30 July 2026, 12:28
Nga E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi nuk u shpallën në kërkim ndërkombëtar, por blenë avionë privatë dhe fluturuan mbi hapësirën e NATO-s dhe BE-së. Gjatë një deklarate për mediat, Berisha u shpreh se arrestimi në Francë i Ermal Beqirit, dëshmon rrezikshmërinë e madhe që paraqet Shqipëria me krimin e organizuar për rajonin dhe Evropën.
Lideri i qeverisë pretendoi se në muajin prill, Agasi ka blerë dy avionë personalë në Austri, duke theksuar se blerja e të cilëve kërkon autorizime të disa institucioneve të Austrisë, vend me një shtet ligjor ndër më të konsoliduarit. Sipas tij, gjatë këtyre muajve, janë të vërtetuara një seri fluturimesh në hapësirën e NATO-s dhe vendeve të BE.
"Arrestimi në Francë i Ermal Beqirit si familjarit të Edi Ramës, Linda Ramës dhe bashkëpunëtorit më të ngushtë të kryemafiozit të Shqipërisë dhe rajonit, Ergys Agasi, dëshmon rrezikshmërinë e madhe që paraqet Shqipëria me krimin e saj të organizuar për rajonin dhe Evropën. Ergys Agasi për muaj të tërë nuk u shpall në kërkim dhe këtu para jush, me 24 prill të vitit 2026, kam denoncuar se Agasi dhe Beqiri nuk janë në kërkim ndërkombëtar. E vërteta është se në muajin prill, Agasi ka blerë dy avionë personalë në Austri. Blerja e të cilëve kërkon autorizime të disa institucioneve të Austrisë, vend me një shtet ligjor ndër më të konsoliduarit.
Jo vetëm që ka blerë avionët në Austri, por ai në qershor ka regjistruar në Slloveni, njërin nga këta avionë dhe biznesin e tij. Ndërkohë gjatë këtyre muajve, janë të vërtetuara një seri fluturimesh në hapësirën e NATO-s dhe vendeve të BE. Pra, me 24 prill ne denoncuam këtu se Agasi dhe Ermal Beqirin nuk janë në kërkim ndërkombëtar, ndërkohë që urdhër-arresti për ta ishte i datës 25 dhjetor 2025. Pra, edhe katër muaj më vonë, këta nuk ishin. Agasi është i qetë, drejton të gjitha aktivitetet e tij herë nga Durrësi, herë nga Surreli, herë nga Manza, ku t’i dojë qejfi. Kurse Beqiri ndërmori veprimtaritë e tij në disa vende anëtare të BE siç janë Austria, Sllovenia dhe Franca," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
30 July 2026, 12:22
I.A
SPAK
TIRANË- Kreu i SPAK, Klodian Braho ka prezantuar rezultatet e punës së Prokurorisë së Posaçme për periudhën ...
Politike
30 July 2026, 11:58
I.A
Ditmir Bushati
TIRANË- Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka komentuar lajmin e dhënë nga ministri i jashtëm i serbisë p&e...
Politike
30 July 2026, 11:47
E.d
Marjana Koçeku
TIRANË- Deputetja tashmë e pavarur, Marjana Koçeku ka reaguar pas njoftimit të lajmit nga ministri i...
Politike
30 July 2026, 11:48
Adri Nurellari
Adri Nurellari
TIRANË- Studiuesi Adri Nurellari ka reaguar lidhur me vendimin për hapjen e një konsullate serbe në Shkodër, duke n...
Politike
30 July 2026, 11:47
I.A
Marko Djuriç dhe Ferit Hoxha
Ministri i Jashtëm serb, Marko Djuriç, njoftoi të mërkurën se Serbia dhe Shqipëria arri...
Politike
30 July 2026, 11:16
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka treguar një sjellje aspak korrekte ndaj fotografit James Mollison, i cili po shoqër...
Politike
30 July 2026, 11:21
I.A
Andis Salla
CËRRIK- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, vizitoi baxhon “Venari” në Cërrik, një...
Politike
30 July 2026, 10:56
E.d
Evis Sala
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala ka deklaruar ditën e sotme se ka nisur puna për ngritjen e In...
Politike
30 July 2026, 10:38
E.d
Ermal Nufi
TIRANË- Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi e ka cilësuar si të papranueshme dërgimin e marrëveshjes me SHBA-në n&eum...
Politike
30 July 2026, 10:20
E.d
Erion Veliajt
TIRANË- Gjykata e Lartë do të shqyrtojë më 15 shtator, në orën 09:30, masës ndaj Erion Veliajt, ...