26 April 2025, 20:49
Nga I.A
Sali Berisha
POGRADEC- Kryedemokrati Sali Berisha ka lëshuar një tjetër mesazh të fortë në drejtim të kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si "të tepërt në pushtet për çdo minutë që kalon". Berisha tha gjatë fjalës së tij se më 11 maj qytetarët do t’i japin Ramës përgjigjen që meriton. Ndërsa më tej, Berisha akuzoi drejtues lokalë dhe zyrtarë të qeverisë për pasurim të paligjshëm dhe vjedhje të taksave publike.
"Le të marrim drejtorët e bashkisë të ‘5D’. Djem të ri ata, që vidhnin qindra milionë taksa të qytetarëve të Tiranës dhe së bashku me qeveritarë ndërtonin hotele më të kushtueshme të Shqipërisë. Pra miq, nuk është e rëndësishme mosha, është e rëndësishme karakteri, nderi dhe dinjiteti i personit. Nuk ka më të rrezikshëm se ata të rinj që janë të çmendur mbas parasë, mbas pasurimit të paligjshëm, mbas përvetësimit të pasurive tuaja. Nuk ngopen kurrë ndaj dhe zgjedhjet janë për tu ndarë me ta. Por nga ana tjetër theksoj këtu se, politika nuk është si teknologjia. Teknologjia ndërron, ndaj dhe ndërrojnë dhe telefonat.
Politika është e vjetër, është mijëra vjeçare, është arti i ndikimit mbi njerëzit dhe i përmirësimit të jetës së tyre.
Njeriu është njeri. Ata që tentuan të krijojnë njeriun e ri, ata përfunduan në kalendat e historisë. Por në të gjitha kohërat, njeriu i qytetëruar që kur ka dalë nga primitivizmi ka mbetur njeri i virtyteve, njeri i integritetit dhe i dinjitetit njerëzor. Ndaj dhe sot i them Edi Ramës, e vërteta është se çdo minutë që kalon je i tepërt në pushtet, 11 maji po vjen dhe do marrësh përgjigjen që meriton. Unë e kuptoj që ai do të vjedhë prap, unë e kuptoj që ai nuk ngopet, por shqiptarët do i thonë me 11 maj, mjaft, është radha jonë, është radha jonë. Ndryshim, ndryshim, është radha jonë. Fitore, fitore," tha Berisha.
sali berisha
Politike
26 April 2025, 20:43
I.A
Sali Berisha
POGRADEC- Kryetari i PD-së, Sali Berisha foli sërish për akuzat e kundërshtarëve, se ai është i vjetër...
Politike
26 April 2025, 20:29
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha ka sfiduar sërish publikisht kryeministrin Edi Rama për një debat ballë pë...
Politike
26 April 2025, 20:11
I.A
Sali Berisha
POGRADEC- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë të ditur para mbështetësve programin ekonomik dhe...
Politike
26 April 2025, 19:55
I.A
Tomor Alizoti
TIRANË- Deputeti demokrat, Tomor Alizoti ka deklaruar se prania e Chris LaCivita do të sjellë surpriza për Partinë D...
Politike
26 April 2025, 19:36
I.A
Fondacioni Shqiptaro-Amerikan do t’i paguajë një shifër që mund të arrijë deri në 6 milionë dollarë një...
Politike
26 April 2025, 16:56
I.A
Belind Këlliçi
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi lidhur me situatën ...
Politike
26 April 2025, 16:43
M.L
Foto ilustruese
TIRANË- Kryestrategu i fushatës elektorale të Partisë Demokratike, Chris LaCivita ka publikuar një foto n&...
Politike
26 April 2025, 16:12
I.A
Marinel Demiri
TIRANË- Një 39-vjeçar është ekstraduar nga Greqia ditën e sotme, pasi ishte dënuar pë...
Politike
26 April 2025, 14:49
M.B
Vatikan
VATIKAN- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme,Igli Hasani ishte sot pjesë e delegacionit zyrtar nga Shqipëria q&e...
Politike
26 April 2025, 13:45
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka vijuar turin e takimeve elektorale duke u ndalur mesditën e sotme në Ti...