LIVE UPDATES
Politike

Ambasadori i ri i BE-së në Kosovë bën thirrje për formimin e shpejtë të institucioneve

Shfrytëzimi i këtyre mundësive, sipas tij, kërkon përgjegjësi politike, institucione efektive dhe fokus të qartë në reforma dhe në agjendën e integrimit evropian. Kosova po përballet me krizë politike, pasi skena politike nuk po arrin konsensus për zgjedhjen e presidentit dhe formimin e Qeverisë dhe konstituimin e Kuvendit, të dala nga zgjedhjet e qershorit.

2 September 2026, 15:56 Nga E. D
Ambasadori i ri i BE-së në Kosovë bën thirrje për
Ambasadori i ri i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel

KOSOVË- Ambasadori i ri i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, bëri thirrje për formimin e shpejtë të institucioneve të Kosovës, që sipas tij, do t’i mundësonte bllokut evropian që t’i ofronte vendit ndihmën që ka në dispozicion.

“Përpara kemi një dritare të rëndësishme mundësish. Për të mirën e të gjithë qytetarëve të saj, Kosovës i duhen institucione funksionale, të afta për t’i zbatuar reformat e nevojshme dhe për ta shfrytëzuar plotësisht Planin e Rritjes të BE-së dhe financimin e ardhshëm mjaft të konsiderueshëm të IPA-s”, tha ai, sipas një njoftimi të Zyrës së BE-së në Kosovë.

Shfrytëzimi i këtyre mundësive, sipas tij, kërkon përgjegjësi politike, institucione efektive dhe fokus të qartë në reforma dhe në agjendën e integrimit evropian. Kosova po përballet me krizë politike, pasi skena politike nuk po arrin konsensus për zgjedhjen e presidentit dhe formimin e Qeverisë dhe konstituimin e Kuvendit, të dala nga zgjedhjet e qershorit.

Pavarësisht se partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, dy ditë më parë arriti marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, për çështjen e presidentit, kandidatit të përbashkët, Bekim Sejdiun, është kundërshtuar nga gjashtë deputetë të LDK-së, duke ngritur pikëpyetje nëse marrëveshja mund të prodhojë kreun e ri të shtetit.

Nëse deputetët nuk e zgjedhin presidentin e ri, atëherë Kosova do të mbante zgjedhjet e katërta në më pak se dy vjet dhe të dytat për shkak të moskonsensusit për çështjen e kreut të shtetit. Për shkak të krizës politike, Kosova po ashtu mund të humbë miliona që BE-ja i ka ndarë për të në kuadër të Planit të Rritjes.

Gjermani Schuebel mori detyrën e shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, duke e pasuar në këtë post estonezin, Aivo Orav. Schuebel tha se do të punojë me institucionet e Kosovës për ta ndihmuar vendin që të “avancojë në rrugën e saj drejt integrimit në BE” e barabartë me të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Do ta mbështes të ardhmen evropiane të Kosovës. Puna drejt saj kërkon angazhimin e tërë shoqërisë dhe përkushtim të përbashkët për ta bërë integrimin në BE prioritet, përtej ndarjeve politike. Gjithashtu do ta mbështes angazhimin konstruktiv të Kosovës në dialogun Prishtinë-Beograd, të lehtësuar nga BE-ja dhe përparimin drejt normalizimit të raporteve, në bashkëpunim të ngushtë me emisarin për dialog, Peter Sorensen”, tha ai.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk ka as statusin e vendit kandidat. Ndërkaq, dialogu Kosovë-Serbi, prej vitesh ka ngecur, teksa palët s’kanë zhvilluar takim të nivelit të lartë që nga shtatori i vitit 2023. Ambasadori i ri i bllokut evropian në Kosovë po ashtu vlerësoi Kosovën për rreshtimin me BE-në sa i përket politikës së Jashtme dhe Sigurisë. Kosova, në linjë me BE-në dhe Shtetet e Bashkuara, ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë.

Ndryshe, Schuebel ka përvojë të gjatë diplomatike dhe karriera e tij është përqendruar kryesisht në politikën e jashtme të BE-së. Ai ka shërbyer ambasador i BE-së në Bjellorusi nga viti 2019 deri më 2022 dhe më herët në Moldavi, nga viti 2009 deri më 2013. Së voni, ai ka shërbyer si shef i divizionit për Rusinë në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm. BE-ja po ashtu njoftoi se në postin e zëvendësshefit të BE-së në Kosovë është emëruar Alexis Hupin./REL

dirk schuebel

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin