27 September 2022, 16:14
Nga k.m.
Yuri Kim dhe Jorida Tabaku
TIRANË- Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme një takim me deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabakun në Kryesinë e Kuvendit. Në fokus të bisedës së tyre mësohet të ketë qenë çështja e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe çështje që lidhen me politikën e brendshme në vend.
Jorida Tabaku dhe Yuri Kim
Depuetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka zbardhur dhe takimin që ka zhvilluar me ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim, ku e pranishme ishte dhe ish-ministrja e Drejtësisë, deputetja e Partisë Socialiste, Etilda Gjonaj. Me anë të një postimi në Twitter, Tabaku shkruan se fokusi i takimit ishin zgjedhjet e lira dhe lufta ndaj korrupsionit.
“Sot diskutova me ambasadoren amerikane në Shqipëri prioritetet e procesit të integrimit, rëndësinë e përfshirjes së drejtësisë. S’ka rrugë tjetër veç përmbushjes së kushteve për të sjellë ndryshimin: Luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar; zgjedhjet e lira dhe të ndershme duhet të jenë kryefjala e politikës! Gjithashtu fokus të veçantë morën dhe shqetësimet e opozitës & ekspertëve të pavarur mbi nismat e fundit qeveritare si: Amnistia Fiskale, Pasaportat e Arta, Legalizimi i Kanabisit që nuk janë projekte nën frymën e integrimit ndaj i duhet thënë stop. E angazhuar për të mbikëqyrur dhe kontrolluar punën e qeverisë në këtë proces; duhet ndryshuar mentaliteti administratës publike! I bëj thirrje qeverisë ta përdorë procesin e integrimit si një mënyrë për tërheqjen e mijërave të rinjve të talentuar që janë larguar nga Shqipëria”, shkruan Tabaku. Ndërkohë që ambasadorja Kim, ende nuk ka ndarë detaje lidhur me çfarë u diskutua me dy deputetet e Kuvendit.
Disa ditë më parë ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka zhvilluar një takim dhe me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Takimi me Metën u zhvillua në selinë e Partisë së Lirisë dhe pas takimit në reagimin e saj ambasada u shpreh se ky takim lidhet me takimet që ambasadorja po zhvillon me drejtuesit politik dhe përfaqësues të partive politike.
yuri kim jorida tabaku kim takohet me tabakun
Politike
27 September 2022, 14:12
e.k
Dashnor Sula
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula shprehet se politikanët që kanë drejtuar vendin këto 3...
Politike
27 September 2022, 13:52
A.B
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta iu drejtua ditën e sotme kryetarit aktual të Partisë Demokrati...
Politike
27 September 2022, 12:55
A.B
Mirela Kumbaro
DURRËS- Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka bërë të ditur se brenda muajit dhjetor, të gjitha bizn...
Politike
27 September 2022, 12:45
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se turizmi në një vend nuk favorizohet nga turistë që vijnë...
Politike
27 September 2022, 12:43
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka akuzuar prokurorët se po i nxjerrin 'bojën' Shqipërisë duke favorizuar ndërtuesit e...
Politike
27 September 2022, 12:42
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se asnjë hotel apo fhsat turistik nuk do të ngrihet më, pa pasur programe për të p...
Politike
27 September 2022, 12:20
A.B
Tritan Shehu dhe Lajla Pernaska
TIRANË- Ish-deputetja Lajla Përnaska kërkon që të largohen figurat e vjetra nga politika shqiptare...
Politike
27 September 2022, 12:16
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu drejtua ndërtuesve me një mesazh të qartë. Duke iu thënë se nuk do prekin dot ...
Politike
27 September 2022, 12:11
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka 'thumbuar' sërish kryebashkiakun e Vlorës Dritan Leli dhe ish-kryebashkiakun e Tiranës Lulzim...
Politike
27 September 2022, 12:02
A.B
Edi Rama
DURRËS- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se lufta ndaj ndërtimeve pa leje do të vijojë. Nga Durrësi, Ram...