6 July 2024, 12:08
Nga M.B
Genta Vangjeli
TIRANA- Zëdhënësja për antikorrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku ka denoncuar abuzimin me tenderat në QSUT. Vangjeli në një dalje për mediat nga selia blu, tha se Arbër Teqja, djali i nëndrejtoreshës së QSUT-së ka fituar 550 mijë euro për 5 tendera.
Ajo shtoi se djali i tezes së Amant Josifit, Arbër Teqja pronar në kompaninë Eco Riciklim shpk dhe MSE shpk deri 31 maj 2023, rezultoi se përfitoi 6.8 milion euro para publike.
Deklarata e zëdhënëses për antinkorrupsion në PD, Genta Vangjeli:
Sikurse kemi denoncuar më herët, më 3 Prill 2020, Edi Rama nënshkroi VKM nr.273 për Miratimin e kontratës për lotin 2 me objekt “Trajtim dhe asgjësim të mbetjeve që dalin nga shërbimet ku marrin trajtim pacientët me COVID-19 për QSUT”. Palë ishin Ministria e Shëndetësisë dhe operatori ekonomik “ECO RICIKLIM”, sh.p.k me pronar të 70% të aksioneve Arbër Teqjan, i biri i nëndrejtoreshës së QSUT Arjana Strakosha dhe djali i tezes së Amant Josifit.
Djali i tezes së Amant Josifit, Arbër Teqja pronar në kompaninë Eco Riciklim shpk dhe MSE shpk deri 31 Maj 2023, rezultoi se përfitoi 6.8 milion euro para publike.
Pas denoncimit tonë në 13 Prill 2024 dhe dorëzimit në SPAK të kallzimit penal respektiv, Arbër Teqja vazhdon i pashqetësuar të fitojë tendera publikë.
Kështu pas kësaj date ai ka fituar edhe 550 mijë euro të tjera për 5 tendera të tjerë përfshirë edhe QSUT ku ka nënën nëndrejtoreshë, tek të gjitha procedurat është ofertuesi me ofertë më të lartë ku janë skualifikuar ofertat më të ulëta për të shpallur këtë fitues , dhe në 1 rast është ofertues i vetëm, ofertat me pak diferencë nga fondi limit, konkretisht:

1. Spitali Rajonal Elbasan objekti: “Grumbullim, trajtim, asgjesim i mbetjeve spitalore” , vlera 352 mijë euro, diferenca me ofertën më të ulët 85 mijë euro;
2. Spitali Obsetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, objekti: “Evadim, trajtim dhe asgjesim i mbetjeve të rrezikshme spitalore”, vlera 79 mijë euro ose 96% e fondit limit, diferenca me ofertën më të ulët 14 mijë euro;

3. Spitali Obsetrik Gjinekologjik “Koço Glozheni”, objekti: “Eleminim i mbetjeve të rrezikshme spitalore”, vlera 93 mijë euro;

4. Instituti i mjekësisë ligjore, objekti: “Mbledhja, transporti, dhe asgjesimi i mbetjeve spitalore”, vlera e ofertës së vetme të paraqitur dhe shpallur fituese 15 mijë euro;

5. QSUT objekti: “Asgjesim i mbetjeve citostatike dhe citotoksike në QSUT, vlera 11.6 mijë euro.
Këto janë fakte kokëforta, por jo për SPAK-un. Ai është preferencial në hetime dhe arsyet tashmë i dimë.
genta vangjeli
Politike
6 July 2024, 12:07
E. D
Jorida Tabaku
TIRANË- Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka deklaruar se korrupsioni nuk luftohet me ata që kanë qenë të për...
Politike
6 July 2024, 11:30
M.B
Grigels Muçollari
TIRANA- Anëtari ikryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari, ka dalë sot n&eu...
Politike
6 July 2024, 10:36
M.B
Dorian Teliti
TIRANA- Këshilltari për çështjet ekonomike në Partinë Demokratike, Dorian Teliti, ka deklaruar sot se opozita...
Politike
5 July 2024, 22:29
E. D
Gazmend Bardhi
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazmend Bardhi ka shënjestruar sërish presidentin Bajram Begaj pas...
Politike
5 July 2024, 21:17
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se brenda tre orëve, me urdhër të kryeministrit Edi Rama, KQ...
Politike
5 July 2024, 21:08
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë sot se me 180 mln euro të deklaruara për ndërtimi...
Politike
5 July 2024, 21:03
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Krei i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve&n...
Politike
5 July 2024, 20:32
M.B
Fredi Beleri dhe Edi Rama
SARANDA- Bashkimi Demokratik i minoritetit grek, OMONOIA, ka dalë në një deklaratë për shtyp pasdit...
Politike
5 July 2024, 20:05
M.B
Enkelejd Alibeaj
TIRANA- Deputeti Enkelejd Alibeaj shprehet se tashmë pa logon dhe vulën, grupi i Lulzim Bashës do duhet të krijoj...
Politike
5 July 2024, 19:33
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Në një njoftim për mediat, Presidenca bën me dije se data 4 gusht është zgjedhur &ldqu...