Nuk ndalet revolta/ Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, tensione dhe përplasje me policinë
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Lëvizje në Bashkinë e Tiranës/ Veliaj firmos shkarkimin e dy drejtuesve, në pikëpyetje edhe e ardhmja e drejtoresh&...
Ironia e studentëve protestues/ Improvizojnë manekinin me fotografinë e Ramës, tentojnë ti vënë flakën 21 ...
Në letrën e firmosur nga kryetari Fisnik Qosja dhe drejtori ekzekutiv Arlind Hoxha, Shoqata ngre shqetësime për mënyrën se si është zhvilluar procesi, duke pretenduar se komisioni parlamentar e ka mbyllur punën pa përfunduar të gjitha fazat e përcaktuara në kalendarin zyrtar.

TIRANË- Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, duke kërkuar monitorimin e procesit të rishikimit të Reformës Administrativo-Territoriale në Shqipëri.
Në letrën e firmosur nga kryetari Fisnik Qosja dhe drejtori ekzekutiv Arlind Hoxha, Shoqata ngre shqetësime për mënyrën se si është zhvilluar procesi, duke pretenduar se komisioni parlamentar e ka mbyllur punën pa përfunduar të gjitha fazat e përcaktuara në kalendarin zyrtar.
Sipas tyre, nga 16 aktivitetet e parashikuara janë zhvilluar vetëm analizat paraprake dhe raundi i parë i konsultimeve në qarqe. Ndërkohë, disa prej fazave kryesore, përfshirë raundet e tjera të konsultimeve, sondazhin publik, takimet me institucionet ndërkombëtare dhe publikimin e dokumentit politik me alternativat e reformës, nuk janë realizuar.
Shoqata sqaron se nuk kundërshton në parim ndryshimin e numrit të bashkive apo hartës territoriale, por kërkon që vendimmarrja të mbështetet në një proces transparent, gjithëpërfshirës dhe në përputhje me standardet evropiane për autonominë vendore.
Në letrën drejtuar Këshillit të Evropës përmendet edhe mungesa e dëgjesës së parashikuar për Bashkinë e Tiranës, ndërsa vëmendje i kushtohet edhe kundërshtimeve të shfaqura në disa bashki që preken nga propozimet për riorganizimin territorial.
Shoqata kërkon që institucionet evropiane të vlerësojnë nëse procesi ka respektuar standardet e konsultimit dhe pjesëmarrjes së autoriteteve vendore dhe komuniteteve përpara se të merret vendimi përfundimtar./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se Shqipëria ka nevojë për vendosjen e një min...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, zhvilloi konferencën e radhës me gazetarët ditën e sot...
Erion Brace TIRANË- Deputeti Erion Braçe i është rikthyer ambicies së tij për të garuar për Bashkinë e ...
Është ëndërr për çdo arkitekt: një drejtues qeverie që e konsideron të rëndësishme arkitekturën,...
Edi Rama TIRANË- Teksa largohej nga mbledhja e ditës së parë me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama u afrua i ngrys...
Edi Rama POGRADEC- Kryeministri Edi Rama i është drejtuar publikut përmes një videoje-live pas përfundimit të takimit dydito...
Edi Rama POGRADEC- Pas mbledhjes në Pogradec, kryeministri Edi Rama u shpreh me optimizëm për ecurinë e punës së kabinetit, ...
Edi Rama TIRANË- Vetëm pak minuta pas përfundimit të mbledhjes maratonë të kabinetit qeveritar në Pogradec, kryemi...
pamje nga jashte mbledhjes POGRADEC- Ka përfunduar pas nëntë orësh maratonë mbledhja e Kryeministrit Edi Rama me kabine...
Silvio Gonzato TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka përmbyllur misionit e tij trevje&cce...