2 September 2026, 14:10
Nga I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj për pezullimin e afateve të paraburgimit. Avokati mbrojtës i Veliajt Plarent Ndreca ka paralajmëruar rekurs në Gjykatën e Lartë për vendimin.
Ndreca arsyeton se Veliaj nuk ka qenë shkak për shtyrjen e seancave, pasi në një rast ka munguar avokati Maks Haxhia që mbron Ajola Xoxën dhe në një rast tjetër, avokati i një të pandehuri tjetër. Për Veliajn, pezullimi i afateve është antikushtetues.
Për çfarë akuzohej Veliaj?
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al
erion veliaj plarent ndreca
Politike
2 September 2026, 13:42
I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Furtuna në Bashkinë e Tiranës po vijon edhe ditën e sotme. Mësohet se nga paraburgimi i Durrës...
Politike
2 September 2026, 13:12
G.M
Delina Ibrahimaj, Edi Rama, Dashnor Sula
TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama gjatë një takimi me ministren Delina Ibrahimaj dhe kry...
Politike
2 September 2026, 12:47
Evis Sala
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala ka paraqitur dorëheqjen e saj ditën e sotme. Mësohet se në...
Politike
2 September 2026, 11:20
I.A
Sofia Moreira
TIRANË- Ambasadorja e re e BE në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa dorëzon sot kredencialet tek Bajram Begaj. Diplomatja por...
Politike
2 September 2026, 10:21
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka reaguar pas dhunës së ushtruar një ditë më par&...
Politike
2 September 2026, 10:18
I.A
TIRANË- Me anë të një shkrese të firmosur nga ambientet e paraburgimit dhe të shpërndarë në media të shtun&e...
Politike
2 September 2026, 10:10
I.A
TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë të ditur se SPAK është përfshirë në p&e...
Politike
2 September 2026, 09:55
I.A
Kuvendi
KOSOVË- Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është shpallur fajtor për hedhje t&...
Politike
1 September 2026, 22:57
E. D
Sali BerishaSali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas protestës së zhvilluar mbrëmjen e so...
Politike
1 September 2026, 22:13
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të Gjermanisë se Rusia qëndron pas sulmit me dron në aerop...