Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
Balla poston një mesazh mbështetje, komentuesit e masakrojnë me komente negative: Kaq të dëshpëruar jeni...! Zegjineja ta ka shkruajtur këtë?
Mesazhi kishte kuptimin sesi një qytetar që jetonte jashte vendit, kishte frikë se protestat që po mbahen kundër qeverisë Rama, po shkatërrojnë imazhin e vendit te turistët.
16 June 2026, 19:58Nga E. D
TIRANË- Një mesazh mbështetje i postuar nga Kreu i Grupit socialist Taulant Balla në rrjetet sociale, ka berë që njërezit ta sulmojnë atë në komente. Mesazhi kishte kuptimin sesi një qytetar që jetonte jashte vendit, kishte frikë se protestat që po mbahen kundër qeverisë Rama, po shkatërrojnë imazhin e vendit te turistët.
Ndërkohë që qytetarët kanë shpërthyer me komente negative ndaj Ballës, duke e quajtur mesazhin e postuar nga ai si një mashtrim. Një qytetar tjetër i drejtohet Ballës, duke i thënë se kaq i dëshpëruar është sa sajon mesazhe me shkrim sikur i ka shkruar një injorant.
"Kaq të dëshpëruar jeni, sa sajoni mesazhe me një shkrim sikur e ka shkruar një injorant, pa pika dhe pa presje," shkruhet në një koment tjetër./Dosja.al