3 February 2024, 14:08
Nga r.ll
eno bozdo
TIRANË- Referuar intervistës së ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Eno Bozdo, deklaroi se ai tregoi pronarët e vërtetë të inceneratorëve.
Ai tha se kreu i SPAK, Altin Dumani, duhet të marrë dosjen dhe deklarimet e tij nga shërbimet e huaja partnere, të cilëve ish-ministri i Ekonomisë u ka besuar dhe ua ka dorëzuar.
DEKLARATA E PLOTË:
Nuk ka kaluar shumë kohë nga deklarimi i SPAK, pas denoncimeve të njëpasnjëshme të opozitës, se inceneratorëve nuk u dihen pronarët. Kjo, në vetvete është qesharake, sepse një organ hetimi besohet dhe paguhet nga taksat e shqiptarëve për të gjetur se kush fshihet pas veprimeve antiligjore, jo për të shpallur paaftësinë apo pavullnetin.
Përtej kësaj, Altin Dumani, Arben Kraja dhe SPAK-u i tyre, tashmë e dinë se kush janë pronarët e inceneratorëve.
J’ua tha publikisht Arben Ahmetaj, ish-zëvëndës Kryeministër i Shqipërisë. E tha qartë dhe me emra, duke identifikuar një shqiptar me shtetësi zvicerane, sponsor i Ramës dhe Veliajt. E tha qartë duke përmendur një tjetër aksioner, me 20 përqind në llogari offshore. Nuk la dilema kur shtoi se pronari faktik i inceneratorit të Tiranës është Erion Veliaj.
Identifikimi nga ish-zëvendësi i Ramës i vetë Kryeministrit dhe Kryebashkiakut, si pronarë faktikë të inceneratorëve, beson i mjafton çdo shqiptari përveç Altin Dumanit. Nëse me Ahmetajn ka inatin se nuk shkoi t’i dorëzohej si cjapi te kasapi, le ta marrë dosjen dhe deklarimet e tij nga shërbimet e huaja partnere, të cilëve ish-ministri i Ekonomisë u ka besuar dhe ua ka dorëzuar.
Arben Ahmetaj i ka lënë Dumanit dhe SPAK-ut të hetimeve politike e selektive, dopjo gjashtën e radhës në dorë.
Ka vetëm një mënyrë për ta shkarkuar këtë gur, sa një lopë korrupsioni, duke nisur hetimet aty ku buron gjithë skandali, jo aty ku pikon.SPAK ka dalë zbuluar para identifikimit publik, nga ish zyrtari me i i lartë qeverisë socialiste pas Edi Ramës, si grup i strukturuar criminal, grupi Rama-Veliaj.
Arben Ahmetaj akuzoi Altin Dumanin se heton pllakat e banjos në shtëpinë e tij, por nuk heton zhdukjen e 60 milion eurove ne Dubai, para të grabitura nga dyshja Rama-Veliaj
Ai akuzoi Altin Dumanin se ka hetuar laminatet në kuzhinën e tij, por jo dhjetëra milionë euro të nisura në llogari offshore, apo te shpërndara në media dhe drejtime të tjera. Me akuzat e tij, Arben Ahmetaj dëshmoi se Dumani dhe Kraja, të korruptuar kokë e xhep, nxirë me blozën e djegësve, jane avokatët kryesorë të Edi Ramës dhe Erion Veliajt në vjedhjen e shekullit.
Partia Demokratike deklaron se, në këto rrethana, populli opozitar nuk ka rrugë tjetër veçse t’i trajtojë si Edi Ramën dhe Erion Velinë, armiq të interesit publik dhe të popullit shqiptar.
eno bozdo arben ahmetaj spak
Politike
3 February 2024, 12:31
r.ll
pamje nga inspektimet
BERAT- Punimet për ndërtimin e aksit rrugor Ballaban-Berat po ecin me ritme të shpejta. Në të gjithë gj...
Politike
3 February 2024, 11:52
r.ll
adriatik zotkaj
TIRANË- Genta Vangjeli nga Departamenti Antikorrupsion në PD, në një deklaratë për mediat ditën e sotme ...
Politike
2 February 2024, 22:41
r.ll
genc gjokutaj
TIRANË- Pas intervistës së ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, ku foli për aferën e inceneratorë...
Politike
2 February 2024, 21:50
r.ll
blerim hoxha
TIRANË- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj në intervistën e dhënë për SyriTv, që u publikua m...
Politike
2 February 2024, 21:04
r.ll
gazment bardhi dhe robert aderholt
SHBA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka përfunduar vizitën n&e...
Politike
2 February 2024, 20:45
r.ll
TIRANË- Duke marrë shkas nga intervista e një nate më parë e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, deputeti i Partisë Demokratike,...
Politike
2 February 2024, 20:36
h.k
Foto ilustruese
Berisha: Megjithatë skandali i shekullit është korruptimi nga Edi Rama i Charls McGonigal, kryezbuluesit të SHBA
Beri...
Politike
2 February 2024, 20:33
h.k
Lulzim Basha
TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në Kuvendin zgjedhor të degës 8 dhe 2 në Tiranë, ë...
Politike
2 February 2024, 20:01
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha sot 60 milionë kanë shkuar në Dubai me një Blerim Hoxha, për të...
Politike
2 February 2024, 19:41
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Në protestën e mbajtur mbrëmjen e sotme poshtë banesës së ish-kryeministrit, Sali Berisha, ky i fundit v...