13 February 2026, 13:09
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha paralajmëroi Edi Ramën, se asnjë manovër ligjore, siç janë ndryshimet në Kodin Penal, nuk do ta shpëtojë qeverinë nga ajo që ai e quan ‘kryengritje paqësore’. Berisha u shpreh i bindur se Rama nuk dorëzon veten e tij, duke i lënë rrugë kështu një përballjeje edhe më të ashpër në protestën e paralajmëruar të 20 shkurtit.
"Kryengritja paqësore nuk ndalet. Ne jemi në kryengritje paqësore, ne jemi të bindur se Edi Rama nuk dorëzon veten e tij. Ai e ka të qartë si drita e diellit, se pezullimi i Lubisë, do të thotë pezullimi i tij. Sepse Lubia është vetëm prestanome e Edi Ramës. Mua nuk me vjen keq për Lubinë, jo. Se ajo i përket ekipit të keqnisjes. Kanë patur aty nga vitet ’70 një rrymë në letërsinë parapsikologjike, por që kishte edhe një shprehje realiteti ‘le mal partie’, të keq nisur. Këto ishin të dalë nga letërsia në jetë, këto ishin grupe të cilat në kërkim të boshit dhe absurdes, zhduknin çdo lloj kufiri norme dhe etike, ‘le mal partie’.
Tani këta janë të keqnisurit që vijnë nga bashkia. Dhe këta ju garantoj se kanë kryer krime monstruoze, por gjithçka kanë bërë me udhër të Edi Ramës.
Kështu që unë pyeta një nga ato avokatet e Edi Ramës në parlament: A je e gatshme të shkosh ti ta vizitosh në parlament Lubi Ballukun? Nuk e tha, nuk tha se do të shkojë. Pra limon i shtrydhur dhe Lubia. Ai e di që anulimi është vetëm Edi Rama dhe kërkon ti shpëtojë me një ligj. Unë ju garantoj ju se nuk do të shpëtojë dot me asgjë. Unë i them Edi Ramës se nuk do të shpëtosh dot me asgjë. Unë i përshëndes heronjtë e protestës, të cilët janë, të rinj nga 16 në 21 vjeç. Që janë sot në gjykatë, pa asnjë akuzë vetëm për urrejtjen patologjike të Edi Ramës, ndaj të rinjve. Urdhëri ka qenë të arrestohen të rinj. Por unë ju siguroj se protestën tjetër do të jetë dyfishi i të rinjve, se zemërimi i të rinjve është i pakufishëm ndaj tij, që do tani të ndryshojë dhe ligjet, që të krijoje dhe një parzmorë tjetër që të vjedhë e të vjedhë si një i pangopur dhe këta të ja mbathin nga Shqipëria. Nuk do mund të ndodhë kjo," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
13 February 2026, 13:03
I.A
Andis Salla
TIRANË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla po zhvillon një vizitë zyrtare në Greqi. Gazeta gr...
Politike
13 February 2026, 13:01
D.S
Gjin Gjoni
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gjin Gjoni, kërkoi që administrata shtetërore duhet të depolitizohet nj&eu...
Politike
13 February 2026, 12:56
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së Sali Berisha komentoi mungesën e kryeministrit Edi Rama në Konferenca e Sigurisë në Myn...
Politike
13 February 2026, 12:52
I.A
Gjykata e Strasburgut
Gjykata deklaron se Shqipëria duhej të zvogëlonte ngarkesën e çështjeve të prapambetura në ...
Politike
13 February 2026, 12:49
I.A
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se kryeministri Edi Rama ka anuluar pjesëmarrjen në konferencën e...
Politike
13 February 2026, 12:41
I.A
Mirlinda Karçanaj
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar sot nga detyra Mirlinda Karçanajn, e cila ndodhet në masë si...
Politike
13 February 2026, 12:35
D.S
Furtuna Sheremeti
Avokatja e Selimit, Furtuna Sheremeti, po vazhdon fjalën përmbyllëse duke u përqendruar te dëmi që u ë...
Politike
13 February 2026, 12:28
I.A
TIRANË- Operatorët televizivë vendosin të bojkotojnë filmimin e mbështetësve të PD, gjatë zhvillimit të sean...
Politike
13 February 2026, 12:01
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zbuluar bisedën e fundit që pati me Dash Sulën para zgjedhjes si Kryeinspektor i Pë...
Politike
13 February 2026, 11:54
I.A
Dashnor Sula
TIRANË- Kryeinspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula ka thurur elozhe për kryeministrin Rama gjatë prezantimit t&e...