19 December 2024, 16:19
Nga M.B
Agron Shehaj dhe Belinda Balluku
TIRANA- Deputeti opozitar, Agron Shehaj ka mbajtur të bllokuar foltoren e Kuvendit ditën e sotme për disa orë. Shehaj ka vijuar të kërkojë një interpelancë me ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku për aksin Thumanë Kashar. Gjatë momenteve kur ai mbante të mbllokuar foltoren, një moment është futur live në rrjetet e tij sociale teksa iu bashkua dhe Balluku. Ministrja tha se interpelanca nuk është zhvilluar dy herë pasi Shehaj ishte me raport.
Pjesë nga fjala në videon-live:
Belinda Balluku: Agron Shehaj e kishte që gjithë mundësinë që të dilte në interpelancë 2 herë, e kam pritur dy herë. E kam pritur më datë 3 tetor dhe për shak se opozita kishte problemet e veta siç e ka dhe sot, ndërkohë që po digjnin karriget u që të rrinte jashtë dhe për këtë arsye mori dhe raport mjeksor. Kjo është e vërteta për interpelancën e kam pritur dy herë në parlament.
Agron Shehaj: Jo si mashtruese, si gënjeshtare. Pse ikën Belinda, unë s’kam gjë për të fshehur Belinda. Unë të jap mundësinë tu flasësh edhe mbështetësve të mi. Belinda është mësuar të mos thotë të vërtetën, thjesht gënjen. Në korrik i kam kërkuar interpelancë për një vjedhje. Belinda u zhduk, çdo javë i kam kërkuar kur do bëhet, kur do bëhet. Javën e kaluar i kërkova, të caktonte ditën e interpelancën, do u jepte llogari qytetarëve për 1.3 mld euro. Në këtë rast tha nuk jam në Shqipëri, por zbuluam se ishte në Shqipëri. Gënjeu dhe kryetarja e kuvendit tha se nuk është në Shqipëri. E organizuan teatrin. Erdhi këtu Belinda i tha kryetares së Kuvendit mos i jep fjalën. Belinda, i ke të gjithë vartësit në burg, si mund të vish të flasësh këtu. I ke në burg të gjithë Belinda. Ku janë vartësit e tu Belinda. Ku është krahu yt i djathtë, i ke në burg, ke vjedhur popullin më të varfër në Europë. E sheh ca jete bën ti, ca jete bëjnë qytetarët e thjeshtë. Ka ikur 1/3 e popullsisë Belinda, ti e rregullove për veten, bën super jetë me paratë e qytetarëve. S’ke punuar një jetë në ditën dhe bën jetë milioneri. S’ke punuar një ditë në jetën tënde, ke vjedhur tërë jetën. Tërë jetën me mashtrime, gënjeshtra.
belinda balluku agron shehaj
Politike
19 December 2024, 16:01
M.B
Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka folur gjatë seancës së sotme plenare li...
Politike
19 December 2024, 15:53
M.B
Enkelejd Alibeaj
TIRANA- Deputeti opozitar Enkelejd Alibeaj u shpreh sot në seancën plenare kundër propozimit të ministrit të Fin...
Politike
19 December 2024, 15:08
M.B
Belinda Balluku
TIRANA- Deputetja demokrate Elda Hoti i është drejtuar zv.kryeministres njëherësh dhe ministres së Energjisë ...
Politike
19 December 2024, 15:16
E. D
TIRANË- Deputeti demokrat Flamur Noka u përplas sot në Kuvend me kryetarin e partisë Mundësia, Agron Shehaj, pasi ky i fundit bl...
Politike
19 December 2024, 15:02
r.ll
kuvendi
TIRANË- Tensionet dhe debatet sot në Kuvend kanë degraduar deri në përdorimin e fjalëve banale mes deputetëve t...
Politike
19 December 2024, 14:50
I.A
Noka dhe Shehaj
TIRANË- Një përplasje e dhunshme ka ndodhur në seancën e sotme plenare. Teksa Noka po fliste në Kuvend, ...
Politike
19 December 2024, 14:40
r.ll
shehaj, noka
TIRANË- Një përplasje është regjistruar në Kuvend pak minuta më herët mes deputetit të PD-së...
Politike
19 December 2024, 14:20
r.ll
bardhi, shehaj
TIRANË- Seanca plenare e ditës së sotme është ndërprerë disa herë pasi deputeti Agron Shehaj ka bll...
Politike
19 December 2024, 14:10
r.ll
frank wisner
SHBA- Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara në bisedimet për statusin e Kosovës, Frank Wisner, thotë se Kosova sot &eum...
Politike
19 December 2024, 13:46
r.ll
dy ministrat
TIRANË- Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka pritur sot në Tiranë homologun e tij polak, Radoslaw Sikorski. Vizita e ministri...