
26 May 2025, 21:54
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha duke komentuar zgjedhjet e 11 majit deklaroi se Lulzim Basha në vitin 2021, bra...
Politike
26 May 2025, 21:52
E. D
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shpalosur mbrojten e votës pas farsës elektorale të zgjedhje...
Politike
26 May 2025, 21:36
M.L
Sali Berisha
TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar ditën e sotme rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. I ftuar në...
Politike
26 May 2025, 21:13
I.A
Sali Berisha
TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar ditën e sotme rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. I ftuar në emis...
Politike
26 May 2025, 19:14
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama duke folur në takimin e fitores me të gjithë kandidatët fitues dhe jofitues të 11 maji...
Politike
26 May 2025, 19:08
I.A
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë pasdite takimin e fitores me të gjithë kandidatët fitues dhe jofitue...
Politike
26 May 2025, 19:00
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para deputetëve të PS nuk la pa ironizur Opozitën duke th&eu...
Politike
26 May 2025, 18:57
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke folur nga Pallati i Brigadave dha një mesazh për deputetëve të cilët nuk do...