14 September 2026, 22:03
Nga E. D

TIRANË- Një audiopërgjim tjetër i publikuar mbrëmjen e sotme ka zbuluar skandalet e reja të qeverisë Rama dhe se si, Roni Yeffet drejton çdo institucion. Në audipërgjimin e publikuar, në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Roni Yeffet instrukton bashkëbiseduesit e tij, një rus dhe një ukrainas që të shkojnë në Vlorë, tek fushat e Delvina Gas dhe të bënin inspektimet e duhura.
Ai iu thotë atyre, që kur të shkojnë në Vlorë, të paraqiten si një kompani amerikane. Audipërgjimi është pjesë e një dosje prej më shumë se 3 orësh e realizuar në Janar të vitit 2026, ku izraeliti i Edi Ramës, Roni Yeffet bisedon e diskuton se si të shesë pasuritë e Shqipërisë.
Tatiana: Do të përgatisim një letër zyrtare për ministrinë e Energjetikës që të marrim informacione për gazin në Vlorë. Një letër zyrtare.
Roni Yeffet: Përse, përse? Jo jo, asnjë letër zyrtare, jo, jo. Shkoni shikoni, shkoni në Vlorë, shikoni çfarë të doni. Më pas do të merrem unë me ta. Nuk do të dërgoni asnjë letër, nuk do të dërgoni asgjë. Informacioni është për ne, jo për Ministrinë.
Tatiana: Dakord, çështja është, ajo që na tha ajo është thelbësore. Të bazohemi vetëm në një vizitë në vend do të ishte e pamjaftueshme. Një inspektim fizik, kompania nuk do të kuptonte asgjë.
Roni Yeffet: Mbështetuni te unë për Ministrinë e Energjetikës. Do të shkojmë në Ministrinë e Energjetikës, do të flasim me ta për çdo gjë. Por mos përdorni emrin tim.
Roni Yeffet: Në Vlorë, dakord. Do të kontrolloni, ju përfaqësoni një kompani amerikane.
Roni Yeffet: Do të kontrolloni, do të kontrolloni, do të pyesni për gjithçka dhe ata do të bashkëpunojnë. I thuaj asaj që të vijë të hënën, të qëndrojë këtu, do të shkoni në Ministrinë e Energjetikës 1, 2, 3 herë.
Tatiana: Mendoj që ajo do të vijë të mërkurën.
Roni Yeffet: Nëse ajo vjen të hënën dhe qëndron, sepse nuk do të jetë të mërkurën dhe të premten askush nuk punon këtu. Nuk është eficente, të jemi më eficent.
Roni Yeffet: Nëse ajo vjen të mërkurën, ata vijnë të premten, asgjë nuk ndodh. Dhe ajo duhet të qëndrojë këtu deri sa të përfundojmë. Unë dua të përfundojmë. Ju duhet të kuptoni, kam nevojë të fillojë, ne duhet të mbyllim marrëveshje.
Tatiana: Ajo vjen nga Johanesburgu, të hënën do të jetë këtu. Nga e marta në mëngjes...
Roni Yeffet: Por ajo nuk duhet të largohet deri në fundjavë./Dosja.al
oni yeffet
Politike
14 September 2026, 21:49
E. D
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas protestës së ndodhur pranë një ...
Politike
14 September 2026, 21:02
E. D
pamjet
NAPOLI- Një episod i pazakontë është regjistruar pasditen e sotme në Aeroportin e Napolit, ku kryeministri Edi Rama sh...
Politike
14 September 2026, 20:54
E. D
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar se nëse nesër kryebashkiaku Erion Veliaj del nga burgu me...
Politike
14 September 2026, 19:11
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me pagat e gjyqtarëve dhe kërkesën e tyre për rritje të ...
Politike
14 September 2026, 19:07
E. D
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar që ish-krerët e UÇK-së të kthehen të lir&e...
Politike
14 September 2026, 19:02
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Qeveria e Kosovës do të përfaqësohet në Hagë gjatë shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-k...
Politike
14 September 2026, 18:54
E. D
Bekim Sejdiu
KOSOVË- Bekim Sejdiu ka njoftuar tërheqjen nga kandidatura për president të Republikës së Kosovës, duke e ...
Politike
14 September 2026, 17:36
E. D
Sophie Menegon
HAGË- Avokatja Sophie Menegon, e cila përfaqëson Hashim Thaçin në çështjen për administrimin e d...
Politike
14 September 2026, 16:40
E. D
Komisioni i Ekonomisë
TIRANË- Komisioni i Ekonomisë miratoi në parim draftin e mazhorancës për pagat e magjistratë...
Politike
14 September 2026, 16:41
G.M
Flamuri i BE-së dhe i Kosovës. Fotografi ilustruese nga arkivi.
BRUKSEL- Bashkimi Evropian (BE) tha se është në dijeni të vot...