9 April 2026, 20:15
Nga I.A
Porto Romano, Taulant Balla
TIRANË- Në seancën plenare, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mbrojti aktivitetin e portit të kompanisë MBM në Porto Romano, duke kundërshtuar kritikat e opozitës për mungesë kapacitetesh dhe problematika në sektorin portual.
Gjatë debatit në Kuvend, Balla kritikoi tonet e opozitës, duke i krahasuar me diskursin e viteve të “luftës së klasave”.
“Vjen këtu dhe na flet si dikur në këtë sallë. Flisnin për luftën e klasave, jo ik ti, jo i atij”, u shpreh ai duke iu drejtuar deputetit Redi Muçi të Lëvizjes Bashkë.
Ai theksoi se sulmet ndaj biznesit janë të pajustifikuara dhe se kompanitë kontribuojnë në financat publike përmes taksave.
“Përmendim këtu emra biznesmenësh të cilët paguajnë taksat… me një pjesë të taksave të tyre paguhet edhe paga jote”, deklaroi Balla.
Duke iu referuar konkretisht portit të kompanisë MBM në Porto Romano, Balla deklaroi se ai ka ende kapacitete të pashfrytëzuara.
“Ai port sot ka vetëm 20 për qind të kapacitetit të vet të zënë dhe ka hapësirë”, u shpreh ai.
Balla hodhi poshtë shqetësimet e opozitës për mungesë kapacitetesh, duke garantuar se qeveria ka planifikuar si duhet sektorin.
“Kjo qeveri ka planifikuar si duhet kapacitetet tona përpunuese në sektorin e transportit detar”, theksoi Balla.
Në përfundim, ai e cilësoi portin e MBM si një nga asetet më të rëndësishme në rajon.
“Ai port atje është shembulli më i mirë sesi kjo qeveri ka ditur të planifikojë në kohë dhe sot aty kemi një prej porteve me aftësitë punuese më të mëdha në detin Adriatik”, përfundoi ai./Dosja.al
porto romano taulant balla
Politike
9 April 2026, 20:09
E. D
Silvio Gonzato
TIRANË- Ambasadori i BE-së në Shqipëri Silvio Gonzato, duke folur për integrimin e Shqipërisë tha se...
Politike
9 April 2026, 19:59
E. D
Erion Braçe
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe deklaroi nga foltrja se në Shqipëri ...
Politike
9 April 2026, 19:52
E.d
Luçiano Boçi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi tha se Shqipëri ka një progresion t...
Politike
9 April 2026, 15:01
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me sipërmarrësit në sektorin e ndërtimit sulmoi gazetarët. Gj...
Politike
9 April 2026, 19:00
E.d
Taulant Balla
Me propozim të deputetit Taulant Balla, mazhoranca socialiste po përgatitet sërish që të liberalizojë kriteret...
Politike
9 April 2026, 18:58
E.d
Foto nga takimi
TIRANË- Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kreun e “Shqipëria Bë...
Politike
9 April 2026, 18:48
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka debatuar me Kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla gja...
Politike
9 April 2026, 18:39
E. D
Edi Rama
DURRËS- Kryeministri Edi Rama, duke folur nga Durrësi tha se të gjitha deklaratat e për bllokimin e procesit të...
Politike
9 April 2026, 17:50
E.d
Edi Rama
DURRËS- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur për integrimin e vendit në BE. Gjatë fjalës së tij në...
Politike
9 April 2026, 17:43
E.d
Edi Rama
DURRËS- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria duhet të bëjmë çmos që t&eum...