Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Gjatë fjalës së tij, Kryedemokrati tha se delegacioni shqiptar kishte marrë pjesë në aktivitet me ftesë të Unionit Demokrat Ndërkombëtar (IDU) dhe të Institutit të Lidershipit Amerikan. Ai e përshkroi konventën dyditore në Teksas duke thënë se ajo ishte konventa elektorale më madhështore e më e bukur që kishte parë ndonjëherë.
RINAS- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është rikthyer në Shqipëri pas vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duke folur për mediat nga Rinasi, Berisha tha se udhëtimi në SHBA ka qenë një eksperiencë që e ka përjetuar si një moment të rëndësishëm personal dhe politik. Duke e përmbledhur me një fjalë, Berisha u shpreh se vizita në SHBA përfaqëson: ‘Ripërtëritje.’
Gjatë fjalës së tij, Kryedemokrati tha se delegacioni shqiptar kishte marrë pjesë në aktivitet me ftesë të Unionit Demokrat Ndërkombëtar (IDU) dhe të Institutit të Lidershipit Amerikan. Ai e përshkroi konventën dyditore në Teksas duke thënë se ajo ishte konventa elektorale më madhështore e më e bukur që kishte parë ndonjëherë. Berisha komentoi edhe fjalimin e Presidentit amerikan, duke thënë se mesazhet e Trump në konventë kanë qenë veçanërisht të pakëndshme për qeverinë shqiptare.
"Së pari një përshëndetje shumë të përzemërt për ju që jeni këtu, dhe për të gjithë shqiptarët. Po kthehemi nga një udhëtim që me siguri ju kërkoni nga unë ta vlerësoj. Ajo çka mund t’u them unë, se ky është udhëtimi më ripërtëritës i jetës time. Pra, ta quajmë ripërtëritje. Se aty jemi ne.
Ne shkuam në SHBA me ftesë të IDU si delegacion i Unionit Demokrat Ndërkombëtar, por dhe me ftesë direkt nga Instituti i Lidershipit Amerikan. Dhe duhet t’u them se përjetuam momente të papërsëritura. Ajo ç’ka ne përjetuam dy ditë në Konventën e Partisë Republikane në Teksas ishte pa dyshim konventa elektorale më madhështore, më e bukur, që kemi parë ndonjëherë në jetën tonë.
Kjo konventë e shndërroi Teksasin në kryeqytetin politik të SHBA dhe aty organizimi i përsosur, fjalimet dhe në veçanti fjala e presidentit Donald Trump, e cila pa dyshim e ka trishtuar shumë kreun e narkoshtetit dhe nomenklaturën e tij, pasi ai në fjalën e tij në mënyrë të përsëritur citoi si dy rreziqet më të mëdha, si dy armiqtë më të mëdhenj të kombit amerikan, rrezikun komunist dhe rrezikun e narkotrafiqeve të drogës.
Të dy shtylla mbi të cilat mbahet pushteti i Tiranës. E kuptoni ju vetë se çfarë mesazhe ka marrë nga Teksasi, direkt nga konventa. Por të themi realitetin, konventa ishte një rast që së bashku me zotin Mediu, edhe me bashkëpunëtorët e tjerë, kemi bërë një seri takimesh të shumta, intensive, me përfaqësues të shquar të Kongresit të SHBA, Dhomës së Përfaqësuesve, Senatit, administratës së presidentit Trump. Pra, thashë edhe njëherë, në këtë aspekt ky dimension mund të them se ishte një dimension ndër më të rëndësishmit," tha Berisha./Dosja.al
Edi Rama GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të shtunë një takim në Gjirokastër me an&e...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është kthyer sot nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka zhvilluar nj&eu...
Bledi Çuçi VLORË- Takimi i kryeministrit Edi Rama në qytetin e Vlorës me anëtarët e PS-së dhe qytetarët v...
Arben Ahmetaj, Ilir Meta TIRANË- Presidneti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta reagoi lidhur me denoncimet e forta të ish-numrit 2 t&e...
Ilir Meta TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka deklaruar se problemi nuk janë pagat e larta të gjyqtarë...
Vjosa Osmani KOSOVË- Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për të ardhmen e saj politike, mundësinë për t&eu...
Edi Rama VLORË- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Vlorë, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territorial...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me vendimin e Gjykatës Administrative për pagat e gjyqtarëve. Me anë t&eu...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër lidhur me protestën në kantjerin e Muzeut Hebraik të Vlorës. Me...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh për administratën, duke thënë se çdo dalje ...