Nuk ndalet revolta/ Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, tensione dhe përplasje me policinë
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Lëvizje në Bashkinë e Tiranës/ Veliaj firmos shkarkimin e dy drejtuesve, në pikëpyetje edhe e ardhmja e drejtoresh&...
Ironia e studentëve protestues/ Improvizojnë manekinin me fotografinë e Ramës, tentojnë ti vënë flakën 21 ...
Gjatë një konference për mediat, Berisha kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Rama, të cilin e cilësoi si 'kreun e Meduzës' dhe përgjegjësin kryesor për gjendjen e sigurisë në vend.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokrate, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe organit të posaçëm të akuzës, SPAK, duke deklaruar se situata aktuale e kriminalitetit në vend dëshmon një bashkëpunim të drejtpërdrejtë mes shtetit dhe krimit të organizuar.
Gjatë një konference për mediat, Berisha kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Rama, të cilin e cilësoi si 'kreun e Meduzës' dhe përgjegjësin kryesor për gjendjen e sigurisë në vend.
Berisha akuzoi SPAK-un se po vepron në bashkëpunim me kartelet e drogës, duke mbajtur të fshehtë emrat e zyrtarëve të lartë dhe ministrave që kanë qenë të pranishëm në Aruba, ndërsa janë bërë publikë vetëm emrat e trafikantëve dhe biznesmenëve.
Deklarata e Berishës:
"Kjo situatë dëshmon bashkëpunimin e shtetit me krimin, për të cilin hiq çdo ministër dhe vë çdo ministër, ai nuk ndryshon se është direkt i drejtuar nga Edi Rama. Por, se sa merret me krimin institucioni që duhet të merret, jap një shembull të fundit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, i emëruar nga bandat aty, me drejtorin e Përgjithshëm të IKMT, shfaqen në Karaburun për të shkatërruar një barakë dërrasash, pra si e si t’i servilosen, t’i pështirosen publikut dhe t’i servilosen Edi Ramës, ndërkohë kur krimi ka marrë dhenë. Lamallari nuk duhet të ishte kurrë aty, por asgjë nuk zëvendëson dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës nga detyra.
Edi Rama është kreu i Meduzës.Është padrinoja i mafies shqiptare. A e lexuat se çfarë thoshte? Kur gazetari i nderuar i UnHerd i thoshte na thuaj pak për Arubën, që sot çdo shqiptar e di që në Aruba ishin përfaqësuesit e karteleve shqiptare më të fuqishme të drogës, ishin biznesmenët dhe qeveritarët e dërguar nga Edi Rama, kjo është e njohur, dhe ky paturpësisht i thoshte gazetarit ku janë fotot, ku janë dokumentet. Ky i thotë se Berisha më foli për Arubën. Sigurisht që, i fola për Arubën dhe do flas për Arubën në të gjithë arenën, sepse Aruba është dëshmia më flagrante e narkoshtetit, i shtrirë në të gjitha nivelet.
Dhe ky i thotë ku janë fotografitë, duhet t’i gjejë fotografitë Sali Berisha. I ke në dosje. Ndaj dhe, unë kam denoncuar para jush në mënyrën më të përsëritur Skapin si bashkëpunëtor me kartelet e drogës. Pse? Sepse mban sekret emrat e qeveritarëve që ishin në Aruba dhe kjo është tradhti e vërtetë e ligjit. Kjo është një mbrojtje e narkoshtetit, një krim i shëmtuar. ,Kanë nxjerrë, me të drejtë, emrat e trafikantëve që ishin në Aruba. Kanë nxjerrë emrat e biznesmenëve të dërguar nga Edi Rama në Aruba. Nuk nxjerrin emrat e ministrave qëishin në Aruba sepse kjo do të ishte colpo di grazia, goditja e mëshirës përfundimtare për padrinon dhe narkoshtetin e tij.", u shpreh Berisha./Dosja.al
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi akuza të forta ndaj qeverinë, duke e akuzuar se po ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se zjarret në vend janë jashtë kontrollit, ndërkoh&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha, duke folur në konferencë për mediat tha se Shqipëria është “total...
pamjet KOSOVË- Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dalë edhe sot para godinës së Qeverisë, duke bllokuar hyrjen n&eum...
Bedri Hamza KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se kanë mbetur edhe 30 dit&eum...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar në Facebook lidhur me zjarrin që përfshiu një ...
Marjana Koçeku TIRANË- Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar sërish përmes një mesazhi në rrjetet...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar sot mesazhin e një qytetari i cili pretendon se dokumenti &ldqu...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë pë gazetën britanike “UnHerd”, ku...
Edi Rama TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar mesazhin e juristit dixhital, ku Edi Rama është ulur krah m...