7 November 2024, 13:51
Nga r.ll
gazment bardhi, eduart shalsi
TIRANË- Një debat i ashpër mes kreut të grupit të PD-së, Gazment Bardhit dhe deputetit të PS-së, Eduart Shalsit, është zhvilluar gjatë diskutimeve në Kuvend për buxhetin faktik 2023. Bardhi tha se deputeti i Partisë Socialiste ka të fshehura 1.8 milionë euro në emër të personave të tretë.
Në përgjigjen e tij, Shalsi i quajti "langaraq politik" disa nga deputetët e opozitës, ku tha se hanë darka me oligarkë dhe thonë se jua do politika. Bardhi ka replikuar sërish me deputetin socialist ku tha se ai me rrogë 1 mijë euro dhe bashkëshorja e tij me rrogë 700 euro, ka arritur të shtatëfishojë pasurinë nga 90 mln lekë të vjetra në 680 mln lekë të vjetra.
DEBATI:
Bardhi: Ka pasuri të treguara, ka pasur jo të treguara. Kur dëgjoni parafolësin që flet për mirëqenie duhet ta mirëkuptoni se flet për mirëqenien e tij. Parafolësi me pagë 1 mijë euro ai dhe 700 euro bashkëshortja ka shtatëfishuar pasurinë e tij në 10 vite. I kujtoj kolegut që t’i kanë gjetur edhe 1.8 milion euro që i ke të fshehta në emër të të tretëve dhe bëhu gati të shkosh ti bësh një vizitë Çyrbes si banor në të njëjtën qeli.
Shalsi: Nëse kë këllqe shko bëj kallëzim. Unë nuk jam si disa prej jush, lëngaraq politik, që këtej akuzoni dhe këtej thoni e bëra për politik. Unë nuk jam nga ata që pi kafe me oligarkë dhe kam frikë të them që pi kafe me një biznesmen, siç bëni ju që në darkë shkoni i kërkoni falje dhe i thoni na i do politika. Shkoni bëni kallëzim dhe o jeni me SPAK o jeni me ata që akuzojnë SPAK. Sqarojeni, sot në njërin prehur, nesër në prehrin e tjetrit, bëhuni burra dhe ato meraqe që keni për tu bërë deputet, merrni një vendim kurajoz në jetën tuaj. E di pse e bëni? Për mbijetese politike, por çe doni mbijetesën politike kur pështyni mbi veten tuja. Merrni kurajën, kallëzoni, por keni shembuj se çfarë ndodh me kallëzime të rremë.
Bardhi: Shals mos ik, se të dhashë të dhëna konkret dhe na fole për flamurin. S’ka nevojë për kallëzimin tim, se po të hetojnë vetë. Ne nuk jemi aq burra sa fshehim pasurinë pas grave. Zotrote dhe familja jote je e vetmja që ke rritur mirëqenien me rrogë 1 mijë euro ti dhe 700 euro gruaja, e ke shtatëfishuar me miliona euro, për atë do japësh llogari. Kur ti thuash shqiptarëve që është rritur mirëqenia shpjegoja që e ke për familjen tënde. Është shtuar buxheti i familjes tënde me para të marra nga buxheti i shtetit, për projekte që zotrote ishe ministër dhe i shkruaja ne zyrën e ministrit, pastaj ja çojë Belindës dhe ministrisë së Financave që ti merrte paratë gruaja jote. Për këtë duhet t’i shpjegosh shqiptarëve kur i referohesh mirëqenies i referohesh 7 fishimit të pasurisë tënde, nga 90 mln lekë të vjetra e ke çuar në 680 mln lekë të vjetra. Po ta përsëris, ti kanë gjetur emër e mbiemër edhe 1.8 mln euro pasuri të fshehta. Pasuritë e paligjshme do t’ja kthesh shqiptarëve që të rritet mirëqenie e shqiptarëve.
eduart shalsi gazment bardhi
Politike
7 November 2024, 13:52
I.A
Tedi Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka deklaruar se Ilir Metës nuk i janë...
Politike
7 November 2024, 13:04
N.F
Noka
TIRANË- Në seancën e sotme plenare është diskutuar për buxhetin faktit. Flamur Noka u bë pjesë e debateve n&eu...
Politike
7 November 2024, 12:50
r.ll
edi rama
HUNGARI- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Budapest për të marrë pjesë në takimin e Komitetit Politik Europian. ...
Politike
7 November 2024, 12:57
M.B
Aleksandër Vuçiç dhe Edi Rama
HUNGARI- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Budapest, Hungari ku ka marrë pjesë në ...
Politike
7 November 2024, 12:46
M.B
Volodymyr Zelensky dhe Edi Rama
HUNGARI- Ditën e sotme në Budapest të Hungarisë zhvillohet samiti i radhës i Komunitetit Poli...
Politike
7 November 2024, 12:43
r.ll
edi rama
BUDAPEST- Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria do të presë vitin e ardhshëm samitin e radhës të Komunitetit Politi...
Politike
7 November 2024, 12:33
M.B
Petrit Malaj
TIRANA- Ministri i Financave Petrit Malaj dha sot në Kuvend detaje për projekt-buxhetin e vitit 2025 teksa tha ësht&e...
Politike
7 November 2024, 12:27
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Budapest, ku do të zhvillohet samiti i radhës i Komunitetit Politik Europian. Ra...
Politike
7 November 2024, 12:24
M.B
Denis Deliu dhe Bledion Nallbati
TIRANA- Vijojnë debatet në Kuvend teksa deputeti socialist, Denis Deliu i bëri thirrje opozitës q...
Politike
7 November 2024, 12:11
N.F
Bylykbashi
TIRANË- Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi gjatë fjalës së tij në seancën plenare u shpreh se puna e opozit&eu...