7 September 2024, 20:22
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalimin e tij mbrëmjen e sotme në tubimin e zhvilluar poashtë banesë së tij. Berisha ka përshëndetur mbështetësit e mbledhur ndërsa ka folur lidhur me atentatin e kryer ditën e sotme në Shkodër.
Ai tha se krimi ka mbërthyer Shkodrën, ndërsa shtoi se po kalohet nga një atentat në një tjetër. Kryedemokrati u shpreh se krimi është vendimmarrësi më kryesor, pasi sipas tij ligji nuk ekziston për krimin.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta. Mirënjohjen më të pakufishme ju qëndrestarëve të pamposhtur të kauzës së drejtë. Mirënjohje oratorëve të platformës së fjalës së lirë.
Një urim të përzemërt Deas për ditëlindjen e saj. Një përqafim të fortë Dionisit për fjalën e tij. Të dashur miq, sot Shqipëria ka nevojë për zërin e çdo shqiptari. E çdo të riu, çdo adoleshenti, çdo të mituri, çdo burri, çdo gruaje, çdo të moshuari sepse çdo ditë që vendi përjeton, ai bëhet më i pasigurt.
Bëhet më i varfër.
Bëhet më i vjedhur.
Më i shtypur.
Ju jeni dëshmitarë se si krimi ka futur në darën e tij të pamëshirë Shkodrën. Kalohet nga një atentat në një atentat. Nga një ekzekutim në një ekzekutim tjetër. Ju jeni dëshmitarë se krimi godet pa mëshirë në Tiranë.
Godet në mbarë vendin. Dhe se ai është vendimmarrësi më kryesor. Ai është vendimmarrësi më kryesor për arsye se ligji nuk ekziston për krimin. Ai ka ushtarët e tij ministrat, qeveritarët, zyrtarët, drejtorët e policisë që i blen me lecka, që i urdhëron si ushtarë të bindur.
sali berisha
Politike
7 September 2024, 19:53
r.ll
foto nga mbledhja e meparshme e asamblese
DURRËS- Ditën e nesërme në qytetin e Durrësit do të zhvillohet Asambleja Kombë...
Politike
7 September 2024, 14:41
M.B
Fredi Beleri
TIRANA- Eurodeputeti Fredi Beleri ka rrëfyer 16 muajt e tij në paraburgim, teksa GJKKO në dy shkallë e gjeti fajtor p...
Politike
7 September 2024, 12:41
M.B
Klevis Balliu
TIRANA- Koordinatori rajonal për Tiranën në Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka bërë sot një deklar...
Politike
7 September 2024, 12:09
M.B
Genta Vangjeli
TIRANA- Zëdhënësja për Anti-Korrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka bërë sot nj...
Politike
7 September 2024, 11:37
M.B
Fredi Beleri
TIRANA- Eurodeputeti Fredi Beleri mësohet se ka takuar kryepeshkopin ortodoks Anastas Janullatos. Bëhet me dije se Beleri e ka ...
Politike
6 September 2024, 20:44
r.ll
flamur noka
TIRANË- Në përfundim të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së, deputeti Flamur Noka ka th...
Politike
6 September 2024, 20:25
r.ll
mbledhja
TIRANË Një tjetër diskutim është zbardhur nga mbledhja me dyer të mbyllura të Këshillit Kombëtar t&eu...
Politike
6 September 2024, 20:24
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij mbrëmjen e sotme ka theksuar se detyra kryesore e demokr...
Politike
6 September 2024, 19:41
r.ll
mbledhja
TIRANË- Janë zbardhur disa nga diskutimet e zhvilluara në mbledhjen me dyer të mbyllura të Këshillit Kombëtar ...
Politike
6 September 2024, 19:15
r.ll
mbledhja
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të P...