Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Gjatë një konference për shtyp, Berisha tha se aeroporti sot nuk është ende funksional, pavarësisht investimeve dhe inaugurimit të tij.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka kritikuar qeverinë për menaxhimin e aeroporteve, duke u ndalur te aeroporti i Kukësit. Gjatë një konference për shtyp, Berisha tha se aeroporti sot nuk është ende funksional, pavarësisht investimeve dhe inaugurimit të tij.
Berisha foli edhe për përplasjen mes aksionerëve të aeroportit të Vlorës, duke pretenduar se vendimet e qeverisë mund tu kushtojnë shqiptarëve miliona euro për shkak të proceseve në arbitrazh. Ai hodhi akuza mbi kryeministrin Edi Rama për një aferë me aeroportin e Vlorës, duke pretenduar se ai synon të përfitojë 130 milionë euro.
"Aeroportet janë si djegësat për Edi Ramën. Ku është aeroporti i Kukësit, tani që i ranë aksionet? Çfarë ka ndodhur, ta dinë shqiptarët. Nuk kam asnjë lloj sentimenti apo dëshire të ndërhyje midis partnerëve. Ato janë probleme që zgjidhen me gjykata dhe arbitrazhi. Por çfarë ka ndodhur?
Dikush i thotë Edi Ramës se aksionet turke nuk janë tuajat. Dhe ky dikush nuk mund të jetë kush tjetër përveç atij që ka 92 përqind të aksioneve. Ndaj dhe këtij, që de facto është në sherr me pretenduesin tjetër, jo me qeverinë, ky nuk ka asnjë lidhje me qeverinë, pretendimin pas aksione ndaj tij e ka ortaku. Këtij i anulohet kontrata.
Pacolli është drejtuar në dy arbitrazhe, në njërin arbitrazh kundërshton vendimin për revokimin e kontratës si një akt zuzar ndërkombëtar i pashembullt. Qeveria nuk ka asnjë bazë të kërkojë revokimin e kontratës për një sherr mes dy ortakëve.
Dhe e dyta, në arbitrazhin ndërkombëtar, në të cilën minimumi taksapaguesit shqiptarë për hir të çmendurisë së Edi Ramës, të babëzisë së tij të papërmbajtur dhe të Lubi Ballukut, do paguajnë rreth 500 milionë euro. Kjo është kur verbohesh, kur babëzia të verbon sytë dhe mendjen.
E hapa këtë takim me ju, duke deklaruar se aeroportet janë si djegësat për Edi Ramën. Shkoni pak në aeroportin e Kukësit.
A u kujtohet kur zbarkonte Lubia me helikopter? U lutem, tregojuani shqiptarëve, të shohin monstrën, monstër është ajo, se si mashtronte, se i thoshte se erdha për të bërë një provë para se të vijë avioni me qindra çuna nga Londra. Duhej bërë prova, shkoi kjo dhe bëri provat, pilotja, monstër e vërtetë.
Ku është aeroporti i Kukësit sot? Më thoni pak, ku është? Nuk ka asnjë pengesë. Klauzola që e pengonte aeroporti i Tiranës është e hequr, nuk ekziston më. Aeroporti i Kukësit, dikush më thotë, po shndërrohet në termocentral me panele diellore, të tjera në destinacione të tjera. Pra loja me aeroportet e Edi Ramës dhe Lubisë është një lojë e turpshme, por me pasoja financiare shumë të rënda. Shkoi atje, e inauguroi aeroportin e Kukësit ajo, erdha tha se duhen bërë prova. Zbriti me një helikopter. Nxirrjani pak të shohin atë faqezezë që mbrohet nga 83 mandate krimi. Nxirrjani pak ta shohin edhe shqiptarët edhe njëherë monstrën e korrupsionit. Dhe tani ku është aeroporti? Tani i ranë aksionet," tha Berisha./Dosja.al
Rama ne Pogradec POGRADEC- Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot takimin me kabinetin qeveritar, një ditë pas mbledhjes me drejtues...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar ndaj nismës së qeverisë për krijimin e portalit t...
Foto Ilustruese KOSOVË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka njoftuar se të hënën nga ora 11:00, ...
Edi Rama POGRADEC- Kryeministri Edi Rama ka ndarë detaje nga mbledhja e sotme me drejtuesit politikë të PS-së si dhe drejtuesit e ...
Rama ne Pogradec POGRADEC- Mbledhja e zgjeruar e kryeministrit Edi Rama me drejtuesit politikë dhe anëtarët e kabinetit qeveritar ka p&...
Joe dhe Shirley DioGuardi KOSOVË- Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, do tu d...
Rama në Pogradec POGRADEC- Ka nisur prej dy orësh në rezidencën qeveritare në Pogradec takimi i kryeministrit Edi Rama ...
Edi Rama POGRADEC- Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka mbërritur në vilën qeveritare në Pogra...
Durres DURRËS- Në kalatën lindore të Portit të Durrësit, ndërtimi vazhdon me ritme intensive. Pallatet 8-11 kat&eum...
pamje nga takimi POGRADEC- Ka nisur grumbullimi i drejtuesve politikë të Partisë Socialiste në rezidencën qeveritare në...