25 August 2026, 09:58
Nga I.A
Erion Brace
TIRANË- Deputeti Erion Braçe i është rikthyer ambicies së tij për të garuar për Bashkinë e Tiranës në vendoret që do të mbahen vitin që po vjen. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Braçe shprehet se socialistët duhet të kenë mundësinë të zgjedhin mes alternativave, jo që të detyrohen të votojnë një kandidat të paravendosur.
Më tej në postimin e tij, Braçe ka theksuar se e njeh mirë qytetin dhe di si ta bëjë atë të jetueshëm përsëri. Në fund, deputeti ngulmoi se po pret garën për Bashkinë e Tiranës për t'i shkuar në fund kësaj pune.
Postimi i Plotë:
NGA MESI I KOMBINATIT: UNE NUK BESOJ SE SOCIALISTET DUAN NJE NJOFTIM,
POR DUAN TE VENDOSIN, UNE NUK BESOJ SE SOCIALISTET DUAN TE VOTOJNE NJE NJOFTIM, POR DUAN TE ZGJEDHIN KANDIDATIN E TYRE PER BASHKINE E TIRANES!
Me kane shkruar plot njerez te mire nga territori keto dite; I ka thene atij “ti do jesh, fillo puno” dhe ai ka nisur punen fort, i ka konfirmuar edhe nje here asaj “ty te kam, merru me njerezit”, i ka lene te kuptoj asaj qe “mund te jesh ti”. Shikoni, kjo eshte shume mire, ka gjalleri edhe pse e padukshme, edhe pse “nuk eshte momenti”;
Mua me pelqen te kete gare, pune konkrete ne territor, diskutime per zgjidhje. Jam edhe une nje nga te gjithe dhe nuk prita te me thote dikush “do jesh ti, puno tani”; jo, ndjeva njerezit ne rruget e lagjet e Tiranes, pashe cfare nuk ecen e krijon probleme, po kuptoj qytetin dhe nevojat e tij rrugice me rrugice, po flas me shume njerez per ate qe duhet te ndryshoje rrenjesisht ne kete qytet per ta rikthyer te behet i jetueshem perseri;
PO PRES GAREN E DO I SHKOJ DERI NE FUND, SI GJITHMONE, PER TA FITUAR KETE PUNE, SE PUNE ESHTE! NUK PRES NJE NJOFTIM NE MUR APO NE ETER, NUK VLEN NJOFTIMI, ESHTE I VJETER; kriza qe po jetojme ka ne thelb MENYREN SE SI VENDOSIM dhe NJOFTIMI, perjashtues pergjithesisht, NUK ESHTE ME ELEMENT I VENDIMMARRJES. Socialistet se pari, njerezit me gjere-sidomos ne kete qytet, duan te jene pjese ne vendimmarrje, jo te marrin e votojne njoftime si produkt i nje vendimmarrje qe po behet gjithnje e me e ngushte dhe qe nuk i perfshin. Kjo duhet te ndryshoje dhe TIRANA E MERITON!
erion brace
Politike
25 August 2026, 07:39
I.A
Është ëndërr për çdo arkitekt: një drejtues qeverie që e konsideron të rëndësishme arkitekturën,...
Politike
24 August 2026, 19:55
D.S
Edi Rama
TIRANË- Teksa largohej nga mbledhja e ditës së parë me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama u afrua i ngrys...
Politike
24 August 2026, 19:05
D.S
Edi Rama
POGRADEC- Kryeministri Edi Rama i është drejtuar publikut përmes një videoje-live pas përfundimit të takimit dydito...
Politike
24 August 2026, 18:50
D.S
Edi Rama
POGRADEC- Pas mbledhjes në Pogradec, kryeministri Edi Rama u shpreh me optimizëm për ecurinë e punës së kabinetit, ...
Politike
24 August 2026, 18:44
D.S
Edi Rama
TIRANË- Vetëm pak minuta pas përfundimit të mbledhjes maratonë të kabinetit qeveritar në Pogradec, kryemi...
Politike
24 August 2026, 18:16
D.S
pamje nga jashte mbledhjes
POGRADEC- Ka përfunduar pas nëntë orësh maratonë mbledhja e Kryeministrit Edi Rama me kabine...
Politike
24 August 2026, 17:02
D.S
Silvio Gonzato
TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka përmbyllur misionit e tij trevje&cce...
Politike
24 August 2026, 13:17
I.A
Edi Rama
POGRADEC- Sesioni i parë i takimit të kryeministrit Rama me kabinetin qeveritar ka përfunduar. Mësohet se në pjesën ...
Politike
24 August 2026, 13:06
G.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demoktratike, Sali Berisha gjatë një konference për shtyp të mbajtur ditën e sot...
Politike
24 August 2026, 12:53
G.M
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partise Dermokratike Sali Berisha është pyetur në lidhje me prioritetet për modernizimin e PD që ...